Të hetohet ndarja e 16 milionë eurove nga Komuna Çair një personi të vetëm. Kështu sot kanë reagur nga partia në pushtet BDI. Nga kjo parti deklarojnë se me shqetësim i kanë ndjekur raportimet mediatike për keqpërdorime flagrante me furnizimet publike në Komunën e Çairit. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Raportohet që nga viti 2020 deri në vitin 2023 – komuna e Çairit ka ndarë 16 milionë euro për tenderë për dy kompani ‘Bauer BG SHPK’ dhe ‘EnergoInvest Trejd’, të cilat kanë të njëjtin pronar, Gordana Dimitrova. Sipas raportimeve, komuna Çair ka lidhur edhe 23 marrëveshje furnizimi në vlerë prej 4.113.165…
Author: Jeta almakos
Pensionistët e Tetovës mëngjesin e sotëm e bllokuan hyrjen kryesore për në qytet, të cilët protestuan përsëri për rritje të pensioneve. Ata edhe njëherë ritheksuan kërkesën e tyre, respektivisht rritje lineare prej 5 mijë denarësh dhe pensioni minimal të jetë 20 mijë denarë. Pensionistët gjatë protestës, akuzuan pushtetin se nuk po i dëgjon kërkesat e tyre, ndërsa kërkuan dorëheqjen e ministers së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si dhe drejtuan akuza deri tek ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për rritjen e çmimeve. Protuestuesit gjthashtu, u bënë thirrje të gjtihë qytetarëve të tjerë që t’iu bashkohen sa më shumë protestave…
Një çift bashkëshortor shtetas të RMV-së ka mbetur në zonën e rrezikuar në Gaza dhe për momentin nuk mund të evakuohen. Këtë e bëri me dije ministri i Jashtëm Bujar Osmani, gjatë brifingut me gazetarë, duke shtuar se 90 shtetas tjerë pritet që në vend të kthehen nesër. Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtëm “Kemi një çift që është brenda në Gaza, në zonën e rrezikuar dhe e dini që Gaza është e izoluar nga Izraeli. Dalja e vetme ishte përmes Egjiptit, përmes asaj pike kufitare, megjithatë çifti në momentin kur ka arritur në vendkalimin kufitar, është mbyllur pika…
Cila është arsyeja e ekzistimit të narrativeve paralele në mediat shqipe dhe maqedonase mbi Kosovën? Pse deklaratat e presidentit serb Vuçiq në mediat maqedonase prezantohen pa asnjë dyshim, ndërsa informacionet zyrtare nga institucionet e Kosovës me formulime që ngrenë dyshime mbi vërtetësinë e tyre? Cila ishte qasja e mediave shqipe dhe atyre maqedonase lidhur me përfshirjen e Radojçiqit në sulmin e armatosur? A vazhdon të përdoret emërtimi “Kosovë dhe Metohi” në disa media maqedonase? Shkruan: SEFER TAHIRI Që nga periudha e komunizmit, por edhe pas viteve 90–ta kur fillon procesi i pluralizmit politik në Maqedoninë e Veriut, e sidomos gjatë…
A është detyrë vetëm e mediave publikimi i padrejtësive që bëhen nga shteti? A duhet edhe institucionet e shtetit të jenë më shumë transparente dhe llogaridhënëse? A duhet politika të ballafaqohet me mediat, edhe kur nuk arrin “suksese mbi suksese”? Pse u miratuan ndryshimet në Kodin Penal pa debat publik dhe parlamentar dhe kush është përgjegjës për këtë anashkalim të skajshëm të opinionit publik? A do të ketë debat publik mbi Ligjin e Faljes? Shkruan: ARTA TAHIRI Si gjithkund në botën e civilizuar dhe demokratike, detyrë e mediave është të gjurmojë dhe të nxjerrë në pah padrejtësitë që i bën…
Gazmend Abdija: Rritje prej 52.8% në mbështetjen financiare për kompanitë shqiptare krahasuar me Vitin e kaluar. Drejtori i Agjencionit për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, z. Gazmend Abdija, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se këtë vit, përfitues të mbështetjes financiare për kompanitë prodhuese, janë 125 kompani shqiptare, krahasuar me 55 kompani që kanë qenë vitin e kaluar, kjo shënon një rritje prej 52.8% të kompanive përfituese. Postimi i plotë: “Për vite me rradhë, kompanitë shqiptare që kanë prodhim, nuk kanë qenë të informuar mjaftueshëm për mbështetjen financiare që ofron shteti për ta. Që nga dita e…
