Kim Mehmeti Konflikti izraelito-palestinez është i komplikuar, por shumë lehtë i përshkrueshëm. Ai ka nisur pas 48-tës të shekullit të shkuar, kur britanikët krijuan shtetin hebre tek tokat e palestinezëve, i cili shtet thuajse nuk ka kufij të definuar, por shtrihet deri atje ku izraelitët mund të rrënojnë shtëpi palestineze e mbi rrënojat e tyre të ndërtojnë vendbanime hebre. Dhe shtatë dekada me radhë, dhuna prodhoi dhunë dhe terrori shtetëror izraelit prodhoi terroristë të llojeve të ndryshme. Shtatë dekada me radhë toka palestineze u ujit me gjakun e pafajësisë, kryesisht, të fëmijëve palestinez, ashtu siç ujitet sot edhe me…
Author: Jeta almakos
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti njofton se ka përfunduar projekti për renovimin e Spitalit Klinik në Tetovë. “Pas 20 vitesh, Spitali Klinik në Tetovë do t’i presë pacientët në ambiente të rinovuara. Ka përfunduar një projekt i rëndësishëm për Spitalin Klinik në Tetovë, ne u ofrojmë pacientëve kushte të ngjashme me qendrat e mëdha mjekësore në mbarë Evropën. Spitali i Tetovës u bë me dy reparte të pajisura dhe të rinovuara plotësisht për gjinekologji dhe neonatologji dhe reparte ambulatore të repartit të sëmundjeve interne të rinovuara dhe pajisura plotësisht”, njofton Mexhiti.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pasditen e sotme në komisionin anketues në Kuvend të formuar për përcaktimin e përgjegjësisë politike për skandalin në Klinikën e Onkologjisë, ka zbuluar se ndaj 7 personave nga kjo klinikë janë duke u zhvilluar hetime financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në lidhje me atë që thonë ekspertët se të gjithë fajtorët duhet të jenë në paraburgim, konfirmoj absolutisht se kushdo që shpallet fajtor jo vetëm që do të jetë në paraburgim, por edhe do të përgjigjet para gjykatës kompetente dhe do të dënohet. Në fakt, dua t’ju them se deri tani kemi vepruar me…
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër 29-vjeçarit V.F. nga Gostivari, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “mashtrim”, njoftojnë nga MPB. “Në periudhën nga gushti deri në shtator të vitit 2022, i akuzuari ka mashtruar një 75-vjeçar nga Gostivari se do ta blejë veturën e tij Opel Vectra për 400 euro dhe se do ta paguajë për 10 ditë. Ai e ka marrë mjetin, por nuk ka paguar deri në regjistrim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Gjykata Administrative ka hedhur poshtë të gjitha vendimet e MPB-së në të cilat është konstatuar se Mirvete Limanit, bashkëshortes së Shaban Limanit nga fshati Sopot nuk i takon shtetësia për shkak se paraqet rrezik për shtetin, shkruan Alsat. Vendimi është sjell në korrik të këtij viti. Limani i cili ishte i dënuar në rastin “Sopoti” dhe i shpallur i pafajshëm thotë se pret që MPB-ja të respekton vendimin e Gjykatës Administrative. “Çdo herë na ka ardhur përgjigje negative, e rrezikshme për shtetin. Tani jemi duke pritur vendimin e Ministrisë së Brendshme që ta sjell në bazë të aktvendimit të Gjykatës…
Goran Ivanov është zgjedhur sot në postin e drejtorit të Policisë Financiare të RMV-së. Emërimi i tij është bërë sot në mbledhjen e Qeverisë. Ai u zgjodh pas një konkursi të hapur, ku kishin kandiduar edhe kandidatë të tjerë. Ivanov deri tani ka qenë ushtrues detyre drejtor i Policisë Financiare. Ai erdhi në këtë detyrë në vend të Arafat Muaremit. Ai është me origjinë nga Radovishi, dhe mban titullin e magjistrit të ekonomisë, i diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Nga viti 2019 ishte punësuar si inspektor i policisë financiare, ndërsa para kësaj ka qenë drejtues i…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se zgjedhjet e parakohshme nuk ofrojnë zgjidhje dhe se preokupimi kryesor i vendit duhet të jetë sigurimi i votave për ndryshimet kushtetuese. Ahmeti tha se zgjedhje do të mbahen në terminin e rregullt. ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË “Zgjedhjet do t mbahen në terminin e rregullt në pranverë të vitit të ardhshëm, kurse një plotësim nëse VMRO-së i pengon të qenurit BDI-ja në drejtim të vendit ne me automatizëm kemi paraqitur vullnetin e fortë dhe qëndrojmë pranë atij premtimi ne tërhiqemi nga ekzekutivi në momentin që ata votojnë ndryshimet e kushtetues”. Edhe kryetari i…
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ka informuar se përmes rrugëve të ndryshme të transportit, janë larguar edhe dhjetë shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Izraeli, prej tyre katër persona janë larguar me avion për në Athinë, pesë për në Podgoricë dhe një përson me fluturim për në Stamboll. Deri më tani 30 qytetarë janë larguar nga Izraeli. Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv thotë se është në koordinim të rregullt me shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe po punojnë aktivisht për kthimin e 100 shtetasve tanë, të cilët kanë kërkuar…
Familjet, në Maqedoninë e Veriut, 47% të buxhetit familjar e ndajnë për nevojat elementare si ushqim dhe pije përderisa në Bashkimin Europian një familje mesatare shpenzon rreth 14,3% për këtë qëllim, njoftoi për emisionin “25 minuta” që transmetohet në TV SHENJA, gazetari Toni Glamçevski i cili gjendet në Nica të Francës. Ish ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Xhevdet Hajredini, duke folur për stabilitetin ekonomik të vendit, tha se Qerveria nuk po arrin të bëj politika konsistente ekonomike për shkak se duhet të bëj kompromise me shtresa të veçanta të popullsisë nga trupi votues. XHEVDET HAJREDINI, ISH MINISTRI I…
“Besoj se deri në fund të muajit do të kemi masa konkrete me të cilat do ta mbështesim standardin jetësor të pensionistëve, veçanërisht të pensionistëve me pension të ulët”, u shpreh Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. E pyetur nëse do të negociojë sërish me pensionistët, ajo tha se raportin nga grupi punues e ka marrë sot në mëngjes dhe se do ta përcjellë në Qeveri për të vendosur se çfarë masash do të ndërmerren. Ajo gjithashtu përgenjështoi disa pohime nga pensionisët të cilët pretendojnë se kanë marrë rritje të pensioneve prej vetëm 200 deri në 300 denarë.…
Të dhënat nga hulumtimi i fundit në Maqedoni të Veriut tregojnë se një e treta e nënave vuajnë nga simptomat e depresionit gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, ndërkaq tek 28 % prej tyre është vërejtur edhe prania e ankthit. Hulumtimi i Klinikës Universitare për Psikiatri është bërë në periudhën pas pandemisë së koronavirusit, të cilin e prezantoi dr. Stefanija Mitrovska gjatë manifestimit të sotëm të organizuar me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor. Dr. Mitrovska thotë se ngritja e vetëdijes së publikut të gjerë dhe profesionistëve për këto vështirësi me të cilat ballafaqohen gratë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes…
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe sulmin që ndodhi atje më 24 shtator. Milanoviq në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha se Serbia “duhet të japë disa përgjigje” lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit. “Pozicionet tona janë të qarta, Serbia duhet të japë përgjigje për disa gjëra që janë të dukshme dhe që nuk mund t’i shpëtojnë vëmendjes as një fëmije të vogël. Dikush duhet të japë përgjigje, nuk po i drejtoj gishtin askujt, por dikush qëndron pas. Nëse nuk ka pasoja, do të thotë se jemi në pritje…

