Author: Jeta almakos

Një foshnjë njëvjeçare ka ndërruar jetë sot në spitalin e Ohrit. Sipas informacioneve nga SPB Ohër, foshnja është sjellë sot në mëngjes, në orën 07:44, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pas reanimacionit ka konstatuar vdekjen. Gjendja e foshnjës, siç thuhet, është pasojë e sëmundjeve të mëparshme dhe nuk ka shenja dhune. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i është dorëzuar familjes.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kërkuar që të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që mbahet në fund të nëntorit në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Shkupi është duke kryesuar OSBE-në. Kërkesën për pjesëmarrje të kryediplomatit rus e konfirmoi më 6 nëntor shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, i cili tha se ka marrë një letër nga ministri i Jashtëm i Rusisë, përmes së cilës Lavrov ka paraqitur kërkesën për pjesëmarrje në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së. “Kam marrë një letër para disa ditësh nga ministri…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski sërish kërkoi besimin e qytetarëve për të siguruar shumicën prej 61 deputetësh në Kuvend. Ai në një takim me qytetarët në Vasilevë dhe Prilep theksoi se kjo është e domosdoshme sepse vendi ka nevojë për shpëtim dhe reforma. Mickoski shtoi se kushdo që mendon se margjinalët politikë mund të jenë alternativë, ata do ti ndihmojnë Ali Ahmetit, Artan Grubit, Bujar Osmanit, Dimitar Kovaçevskit, Oliver Spasovskit, Bojan Mariçiqit e të tjerëve. “Këtë luftë do ta fitojmë me strategji dhe inteligjencë, kemi vetëm muaj përpara deri sa të përmbyllim fitoren historike dhe atë fitore të dyfishtë në…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi zyrtarizuan frontin opozitar në Maqedoninë e Veriut me emrin “Lidhja Evropiane për Ndryshim”. Koalicioni opozitar i përbërë nga tre partitë politike: Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike në zgjedhjet e ardhshme do të shkojë me lista të përbashkëta dhe do të kenë kandidat të përbashkët për president. Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha me anë të një statusi se emrin e këtij koalicioni e vendosën pasi “Lidhja”, paraqet edhe dëshminë e fuqisë së bashkimit për t’i arritur qëllimet tona të përbashkëta në interes të popullit. Ndërkohë tre liderët i ftuan partitë tjera,…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i LSDM-së dhe deputet, Darko Kaevski sot deklaroi se gjatë javës së kaluar nuk janë mbajtur bisedime për Kodin zgjedhor, duke cekur se partia e tij është e gatshme të bisedojë për të gjitha temat. LSDM, sipas tij, mbetet në qëndrimin fillimisht të mbahen zgjedhje presidenciale, e më pas zgjedhjet e rregullta parlamentare. “Gjatë javës së kaluar nuk patëm bisedime konkretisht për Kodin zgjedhor, por nëse ka ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Jemi të gatshëm të bisedojmë për të gjitha temat dhe kemi qëndrime parimore dhe në bazë të atyre qëndrimeve do të bisedojmë dhe do të sjellim…

Lexo më Shumë

Shtretër, dyshekë, televizorë, materiale ndërtimi, dhe çfarë jo, hidhen në ambiente publike në Ohër. Autoritetet lokale njoftojnë vendosjen e kameriave për të kapur qytetarët e pandërgjegjshëm. “Fillimisht, do të mbulohen të gjitha pikat kritike ku krijohen ato mini deponi dhe shpresoj se do të jetë zgjidhja më e mirë, sikur në qytetet evropiane për t’u marrë me këtë problem. Vitin e kaluar u ngritën mbi 600 deponi të vogla ilegale dhe rreth 15 deponi ilegale më të mëdha”, tha Ton-Sasho Najdeski – Drejtor i NP Komunalja Ohër. Një nga problemet më të mëdha është ndërgjegjësimi i ulët mjedisor tek qytetarët,…

