Komuna e Tetovës dhe Saubermaher austriake (Saubermacher AG) e përfaqësuar nga Saubermaher Sloveni, në prani të një përfaqësuesi të Ambasadës Austriake z. Martin Pamer dhe udhëheqësëses së Departamentit Tregtar në Ambasadën Austriake, znj. Biljana Edelinska, sot nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një partneriteti publik privat, për grumbullimin dhe asgjësimin e mbeturinave komunale në të gjithë territorin e Komunës së Tetovës deri te një deponi rajonale. Saubermaher është një kompani ndërkombëtare, veprimtaria kryesore e së cilës është menaxhimi dhe riciklimi i mbeturinave me qendër në Feldkirhen, pranë Grazit. Kompania familjare u themelua në vitin 1979, nga Hans dhe Margret Roth,…
Author: Jeta almakos
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka konfirmuar se është dërguar komisioni për Mbikëqyrje në Gjykatën e Kavadarit, ku kryetar është Llazar Nanev, i cili para disa dite u shkarkua nga Lloga nga pozita e kryetarit të Këshillit të TIK-ut, përcjell TV21. Ministri thotë se Mbikëqyrja në Gjykatën Themelore në Kavadar është pjesë e aktiviteteve të rregullta të Komisionit për mbikëqyrjen e funksionalitetit të sistemit AKMIS. “Mbikëqyrje të këtilla gjatë periudhës së kaluar, Komisioni ka kryer në Gjykatën Administrative, si dhe në gjykatat në Kumanovë, Kratovë, Krushevë dhe Berovë, me çka ishin përgatitur raporte për gjendjet e konstatuara. Pas kryerjes së…
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë i ka drejtuar një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, pas ndezjes së tymueseve gjatë seancës plenare të një dite më parë. Në të kërkohet marrja e masës disiplinore ndaj 3 deputetëve të opozitës dhe konkretisht Saimir Korreshit, Elda Hotit dhe Lindita Metaliajt. “Situata e përsëritur nga deputetët e opozitës në çdo fillim seance, duke penguar zhvillimin e rregullt të saj, është bërë e patolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën e datës 9 nëntor 2023, duke larguar karriget dhe duke i vënë si barrikada, është në kundërshtim…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur për një takim mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti në margjinat e Forumit të Paqes në Paris ku po marrin pjesë të dy. Ai tha se një takim i tillë nuk është planifikuar, por se edhe nëse do të kishte nuk e di se “për çfarë do flisnin”. “Nuk ka pasur nisma për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nuk di çfarë të flas. Ai zgjodhi se me cilët përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës do të takohej”, u tha gazetarëve Vuçiq, shkruan Danas. Sipas tij, për të gjithë në Perëndim është e…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,80 % në raport me vendimin e datës 8.11.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,236 %, te nafta për 3,669 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,540 % dhe te mazuti ulja është 3,128 % . Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 2,50 denarë/litër. Çmimet e…
Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në një kumtesë për media thotë se “si institucion i cili për mision ka mbrojtjen dhe avancimin e bizneseve por edhe ekonomisë në përgjithësi, gjithmonë apelon që masat që ndërmerren nga ana e Qeverisë dhe institucioneve përkatëse të bazohen në analiza dhe me parashikim të detajuar të rreziqeve që mund të sjellin të njëjtat”. Nga OEMVP thonë se i tillë ishte rasti i ngrirjes së vazhdueshme të çmimeve të dhjetëra produkteve, e cila në fund po dëshmon që kjo masë nuk ka arritur efektin e parashikuar dhe proklamuar. “Në bazë të deklaratës së Guvernatores së…
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim me Ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Faisal Al-Ibrahim, njoftojnë nga MPJ. Në takim, theksojnë nga MPJ, u konstatua zhvillimi pozitiv i deritanishëm i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe u theksua përkushtimi për vazhdimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët. “Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve, me ç’rast u theksua nevoja e thellimit të marrëdhënieve në këtë aspekt. Në takim, Osmani…
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u ndezën qirinj për 1.400 personat e vrarë në Izrael dhe u bë thirrje për lirimin e 239 pengjeve të marrë nga Hamasi në Rripin e Gazës. Në ngjarjen që u organizua nga Oda Ekonomike Kosovë-Izrael, ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, tha se pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, bota tha “kurrë më nuk do të ketë masakër të hebrenjve”. Por, sipas saj, më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan Izraelin, ata “masakruan në mënyrë brutale” 1.400 persona, përfshirë edhe shtetas të huaj. “Ngjarjet e 7 tetorit përbëjnë krime…
Jam shkarkuar për qejfet e Shaqirit Fetahut. Kështu thotë, kryetari i Myftinisë së Tetovës, Qani Nesimi, të cilin dje Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame e shkarkoi nga pozita e myftiut. Nesimi, në një bisedë me gazetarin e Portalb.mk, shprehet se shkarkimi i tij është jolegal dhe jolegjitim, ndërkaq fajtor për këtë, sipas tij është kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu. Për më shumë, lexojeni bashkëbisedimin e gazetarit Suad Bajrami, me myftiun Qani Nesimi Pse jeni shkarkuar nga posti i myftisë së Tetovës? Qani Nesimi: Shaqir Fetahu dje ka organizuar një mbledhje të Rijasetit, i cili është organi më i lartë vendimmarrës, duke thirrur në…
Aleanca për Shqiptarët nuk heq dorë nga Ligji për Amnisti, pavarësisht se para disa ditësh u refuzua nevoja për sjelljen e këtij ligji me procedurë të shkurtuar. SIpas Elmi Azirit nga kjo parti, ASH do t’i respektojë procedurat e nevojshme, ndërsa ligjin do ta propozojë edhe me procedurë të rregullt, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të njejtin ta propozojë grupi parlamentar i ASH-së e jo ministri i tyre. “LSDM në këtë rast ka bërë autogol për vete për arsye se pikërisht LSDM në vitin 2018 ka propozuar ligj për amnisti, ka votuar ligj për amnisti. Natyrish, ky ligj në pjesën…
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër 28-vjeçarit të dyshuar për veprën penale Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal. Gjatë dhunës në familje, më 7 nëntor, i dyshuari i ka marrë jetën babait të tij, duke i shkaktuar plagë të shumta me thikë me thikë në trup dhe në kokë. Në momentin që viktima ka tentuar të mbrohet, duke lëvizur në drejtim të korridorit, është rrëzuar përtokë dhe i dyshuari ka vazhduar ta godasë me thikë në të gjithë trupin derisa ka ndërruar jetë. Prokurori publik kompetent…
Pas një sëmundje prej dy javësh, sot në moshën 52-vjecare ka ndërruar jetë Feim Ajdini, ishfutbollist i Bashkimit dhe Mërgimit, përcjell Open-TV. Feimi ka luajtur për Edinstvon (Bashkimi i sotëm) në mesvitet e 80-ta, pastaj për Mërgimin, të dy klubet nga Kumanova. Ai ka stërvitur edhe te KF Kumanova. Ai ka qenë mbrojtës, por ka luajtur edhe në sulm, aty ku kishte nevojë ekipi. Ajdini ka qenë aktivist i madh i sportit. Familjartë dhe shokë të të ndjerit kanë bërë postime prekëse nëpër rrjetet sociale, pas vdekjes së Feim Ajdinit. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, pas namazit…

