Author: Jeta almakos

Me dëgjimin e ish drejtorit mjekësor të Klinikës Onkologjike të ISHP-së, Nino Vasev, dhe drejtorit ekonomik të Fondit për Sigurim Shëndetësor, Stevo Krstevski, përfundoi dita e fundit e dëgjimit të dëshmitarëve dhe ekspertëve në lidhje me rastin e Klinikës së Onkologjisë. Deputetët i drejtuan disa pyetje Vasevit, i cili u thirr sërish, sidomos në lidhje me prokurimin e barnave dhe mosfunksionalitetin e sistemit Kato. Deputeti Nenad Kociq e pyeti Vasevin për mosfunksionimin e sistemit Kato. Vasev u përgjigj se sistemi ishte i paplotë dhe nuk kishte izolues. “Duke qenë se sistemi Kato është blerë në vitin 2014, mendoj se është…

Lexo më Shumë

Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm e ka goditur Shqipërinë dhe Malin e Zi të premten, duke shkaktuar përmbytje dhe duke shkulur pemë, e cila pritet të zgjasë edhe gjatë fundjavës. Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, lumi Lana doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe banesave në katet e para të ndërtesave. Një punonjës i Policisë, 37 vjeç, pësoi lëndime në kokë pasi u godit nga një objekt që ra si pasojë e erërave të forta. Autoritetet vendore në Tiranë kërkuan që qytetarët të tregojnë kujdes në 24 orët në vijim dhe t’i…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se është i befasuar me vendimin e deputetëve të LSDM-së për të votuar kundër ligjit për amnisti dhe se nuk është informuar pse nuk e kanë votuar që ligji të hyjë në procedurë të shkurtuar parlamentare. Ai ka bërë të ditur se këtë do ta ngrejë si temë në seancën e rregullt të qeverisë të martën. “Dilema nëse na duhet apo jo ky ligj, është konsideruar në komisionet vendase kur do të diskutohej nëse do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme apo nëse rrezikohet diçka tjetër”, tha Lloga. Ai sqaron se paraprakisht…

Lexo më Shumë

Shqiptar Demaçi si asnjëherë më parë, në një rrëfim të rrallë në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, ka folur për njërën nga figurat kyçe të politikës së Kosovës, babin e tij, Adem Demaçin. Ai bëri të ditur së Demaçi kishte besim të plot në Zot dhe i takonte fesë myslimane. “Në xhami nuk e kam parë që është shku me u falë. Thonë që ka agjëruar kur ka qenë më i ri. Kuranin e ka kaluar, e ka lexuar e studiuar, e ka ditë mirë se çka shkruan në Kuran. Sigurisht ka lexuar edhe vepra tjera”. Shqiptari…

Lexo më Shumë

Autoritetet heshtin nëse dhe sa do të kushtonte prishja eventuale e kontratës me kompaninë kineze Sinohydro, e cila ndërton autostradën Kërçovë-Ohër, siç njoftuan një ditë më parë kryeministri Kovaçevski dhe zëvendësi i tij, Artan Grubi. Pyetëm Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore”, nëse shteti do të paguante gjobë apo kompensim për kinezët, por nuk morëm përgjigje. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, nuk deshi të komentojë, por vetëm shkurtimisht deklaroi se vendimi duhet të merret nga Qeveria dhe Kuvendi. Në pikën 20 të marrëveshjes së lidhur midis Qeverisë së Gruevskit dhe kompanisë kineze Sinohydro të datës 29 tetor 2013, shkruhet se…

Lexo më Shumë

Vonë pasdite rajonin më i gjerë  i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dhe intensive, bubullima dhe breshër. Rrugët e qytetit janë të mbushura përplot me ujë, por për momentin nuk ka dëme materiale. Reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë edhe sonte në akset rrugore, në rajonin më të gjerë të Dibrës kanë shkaktuar rrëshqitje të shpeshta të gurëve dhe dheut. Nga Njësia e Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale e Dibrës konfirmojnë se komunikacioni po zhvillohet pa probleme, por rekomandohet ngasje  të kujdesshme dhe respektim të sinjalistikës rrugore. Zakonisht në drejtimin rrugor Dibër –…

