Author: Jeta almakos

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, mori pjesë në panel diskutimi në kuadër të konferencës shëndetësore me temë “Shikim në të ardhmen për sistemin tonë shëndetësor”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut (AmCham). Në lidhje me rinovimin e listës pozitive, ministri theksoi se është në proces vlerësimi i aplikimeve të pranuara për futjen e një ilaçi në listën pozitive, nga të cilat rreth 21 janë për ilaçe dhe 4 për lëndë ushqyese.  Aplikimet i referohen ilaçeve që mbulojnë indikacionet e sëmundjeve malinje, sklerozën multiple, sëmundjet kardiovaskulare dhe hemofilinë, si sëmundje me rëndësi të veçantë social-mjekësore dhe të destinuara…

Lexo më Shumë

Nga Myftinia e Tetovës përmes një kumtese thonë se janë kundër vendimit të Bashkësisë Fetare Islame për shkarkimin e myftiut Qani Nesimi, përcjell TV21. Ata thonë se për këtë kanë mbështetje edhe nga Mexhlisi i xhamive të Myftinisë së Tetovës. “Edhe Mexhlisi i xhamive të Myftinisë së Tetovës, është kundër vendimit të djeshëm të BFI-së, i mbështet vendimet e anëtarëve të Myftinisë dhe unanimisht dhe me këmbëngulje kërkon nga Myftiu Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, të vazhdoj me punën e tij, pasi ne si Mexhlis i xhamive do të përkrahim edhe në vazhdimësi Myftiun dhe Myftininë në mbrojtjen e institucionit”,…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani njofton se Këshilli i BE-së ka ftuar vendin tonë për hapjen e nënkapitullit të parë “Themelet”. “Dje, Këshilli i BE-së e miratoi. Letrën me të cilën jemi të ftuar që t’i përgatisim Udhërrëfyesit për sundimin e së drejtës dhe për reformën në administratën publike për hapjen e Klasterit 1 – Themele. Edhe një obligim tjetër i përfunduar me sukses që na shpie më afër në hapjen e klasterëve dhe kapitujve, në drejtim të integrimit të përshpejtuar në BE”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga,ka njoftuar për reformat në Këshillin Gjyqësore. “Aktvendim për formimin e grupit punues për përgaditjen e Ligjir për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut Komisioni Evropian në Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, shpreh shqetësim serioz për punën e Këshillit Gjyqësor. Konkretisht, në vlerësimet dhe rekomandimet kyçe në fushën e funksionimit të gjyqësorit, Komisioni Evropian i bën thirrje Këshillit Gjyqësor që të zotohet të mbrojë pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve. Më tej, vërehet shkarkimi kontrovers i Kryetarit të Këshillit Gjyqësor përmes një…

Lexo më Shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një personi për vepër penale – Rrezikimi i sigurisë, raporton SHENJA. “Më 6 nëntor, i dyshuari ka kërcënuar seriozisht se do të sulmojë jetët dhe trupat e disa zyrtarëve të punësuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, duke shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, rrezikut dhe frikës. Ai telefonoi nga celulari I tij në telefonin zyrtar në përfaqësinë diplomatike dhe kërcënoi se nëse nuk pranohej në një takim urgjent, do të sulmonte Ambasadën dhe punonjësit e saj. Për mbarëvajtjen e procedurës dhe sigurimin e prezencës së të dyshuarit, prokurori…

Lexo më Shumë

Njoftojmë publikun se në ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të përgatitura nga një grup pune dhe dërguar partive politike, ka ende dispozita për diskriminimin e  të internet portaleve, në mënyrë që të kufizojnë burimet financiare të subjektet në fushatën zgjedhore të pranuara nga shteti për t’i drejtuar lirshëm në mediat e zgjedhjes së tyre, thuhet në njoftimin e Shoqatës për Mbrojtjen dhe Promovimin e Mediave Internet “Onlinemedia”. Shoqata për Mbrojtjen dhe Promovimin e Mediave Online “Onlinemedia” njofton opinionin se me gjithë angazhimin e deklaruar publikisht të të gjitha subjekteve relevante politike, shoqatave gazetareske dhe komunitetit gazetaresk për rregullimin e mediave online,…

