Këshilltarët e BDI-së nga Tetova, në mënyrë zyrtare kanë kërkuar nga Komuna e Tetovës që të zhvillohet seancë e jashtëzakonshme në këshillin komunal.
Kërkesa e integristëve vjen menjëherë pas lajmeve se në Kodrën e Diellit, në Tetovë është vendosur një kryq i lartë afërsisht 15 metra.
Në kërkesën e tyre, këshilltarët thonë se në këtë seancë të jashtëzakonshme të këshillit, duhet të merr pjesë edhe kreu i Tetovës, Bilall Kasami nga i cili ata kërkojnë sqarime nëse, kryqi është vendosur me ose pa leje dhe nëse është me leje, kush e dha miratimin.
“Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, sot kërkuam seancë të jashtëzakonshme me prezencë të Kryetarit të Komunës për sqarimin e opinionit për vendosjen e Kryqit në “Kodrën e Diellit”, thuhet në njoftim.
Data 30.08.2026
Aktuale
- Më në fund, Edi Kuçi “lajmërohet” në rrjetet sociale /FOTO
- Protestuesja e kthyer nga emigrimi: U ktheva se atdheu është në rrezik, kauza jonë është e pavdekshme
- 16 të vdekur dhe 546 të zhdukur në Tibet të Kinës, për shkak të rrëshqitjes së dheut
- FOTO/ “Republika nuk është pronë”, Dita e 92-të e protestës, qytetarët mesazhe me pankarta: Kodi i ‘besës’ suaj është thjesht mashtrim! Platforma të reja, vese të vjetra
- Kostovski dhe Kryeziu arsyetojnë mbylljen e paraleles! Zëvendësministri Sulejmani: Paralelja shqipe në Penko s’duhet të mbyllet
- Sezoni i ajvarit nis me çmime të larta: Për shumë familje, tashmë është luks
- Egli “ndez” rrjetin me foton e fundit, pozon seksi nga pushimet
- Sot dita e 92-të radhazi e revoltës, protestuesja: Qeveria është e trembur! Janë në grahmat e fundit