Lexo më Shumë

Lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti ka prezantuar sot një prurje të re. “Sot, së bashku me Muhametin prita në një takim miqësor Nexhat Bexhetin, ekspert nga fusha e ekonomisë nga Tetova. Nexhati është Profesor i ekonomisë dhe ka disa libra të botuar, ndërsa merret me hulumtimin e teorive ekonomike. Si shumë profesionistë të fushave të ndryshme, edhe Nexhati ka vendosur që të jetë pjesë e ndryshimeve të mëdha dhe pozitive që do të ndodhin së shpejti. Betejë pas beteje, secili duke dhënë kontributin e vet, do të risjellim drejtësinë në vend, do të bëjmë çmos që t’ua kthejmë shpresën…

Lexo më Shumë

Për shkak të festës fetare “Shpirtërat”, Njësiti për Siguri në Kominikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa dhe aktivitete për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin e qytetit të Shkupit, kumtoi MPB. “Me fillim nga ora 06:00 trafiku në drejtim të Varrezave të Qytetit “Butel” do të zhvillohet në një drejtim, përkatësisht të gjitha automjetet do të drejtohen në rr. “E Butelit”, majtas nëpër rr. “Aleksandar Urdarevski”, majtas nëpër rr. “Boca Ivanova” dhe djathtas deri në hyrje në Varrezat e Qytetit “Butel”, kurse për dalje nga Varrezat, djathtas  nëpër rr. “Boca Ivanova”, deri në rrethrrotullimin në rr.…

Lexo më Shumë

Ka filluar pagesa e të drejtave sociale, fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin tetor, njoftoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Nga MPPS-ja theksojnë se shfrytëzuesit e të drejtave monetare që kanë kartelë debiti do të mund të tërheqin para nga bankomatët e bankave, mjetet t’i përdorin për pagesa pa para në rrjetin e shitjes ose përmes bankingut elektronik dhe celular. “Me qëllim për të shmangur turmat para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin kartela, pagesa do të kryhet në dy grupe në të gjitha filialet e hapura të bankave, sipas…

Lexo më Shumë

Agim Islami, i burgosur në rastin “Alfa” ka reaguar ndaj informacioneve të fundit, ku thuhet se ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është liruar edhe nga akuza e një lëndeje gjyqësore, transmeton TV21. “Çka me fol”, shkruan Islami teksa shpërndau këtë informacion në profilin e tij në Facebook. Kujtojmë që Islami pretendon se është i pafajshëm në rastin “Alfa”, ndërkaq ka më shumë se 15 vjet që qëndron në burg.

Lexo më Shumë

Këshilltaret e Qytetit të Shkupit, Nezrane Rustemi nga BDI dhe Makfire Iseni nga ASH, ndajnë të njejtin mendim sa i përket realizimeve të projekteve për Shkupin modern, të premtuar nga Danella Arsovska në zgjedhjet e fundit komunale. Këshilltarja e ASH-së, Makfire Iseni thotë se nuk ka asnjë ndryshim që pas ardhjes së Arsovskës në krye të Qytetit të Shkupit. “Fatkeqësisht nuk mund të shohim ndonjë ndryshim nga udhëheqja e zonjës Danella. Nëse mendojmë se Shkupi ka qenë modern, ai prapë është. Nuk është se ka pasur ndikim të madh ose kapital të madh në investime në Qytetin e Shkupit që…

Lexo më Shumë

Modeli që aktualisht po përdoret në ndërtimin e rrugëve nuk jep rezultatet e dëshiruara dhe i zgjat afatet përfundimtare, këtë e theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, i cili foli në ditën e dytë të Konferencës së Parë për Infrastrukturën Rrugore të zhvilluar në Ohër. Në panelin e titulluar “Koncepti i ri për ndërtim efikas” folën ministri Boçvarski dhe drejtori i Punëve Publike të Rrugëve Publike, Ejup Rustemi, Josh Baker, përfaqësues i kompanisë “Bechtel”, Xhanberk Atila, përfaqësues i kompanisë “Enka” dhe Miho Janevski nënkryetar i Shoqatës për Ndërtimtari pranë Odës Ekonomike. Ministri Boçvarski theksoi përfitimet nga prezantimi i…

Lexo më Shumë