Me sektorin civil dhe mediat, vetëm mund të avancohen politikat për qeverisje të mirë dhe ju jeni partneri ynë në të gjitha përpjekjet që bëjmë si kabinet. Më vjen keq për vendimin e grupit Bluprint, por i kuptoj. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj dhe që krahas një vendimi të tillë, ata kanë paraqitur sugjerime për përmirësimin e tekstit të Ligjit, të cilat më së shumti janë të inkorporuara në tekst dhe të shpresoj se kjo nuk do të ndikojë në bashkëpunimin tonë të mëtejshëm. Bashkëpunimi ynë i mëtejshëm do të jetë në të njëjtin nivel të lartë si më parë. Kështu…
Sot më datë 11.10.2023 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në MPB të Kumanovës, kanë privuar nga liria shtetasin E.H.(36) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë 7.62 mm me 13 fishekë, një pistoletë sinjalizuese me shtatë fishekë dhe një kuti me 34 fishekë të kalibrit të ndryshëm. E.H. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Kroaci ka vizituar fabrikën e armëve “HS Produkt LTD” e cila gjendet në qytetin Karlovac. Kjo kompani kroate e prodhimit të armëve të zjarrit është e njohur për projektimin dhe prodhimin e pistoletave gjysmë automatike. Osmani është njoftuar nga afër për punën që bëhet në këtë fabrikë, derisa ka testuar edhe disa prej armëve. Në një fotografi që ka publikuar presidentja Osmani në Facebook, shihet teksa merr shënjestër me pushkën gjysmë-automatike të llojit VHS-2-S. Ndryshe, Osmani po qëndron që nga dje në një vizitë zyrtare në Kroaci. Dje, ajo është…
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa pasi të vërtetohet se kush qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Ai ka theksuar se nuk bëhet fjalë për grup të mbledhur spontanisht. “Ka disa gjëra që i dimë. E dimë se ky grup individësh nuk ishte spontan. Këta individë, që ishin të gjithë serbë me sa dihet, kishin qasje dhe posedonin armë shumë të sofistikuara që nuk mund të blihen në tregun lokal. Duhet të ketë një strukturë, zakonisht strukturë shtetërore që ua ofron ato armë”, deklaroi…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhti në një intervistë për emisionin “Politico” të Tv Globi, ka deklaruar se brenda një periudhe të shkurtër të gjithë u bindën se megjithatë ka opozitë shqiptare, ka alternativë shqiptare. Ai tha se kjo opozitë shqiptare i ka tejkaluar bajraktarizmat. “Jemi ulur në një tryezë dhe i kemi bashkuar forcat për t’i kontribuar ndryshimit, duke detektuar e luftuar të keqen. Do të dalim me platformë të përbashkët, çka do të thotë se do të kemi ofertë ndaj qytetarit shqiptar për një erë të re në skenën politike shqiptare”. “Me këto tri subjekte nuk është mbyllur…
Të vetmin obligim ligjor të paraparë me marrëveshje – asfaltimin e rrugës nuk e ka përmbushur, tani del dhe emëron drejtorin i cili duhet të propozohet nga këshilli i prindërve. Kësisoj, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri nga “10 Minuta” në Tv21 bëri thirrje deri te kryetari i Butelit, Darko Kostovski që mos të bëjë politik me shkollën fillore të Vizbegut. Shaqiri madje u sqarua edhe për çështjen e ujit dhe rrymës, tha se lëshimmi do të mbulojë kapacitet në shfrytëzim që është 1/4 e shkollës dhe se këtu nuk ka hapësirë për të ndodhur ndonjë fatkeqësi. “Është çështje…