Lexo më Shumë

Ekipi mjekësor i Klinikës Zhan Mitrev mori një pllakë për merita dhe kontribut të veçantë në ushtrimin e ndihmës së parë në situatë emergjente – tërmet, i cili u mbajt në Shkup, në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me ushtrime simuluese për ndihmën e parë në disa zona të qytetit të Shkupit, për disa orë u ofrua ndihmë mjekësore e koordinuar sipas skenarit të paraparë në ushtrimin e titulluar “Reagimi humanitar 2023”. Pjesëmarrësit në këtë stërvitje treguan gatishmërinë dhe motivimin të lartë për të ofruar përgjigje adekuate, ndihmë dhe përkrahje të nevojshme për qytetarët…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike duke folur për rikthimin e Nikolla Gruevskit në Maqedoni, tha se BDI dhe Ali Ahmeti e ka manipuluar edhe faktorin ndërkombëtar duke thënë se Gruevski duhet rikthyer për të siguruar 80 vota për ndryshimet kushtetuese, ndërsa ky opsion nuk është më në lojë. “Ali Ahmeti donë ta kthen me kalë të bardhë këtu dhe ta dëmton VMRO-DPMNE-në. Unë ju bëra një pyetje: Do e dëmtoni VMRO-në, kaq apo aq është çështje tjetër. A e keni menduar se si do kalon kjo te LSDM-ja, çfarë pasoja do të ketë? A jeni të sigurt që krejt anëtarët e…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq nuk sheh se raporti i Komisionit Evropian është negativ për Maqedoninë. Sipas tij, ka progres në 80 për qind të kapitujve. “Komisioni ofron një seksion objektiv të progresit por edhe të dobësive. Doli një mesazh i rëndësishëm, ne kemi përparuar në 80 për qind të kapitujve dhe nuk është vërejtur asnjë regres. Vlerësimi është një nivel i mirë në vitin 2023 dhe ka qenë konstante solide për disa vite më parë. Në klasterin e grupit të vlerave themelore, vërehet se shteti jep rezultate”, thotë Maricic. Sipas tij, plani i rritjes është pozitiv, i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një intervistë për televizionin Shenja ka theksuar se koalicioni Lidhja Europiane për Ndryshim, është koalicion që asocon në unifikim dhe ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët. Ai tha se kanë tejkaluar gjitha egot, dhe se fokusi i vetëm është fitorja në zgjedhjet e ardhshme. Mexhiti madje nuk i ka kursyer edhe kritikat e tij ndaj subjektit shqiptarë në pushtet BDI. “Nga emërtimi koalicioni jonë asocon në lidhjen e Prizrenit, asocon në unifikim. Europiane për shkak se prioritet janë integrimet europiane, dhe përfundon me ndryshimin, sepse shqiptarët këtë e presin për shumë vite. Në RMV…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një porosie në rrjetet sociale ka ironizuar me ish-ministren e drejtësisë, Renata Deskoska e cila ka thënë se në raportin e KE-së në fushën e drejtësisë nuk ka përparim, sidomos duke ndërlidhur Ministrinë e drejtësisë. E për këtë ka reaguar ministri Lloga duke shkruar: “Në terr shkruajnë ndryshime ligjore për ta shkatërruar sistemin e drejtësisë, në dritë mbajnë leksione për të drejtën. O TEMPORA, O MORES!” (INA)

Lexo më Shumë

Edhe pse infrastruktura ishte renovuar dhe përmirësuar në një numër më të madh të objekteve të burgjeve, kushtet në pjesët e burgut Idrizovë dhe institucionet e tjera të paraburgimit nga sistemi i mbyllur, mbeten johumane, ndërsa mbipopullimi shkakton shqetësim shtesë për popullatën në burg. Këto janë disa nga çështjet e inicuara në vitet e kaluara të cilat Komisioni Evropian i noton sërish në Raportin për përparim të Maqedonisë së Veriut për vititn 2023. “Çështjet e inicuara në vitet e kaluara mbetet të pazgjidhura, posaçërisht mungesa e kushteve adekuate për punë të nëpunësve policorë dhe mungesa e institucioneve për mbrojtje adekuate…

Lexo më Shumë