Në një prononcim për Gazetën Lajm, kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në lidhje me deklaratën e ministrit të punëve të jashtme Bujar Osmani se ish kryeministri Nikolla Gruevski duhet të kthehet në RMV dhe të përballet me drejtësinë, mes tjerash tha:”Fatkeqsisht po vërtetohen dyshimet tona që i parashtruam si opozitë në profilet tona zyrtare, ku publikisht kemi bërë pyetje a e ka vizituar Bujar Osmani në Budapest Nikolla Gruevskin dhe se në atë takim a ka qenë privatisht apo zyrtarisht, dhe në atë rast përgjigjet ishin diplomatike dhe jo të sinqerta, edhepse personalisht kam menduar që në vitin 2016…
Author: Jeta almakos
Arben Taravari, kryetar i ASh-së, i qendron idesë së tij të mëparshme që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen bashkë me ato presidenciale. Sipas tij, dy janë arsyet pse duhet të mbahen zgjedhje të dyfishta, e para për shkaqe financiare dhe e dyta që mos nxirret popullata brendas disa muajsh dy herë për të votuar. “Unë e kam thënë edhe më para se si shtet i vobektë nuk na duhen dy pale zgjedhje. Unë jam ithtarë i asaj që në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Nuk mendoj se ka edhe populli, por edhe partitë…
Në qendër të Beogradit është shfaqur një grafit përmes të cilit kërkohet vdekja e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill. Grafiti “Vdekje për Chripher Hillin” është shkruar në objektin që ndodhet në cep të Bulavardit despoti Stefan dhe Rrugës “Cetinjska”. Siç shkruajnë mediat serbe, nuk dihet se kush dhe kur e ka shkruar këtë mesazh, por ky është i dyti në serinë e kërcënimeve që i drejtohen ambasadorit amerikan. Ndryshe, S.B. nga Beogradi është ndaluar dy ditë më parë për kërcënime ndaj ambasadorit Hill. I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar 21 vjeçarin A.D gjatë hyrjes në Maqedoni nga pikëkalimi kufitar Qafë Thanë, raporton SHENJA. Arsyeja e arrestimit është se i riu është kërkuar me flet arrest për shkak përleshjes në rrugën “Cvetan Dimov” me tifozët e Levskit. “Sot (14.10.2023) rreth orës 08.20 në pikë kalimin kufitar Qafë Thanë, në hyrje në RMV, është privuar nga liria A.D (21) nga Shkupi, i cili është kërkuar me flet arrest për shkak dyshimit se ka bërë vepër penale dhunë më 27.07.2023 në rrugën ‘Cvetan Dimov’ në Shkup mbi tifozë të Levskit. Pas dokumentit…
Pas marrjes së detyrës së komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Anadolu. Siç njofton Zyra e Presidentes, Osmani e uroi Ulutaş-in për marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it, duke shprehur besimin e plotë për bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon. “Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit në përballjen me sukses ndaj sfidave e kërcënimeve të hapura nga Serbia që tentojnë të cenojnë sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial të vendit, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24…
Pas operacionit të sotëm të bastisjes në veri të vendit, ku policia ka konfiskuar një sasi të armatimit, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se armatimi i sekuestruar deri tani zbardh planin e Serbisë për aneksimin e veriut. Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë”. “Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë”, ka…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Sinjali. Kurti në një intervistë për mediumin francez “Liberation”, ka thënë se nuk i beson ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin, teksa është shprehur se ky ishte akt agresionit nga Serbia. Duke komentuar akuzuat e tij drejtuar autoriteteve serbe për sulmin, plan për aneksimin e veriut, Kurti ka thënë se sulmuesit kishin harta dhe plane për të sulmuar në…
Këshilltari i kryeministrit Kurti, Bekim Qoku thotë se Maqedonia e Veriut për Serbinë sot është bërë si Bjellorusia për Rusinë. “Ballkani i Hapur është eufemizëm për Botën Serbe. Maqedonia e Veriut për Serbinë sot është bërë si Bjellorusia për Rusinë. Vuçiqi sot ka më shumë kundërshtarë në Serbi sesa në Maqedoninë e Veriut. Qeveria e MV është vënë në shërbim të plotë të Vuçiqit. Pala shqiptare në këtë qeveri është tretur në agjendën e dirigjuar nga Vuçiqi. Një përafrim të tillë me Serbinë dhe largim të këtillë me Kosovën nuk është parë deri më tani. Po ndodh një tehuajëzim i…
Kanë kaluar më shumë se 15 muaj që përsëris të njëjtën gjë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar. Po them që nuk do të ketë, por në të ardhmen, kur VMRO-DPMNE të jetë në qeveri, nuk do të ketë ndryshim të rrethanave, nëse nuk shohim përparim, sepse tani është tërësisht në drejtim të kërkesave bullgare, tha lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski. Sipas tij, fakti që Dimitar Kovaçevski ende lë hapësirë dhe është optimist se do të mblidhen dy të tretat për ndryshimin e Kushtetutës është vetëm politikë. HRISTIJAN MICKOSKI KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Për mua ai optimizëm…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, do të miratohen përpara fundit të këtij viti. Duke folur për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, Lloga për Zërin e Amerikës ka thënë se Aleanca është gatshme për zgjedhje të parakohshme, kusht votimi i ndryshimeve kushtetuese. KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË “Jemi të gatshëm për zgjedhje, kurdo qofshin ato. Por është e radhës njëherë të votohen ndryshimet Kushtetuese dhe pastaj të futemi në ciklet zgjedhore që pasojnë, dhe ato janë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Domethënë qëndrimi i Aleancës mbetet…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari beson se ende ka gjasa të vogla që në momentin e fundit me ndihmën e VMRO-DPMNE-së të votohen ndryshimet kushtetuese. Nëse kjo nuk ndodh, ai parashikon se do ketë radikalizim i cili nuk nënkupton luftë të re, por se në skenë do të shfaqen mendime radikale shqiptare kundër atyre që i promovon e Majta radikale maqedonase. Në këtë mënyrë, sipas tij, do të hapen temat legjitime për riorganizim të brendshëm të shtetit, të cilat thotë se akoma janë tabu për të cilat jo që nuk duhet të flasësh, por as që duhet t’i mendosh. Ato…
Nder i veçantë të realizoja një takim në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve, me zyrtarë të lartë të kryesuar nga Zëvendës Ndihmësi i Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshilltari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, z. Bruce C. Swartz. Fillimisht shpreha faleminderimin për kontributin dhe investimet ndër vite të SHBA-ve për sistemin e drejtësisë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve. Diskutuam për reformat në drejtësi, strategjinë 2023-2027, ndryshimet kushtetuese dhe rëndësinë e tyre për të ardhmen euro-atlantike të vendit, Kodin e ri Penal, Afatin e zgjedhjes së prokurorit republikan, Sistemin për shpërndarjen e lëndëve në Gjyqësor – AKMIS. Nikoqirët i njoftova edhe për sistemin…

