Pas një sëmundje prej dy javësh, sot në moshën 52-vjecare ka ndërruar jetë Feim Ajdini, ishfutbollist i Bashkimit dhe Mërgimit, përcjell Open-TV. Feimi ka luajtur për Edinstvon (Bashkimi i sotëm) në mesvitet e 80-ta, pastaj për Mërgimin, të dy klubet nga Kumanova. Ai ka stërvitur edhe te KF Kumanova. Ai ka qenë mbrojtës, por ka luajtur edhe në sulm, aty ku kishte nevojë ekipi. Ajdini ka qenë aktivist i madh i sportit. Familjartë dhe shokë të të ndjerit kanë bërë postime prekëse nëpër rrjetet sociale, pas vdekjes së Feim Ajdinit. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, pas namazit…
Author: Jeta almakos
Me thirrjet “mos na prekni fëmijët” “stop abuzimit”, “duam siguri për fëmijët”, “mos na vrisni ëndrrat”, “Ky nuk është sistem i arsimit, por sistem i krimit”, qytetarë të shumtë protestuan para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, duke kërkuar drejtësi për rastin e një 3-vjeçareje, prindërit e së cilës kanë denoncuar se ajo është keqtrajtuar fizikisht nga një prej edukatoreve të një kopshti. Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor dhe pas disa peripecive prindërit e kanë denoncuar në media, tri ditë më parë, ndërsa edukatorja është arrestuar nga policia shqiptare më 9 nëntor, nën akuzën “keqtrajtim i të miturit”. Ky rast…
Eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchyuk kërkoi që politikanëve nga vendet kandidate për anëtarësim në BE t’u jepet mundësia të marrin pjesë në Parlamentin Evropian pa të drejtë vote. Gjatë debatit për zgjerimin e Unionit, ai tha: “Le të mendojnë se sa seriozisht mund të integrohen gradualisht këto vende në BE. Të jemi realist – zgjerimi nuk do të ndodhë sot e nesër, por duhet të ketë mjaft mesazhe të qarta, hapa konkretë dhe veprime për t’u treguar, veçanërisht qytetarëve të këtyre vendeve, se do t’i përkasin Bashkimit Evropian. E mirëpres propozimin e (kryetares së Parlamentit Evropian) Roberta Metsola, që t’u jepet…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot ka zhvilluar takim pune me përfaqësuesen e UNHCR-së, Monika Sandri, së cilës i përfundon mandati i punës në vend. Ministri Spasovski falënderoi ekipin e UNHCR-së dhe atë personalisht për të gjitha të arriturat dhe shprehu shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta dhe shtoi se në fakt të gjitha agjencitë e OKB-së në vend japin një kontribut të madh dhe me ta vërehet një bashkëpunim i jashtëzakonshëm. Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit shqyrtuan disa nga arritjet kryesore në periudhën e kaluar, ku përfaqësuesi i UNHCR-së,…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, pati një takim me Giles Norman, ambasador i Kanadasë në Maqedoni, me të cilin biseduan për të gjitha çështjet aktuale sociale dhe politike. Mickoski i tha ambasadorit se në Raportin e KE-së theksohet gjithçka që OBRM-PDUKM ka thënë me vite, përkatësisht se Maqedonia po zhytet në korrupsion, se nuk ka luftë kundër krimit dhe se qeveria është praktikisht lehtësuese, në vend që të sanksionojë fenomene të tilla. Lideri i opozitës theksoi përkushtimin e OBRM-PDUKM-së për hyrjen e Maqedonisë në BE, bazuar në barazinë dhe respektimin e parimeve dhe jo diktateve. Njëkohësisht, ai falënderoi për mbështetjen…
Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër prej 57 kilometrave filloi në vitin 2014. Në bazë të marrëveshjes që firmosi kompania kineze me Qeverinë maqedonase, punimet duhej të përfundonin më 2018, por për shkak të shfaqjes së shumë problemeve në terren kjo kontratë u shty fillimisht për në vitin 2021 dhe më pas deri në fund të vitit 2023. Nëse do të prolongohet edhe një herë afati i përfundimit të ndërtimit të autostradës në fjalë apo do të ndërpritet përfundimisht kontrata me kompaninë kineze, duhet të vendosë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Në pikën 20 të marrëveshjes së datës 29 tetor 2013, lidhur…
Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor ka paralajmëruar 4 sanksione për subjekte juridike dhe 2 për persona fizik, për deponinë me materie të rrezikshme në fshatin Orman. Drejtori Sreten Stojkovski informoi se do të pasojë procedurë kompetente për sanksionim të disa autorëve të shkeljeve ligjore, gjegjësisht për rrezikim të mjedisin jetësor dhe natyrës me mbeturina. Sreten Stojkovski, drejtor Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor “Edhe pse egziston marrëveshje e ndërsjelltë mes Recikël Eko –start dhe pronarëve të parcelës së lokacionit të pronës private në Orman, mbeturinat janë transpotuar dhe depozituar në mënyrë jo të duhur, që buron nga subkti juridik Recikël Eko-start,…
Kthimi i Nikolla Gruevskit në vend mund të jetë fundi i karrierës në mënyrë të turpshme për Ali Ahmetin. Kështu u shpreh kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në emisionin “Intërvistë në Shenja”. Mexhiti tha se BDI dhe Ali Ahmeti e kanë manipuluar edhe faktorin ndërkombëtar duke thënë se Gruevski duhet rikthyer për të siguruar 80 vota për ndryshimet kushtetuese, ndërsa ky opsion nuk është më në lojë. Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike “Ali Ahmeti do që ta kthejë me kalë të bardhë këtu dhe ta dëmtojë VMRO-DPMNE-në. Unë ju bëra një pyetje: Do e dëmtoni VMRO-në, kaq apo…
“Raporti i Bashkimi Evropian për progresin e çdo vendi kandidat për anëtarësim është “dëftesë” me vlerësime për institucionet. Pjesa e raportit për gjyqësorin në pjesën më të madhe është vlerësim për punën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqyësor në vitin e kaluar. Ky raport fletë për sukeset dhe dështimet tona”. Kështu u shpreh ish ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska, duke shtuar se raporti i KE-së duhet të aktivizojë alarmin në Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Gjyqësor. RENATA DESKOSKA, ISH MINISTRE E DREJTËSISË “Raporti i BE-së për (mungesën) e progresit ju tregoi ‘fotografinë’ e vërtetë, të shëmtuar të Dorian Grejit. Mos e…
Vazhdojnë reagimet dhe akuzat në lidhje me kritikiat në raportin e Komisionit Europian në mes partive në pushtet dhe opozitë.Deputetja Safije Sadiki Shahini nga koalicioni Lidhja Europiane për Ndryshim tha se kjo qeveri nuk e ka më prioritet integrimin në BE. Ajo shtoi se në kohën kur qytetarët e vendit tonë presin lajme të mira nga Brukseli, që edhe Maqedonia e Veriut ta zë hapin e hapjes së negociatave për aderim në Bashkimin Europian, është vetë Komisioni Europian që ka dhënë vlerësimin se Maqedonia e Veriut është shumë keq në pikëpamje të gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit. SAFIJE SADIKI…
Rritje e korrupsionit, keqpërdorim i flamurit evropian dhe mosbesimi në gjyqësi, sipas ambasadorit të BE-së Dejvid Gir janë sferat që rrisin shqetësim, pasi njëkohësisht, tha se i vlerësojnë si më të rëndësishmet. Duke përmendur vërejtjet e raportit të progresit për vendin tonë që u publikua një ditë më parë, Gir tha se raporti është i sinqertë dhe i drejtë. Megjithatë, ai shtoi se vendi duhet të vazhdojë reformat dhe të votojë ndryshimet kushtetuese. Dejvid Gir, ambasador i BE-së “Raporti vëren përdorimin e tepruar, ndonjëherë të panevojshëm, të procedurave të përshpejtuara. Bëjmë thirrje që flamuri evropian duhet të përdoret kur është…
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për mediat në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili është propozuar javë më parë nga diplomatë perëndimorë. Këtë draft e ka pranuar në tërësi edhe kryeministri Albin Kurti, sipas ambasadorit Hovenier, ndonëse kreu i ekzekutivit ka thënë se i njëjti ka nevojë për komente shtesë. Hovenier tha se s’ka asgjë sekrete me çështjen e draftit, por se duhen negociata deri në arritjen e versionit final të tij. “S’ka asgjë sekrete, por negociatat diplomatike dhe angazhimet sensitive mes komunitetit ndërkombëtar me qeveritë shpesh bëhen në kushte diskrecioni.…