Lexo më Shumë

Një tërmet është ndier rreth orës 15:00 në Elbasan dhe në disa qytete të tjera në Shqipëri. Mësohet se tërmeti ka qenë rreth 4 ballë Rihter, ndërsa epiqendrën e kishte në afërsi të Elbasanit, raporton “Top Channel”, të dielën. Lëkundjet u ndien nga banorët e Elbasanit, Tiranës e Durrësit. Deri tash nuk raportohet për dëme.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga këshilltari i tij politik për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, priti Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe deputetin nga radhët e këtij subjekti, Halil Snopçe. Në një takim miqësor, që u zhvillua pas homazheve që bënë bashkë te varri i Astrit Deharit, u trajtuan shumë tema aktuale dhe me interes. Sfidat me të cilat përballen dy vendet tona janë të përbashkëta, ndajmë shqetësimin e njëjtë dhe vizionin e njëjtë për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe mbarë rajonit. U bisedua për raportet ndërmjet dy vendeve dhe avancimin e…

Lexo më Shumë

Në një konferencë për shtyp opozita shqiptare e kryesuar nga Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti kanë zyrtarizuar emrin e koalicionit që do të futen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Koalicioni do të quhet Lidhja Evropiane për Ndryshim. “Emri i kolaicionit opozitar shqiptar do të quhet Lidhja Evropiane për Ndryshim, Ky koalicion i bashkuar shqiptar mbetet i palëkundur në angazhimin e tij në BE. Nuk bëjmë kompromis me këtë. Dua të theksoj se prioriteti kryesor i i luftës kundër korrupsionit. Ne jemi kundër vjetërsimit të lëndëve gjyqësore dhe kundër amnistive të kriminelëve. Shqiptarët meritojnë të hyjnë në procesin e…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka dorëzuar sot aktakuzë ndaj 53-vjeçarit, i cili sulmoi ekipin e Televizionit Alsat. Më 21 gusht, para një berberie në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, i akuzuari ngacmoi, ofendoi ashpër dhe u soll dhunshëm ndaj një ekipi të TV Alsat dhe shkaktoi ankth dhe frikë tek dëshmitarët e ngjarjes. Teksa një kameraman dhe dy gazetare po filmonin për nevojat e televizionit, ai fillimisht doli nga berberia dhe filloi t’i shante me zë të lartë. Më pas ai hyri brenda dhe mori gërshërët, pas së cilës iu kthye viktimave dhe i kërcënoi drejtpërdrejt se do t’i vriste.…

Lexo më Shumë

Me moton “Ata janë gjallë” dje u organizua marshi nga Klubi Bjeshkatar “Kumanova”, ku pjesëmarrës ishin shoqëritë bjeshkatare nga gjitha trojet shqiptare. Këtë marsh e nderoi edhe kryetari i Bjeshkëtarisë dhe Alpinizmit të Shqipërisë, Artur Guni. Kryetari i KB “Kumanova”, profesori Avni Nuhiu theksoi për INA se ky marsh i ecjes u organizua në nderim të martirëve të fshatit Sopot të pushkatuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Ky ishte një marsh shumë madhështor pasi që na nderuan shumë shoqëri bjeshkatare nga trojet mbarëshqiptare, ndërsa mes tyre ajo që na madhështoi këtë aktivitet ishte prania e kryetarit të Bjeshkëtarisë dhe Alpinizmit…

Lexo më Shumë

Emisioni  “Vetëm e vërteta” që u transmetua të mërkurën në Kanal 5 vazhdon të jetë temë debati, ku në dialogun mes të ftuarit Ismet Ramadani dhe moderatorit Aleksandar Vidinovski, në studio ndërhyri drejtori i televizionit Ivan Mirçevski i cili kërkoi që Ramadani të lëshoj studion. Ky veprim dhe fjalori i gazetarit dhe drejtorit u cilësua si albafobizëm nga shumë komente dhe analistë, përcjell INA. Gazetari Vidinovski sot në emisionin “Stadiumi” në Kanal 77, ka shpjeguar se çfarë ndodhi pas ndërprerjes së emisionit, përcjell Plusinfo. Sipas tij, Ramadani ka qenë ai që i ka kërkuar falje dhe jo televizioni atij. “Unë…

Lexo më Shumë