Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, insiston që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen së bashku me ato presidenciale. “Do të ishte marrësi të shpenzojmë në mënyrë shtesë resurset e qytetarëve dhe të organizojmë zgjedhje ndarazi, të cilat do të ndodhin me 30-60 ditë dallim. Do të ishte vërtetë shpërdorim nëse cilido nga ne përkrah një lloj të këtillë të idesë. Unë apeloj që Qeveria t’i thirr mendjes, nuk deshën zgjedhje të parakohshme, ikën nga ato, ja zgjedhjet e rregullta, 8 maj, e mërkurë, sepse në të kaluarën është votuar edhe të mërkurën, kur të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve…
Author: Jeta almakos
E hëna e ardhshme është ditë pushimi për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Siç njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të hënën (23 tetor) do të shënohet Dita e luftës revolucionare maqedonase. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 23 tetor 2023 (e hënë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët për Ditën e Luftës Revolucionare…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë se pajtohet me deklaratën e ministrit Bujar Osmani për pagat e funksionarëve. “Njerëzit punojnë për rrogë. Ka disa që thonë se do të punonin edhe pa rrogë dhe unë në atë njeri nuk besoj. Kam përvojë pune 25 vjeçare dhe nuk besoj në njerëz të tillë”, ka thënë Kovaçevski, transmeton SHENJA. Kovaçevski tha se në momentin që do të përgatitet zgjidhja nga ana e grupit të punës, atëherë do të mund të bisedohet për zgjidhje konkrete. “Zgjidhja duhet të jetë e pranueshme nga deputetët dhe nga të gjithë funksionarët e zgjedhur të cilët paguhen sipas ligjeve”, shtoi…
I pyetur nëse ka informacion a janë tërhequr përreth kufirit forcat e Serbisë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça tha se një pjesë e tyre janë tërhequr, ndërsa beson se faktori ndërkombëtar është duke monitoruar gjendjen në anën tjetër të kufirit. “Situata nuk është e kënaqshme për shkak se Serbia ka ndërtuar rreth 40 baza për rreth kufirit me Kosovën, baza të cilët janë në vazhdimësi të populluara nga ushtarë dhe xhandarmëri. Tash sa është numri i saktë i tyre momentalisht nuk e dimë por numri është shumë më i madh se sa në një situatë të…
Është e pakuptueshme dikush të pretendojë që ne të sillemi sikurse nuk ka ndodhur 24 shtatori. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ku shtoi se Serbia është një shtet i cili sponsorizon terrorizmin dhe për këtë ka shumë dëshmi. “Nuk mund të thuash se po bisedon me shtetin fqinjë, po bisedon me një Qeveri të një vendi me të cilin mund të kesh rezultate, përderisa ne ishim në bisedime ata thellë në Serbi trajnonin terroristët për të bërë aneksim të veriut të Kosovës. Po të kishin patur sukses në…
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, duke komentuar rolin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, tha se është vështirë të kuptohet dhe se shumë prej kërkesave të kryeministrit të Shqipërisë janë të papranueshme për ne. “Tani unë nuk po futem tek motivet apo tek roli i tij në përgjithësi, por lirisht mund të themi që kërkesa që veriu të menaxhohet nga KFORI është absolutisht e papranueshme dhe e panevojshme”, ka deklaruar ministri Svelça në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Ai tha se Ballkani i Hapur ka qenë një iniciativë që ka dëmtuar Kosovën. /SHENJA/
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se jeton vetëm nga paga, e cila është e rëndësishme për të, dhe sipas tij, nuk mendon se është për t’u mburrur kur politikanët thonë se rroga e tyre nuk është e rëndësishme. “Unë jetoj vetëm me këtë rrogë dhe është e rëndësishme për mua. Në këtë rast kuptoj që prioritet duhet të jenë ata me paga rreth minimumit. Mendoj se është vendimtare dhe nëse na vjen radha, mirë, nëse jo, ata qytetarë janë prioritet në këtë kohë të inflacionit dhe rritjes së çmimeve dhe atyre duhet t’u kushtohet vëmendje” ka deklaruar…
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça, tha se ata duhet të jenë vigjilent ngase duke e ditur se me kë kemi punë, pra me Serbinë, atëherë nuk ka garanca se këto skenarë nuk mund të përsëriten sërish. Ai tha se ekzistojnë ende grupe për rreth kufirit dhe se Serbia fare nuk e fsheh aspiratën e saj për pushtim të një pjesës të territorit të Kosovës. “Po ashtu ka grupe të caktuara të cilët kanë patur fitime të jashtëzakonshme financiare përmes kontrabandës së mallrave dhe njerëzve. Qoftë nga Serbia qoftë nga katër komunat, por edhe nga segmente nga…
Serbia tani më si shtet është sponzorizuese e terrorizmit. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Ai tha se ata Milan Radojçiqin, jo vetëm që kanë mbështetur financiarisht por edhe politikisht. “Vuçiq nuk e ka mohu që e mbështet atë, ka qenë nënkryetar i subjektit më të madh serb në Kosovë dhe realisht ka qenë lideri i këtij subjekti. Por përveç kësaj ka patur ndihmë financiare, ka patur armatosje të grupit si dhe trajnim dhe pjesëmarrje të shtetit të Serbisë në këtë sulm terrorist. Armatimi që është zënë më 24…
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se situata në Mitrovicën e Veriut pas ngjarjeve është më e qetë por ende e tensionuar. Ai ka thënë se ata po punojnë intensivisht për të zbuluar se çfarë realisht ka ndodhur më 24 shtator, rrethanat dhe aktorët dhe të sillet drejtësia. “Në këto katër komuna në veri gjendja që nga pasluftës nuk ka qenë e mirë. Mund të themi se prezenca e policisë në vitet e fundit është rritur dhe është e mjaftueshme. Edhe rendi dhe ligji edhe sovraniteti janë shtrirë në një masë…
Paralelet mes Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut janë interesante, pasi të dy kishim probleme dhe presione dypalëshe. Sllovenia kishte çështje bilaterale me Italinë, ndërsa Italia i ngriti problemet që donte të zgjidhte me Slloveninë në nivel evropian, tha ambasadori slloven në RMV, Gregor Presker, në forumin “Ne jemi Evropa” në Ohër. Ai shtoi se Sllovenia dhe Italia më pas arritën të ashtuquajturën Kompromisi spanjoll dhe bëri një paralele me propozimin francez që mori vendi vitin e kaluar. “Qëllimi i Qeverisë dhe opozitës në slloveni ishte i njëjtë, anëtarësimi sa më shpejt në BE. Opozita e kundërshtoi Qeverinë, por ata punuan…
“Kjo dosje do të bëhet simbol i procesit që sot po nisim për kthimin e lirisë dhe të demokracisë në Maqedoninë e Veriut. Lidhja Social Demokrate (LSDM) po nis me kthimin e vlerave evropiane në vend…”. Kështu kishte deklaruar ish-lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, më 9 shkurt të vitit 2015, duke publikuar aferën e përgjimeve dhe të ndjekjes së mijëra shtetasve maqedonas nga shërbimet sekrete në kohën e qeverisjes së ish -kryeministrit Nikolla Gruevski. Për më shumë se një vit, Zaev thuajse çdo ditë publikonte biseda të përgjuara telefonike, në të cilat zyrtarët e asaj periudhe dëgjoheshin se si…

