20% nuk do të zëvendësohet me gjuhën shqipe në kushtetutë. Zv/kryeministri dhe nënkryetari i LSDM-së Fatmir Bytyqi u shpreh i prerë se përveç preambulës, apo përfshirjes së bullgarëve në kushtetutë, grupi i punës nuk ka asnjë mandat tjetër për të biseduar sa i përket kushtetutës. Ai u shpreh i bindur se shumica parlamentare i ka 80 votat e duhura për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë. Bytyqi këto komentet i bëri në Programin 200 në Alsat i cili transmetohet në ora 22:20. “Grupi i punës që ka mandat për ndryshimet kushtetuese tha se nuk është mandati për ndryshime ose diskutime për…
Author: Jeta almakos
LSDM-ja është e gatshme për zgjidhjen e statusit të ish UÇK-së përmes një programi ku të dyja palët pjesëmarrëse në konfliktin e 2001-shit do të trajtoheshin në mënyrë të barabartë, deklaroi nënkryetar i socialdemokratëve Fatmir Bytyqi. Ai hodhi poshtë pretendimet e partive politike shqiptare se LSDM-ja është kundër zgjidhjes. Bytyqi tha se as BDI-ja edhe as ndonjë parti tjetër nuk ka ofruar në tryezë ndonjë propozim për zgjidhje. ““Ne në LSDM themi se nuk ka ardhmëri pa pajtim. Fatkeqësi është që dikush tjetër asnjëherë nuk është ulur që të flet për pajtim…ne jemi të hapur për çfarëdo teme…unë jam diku…
Barlet Xhaferi – djali i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Albulena Abazi – bashkëshortja e kreut të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi u bënë prokurorë. Në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publikë Barlet Xhaferi u zgjodh sot prokuror në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar, ndërsa Albulena Abazi prokurore në Prokurorinë Publike Kërçovë, përcjell KlanM. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, tha se mbeten për t’u zgjedhur edhe dhjetë prokurorë. Në prill të vitit të kaluar, komisioni kundër korrupsionit ka marrë një njoftim se Barlet Xhaferi ka arritur të regjistrohet në Akademi,…
Në BFI, është parandaluar një tentim për shkarkimin e kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu cili është organizuar nga Qani Nesimi, kryetari i Muftinisë së Tetovës, Abedin Imeri – myftiu i Kumanovës, Salim Sulejman – myftiu i Strugës, Shaban Sulejman – Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Ibrahim Idrizi – drejtor i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Mustafa Dauti – përgjegjës për lidhje me Ambasadat, Muhamer Vejseli – drejtor i Agjencisë “Hallall”, Rexhep Ziberi – drejtor i shoqatës “Ilmije”, si dhe Jusuf Zimeri – drejtor për çështje islame… janë anëtarët e Rijasetit që kanë organizuar shkarkimin e Reisi Fetahu, ndërsa kanë…
Ministria e Mbrojtjes sot bëri të ditur se konform me parimet e NATO-s dhe në drejtim të përforcimit të misionit të patrullimit ajror (AIR Policing) mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut, është marrë vendim që Republika e Italisë si pjesë e forcave e angazhuar për krahun jugor të NATO-s me aftësitë e saja të aviacionit të kontribuojë në realizimin e këtij misioni. Në periudhën që vijon, siç theksojnë nga MM, do t’i qaset madje edhe harmonizimit dhe aranzhimit teknik midis dy vendeve, pas nënshkrimit të të cilit Italia edhe zyrtarisht do të përfshihet në këtë mision të NATO-s mbi qiellin…
Kuvendi, në kuadër të punës së sotme, sipas rendit të ditës së seancës së 115-të, përfundoi shqyrtimin e përgjithshëm të propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim, sipas procedurës së shkurtuar, e cila është pjesë e ndryshimeve në pesë zgjidhjet ligjore të nevojshme për realizimin e kontratës me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d. Votimi do të përcaktohet më tej. Në seancën plenare, Lidija Petkoska nga VMRO-DPMNE tha se sot vazhdon debati për ligjet që nënkuptojnë paligjshmëri, ndërsa miratohen me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar. “Nuk e dimë se çfarë…
Fuqizimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë në fushën e gjyqësorit, si dhe ngritja e kapaciteteve për zhvillimin e negociatave në pjesën e Kapitullit 23, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, ishin temat kryesore për të cilat biseduan në Shibenik, ministri i drejtësisë, Krenar Lloga dhe ministri i drejtësisë dhe administratës i Kroacisë, Ivan Mallenica. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe ide lidhur me çështje të ndryshme nëpërmjet të cilave vendi ynë mund të përfitojë përvoja praktike dhe të dobishme nga Kroacia, të cilat janë të rëndësishme për procesin eurointegrues. Po ashtu, u bisedua…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me akuza të reja ndaj pushtetit, se me ndryshimet kushtetuese po synon ridefinimin e shtetit. Mickoski thotë se partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI po punojnë që Maqedoninë ta shndërrojnë në shtet binacional, paralelisht me futjen e bullgarëve në kushtetutë nën diktatin e Bullgarisë. “Deri tek unë kanë ardhur informacione se nuk bëhet fjalë për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë, por flitet edhe për redefinim të plotë të Maqedonisë si shtet, të bëhet shtet binacional, ku do të ekzistojnë dy popuj, pastaj do të ketë disa bashkësi etnike të cilat tani janë pjesë të popujve…
Integrimi më i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në BE mund të ndodhë kur vendi t’i përmbushë të gjitha detyrimet e saja, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës dhe respekton të drejtat e njeriut, tha mbrëmë ministri i jashtëm bullgar, Ivan Kondov, pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, ku mori pjesë edhe ministri i jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani. Në takim, disa nga ministrat evropianë për punët e jashtme këmbëngulën për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas shefit të diplomacisë bullgare, për të ndodhur kjo, siç thotë ai, fillimisht Shkupi duhet…
Eksperti serb i sigurisë, Darko Trifunoviç, ka thënë se Rusia ka tentuar të bëjë një puç në Maqedoni të veriut, si dhe të tërheq incizimet inkriminuese që tregonin se fëmijët shqiptarë nuk ishin fajtorë për vrasjen e fëmijëve maqedonas. Sipas tij, rusët nuk kanë guxuar ta humbnin Maqedoninë e veriut, dhe për këtë ata kanë ndërmarrë disa hapa. “Rusët nuk kanë guxuar ta humbin Maqedoninë. Për këtë shkak ata kanë dashur të bëjnë një puç. Për atë janë nisur me dhunë që të hyjnë në parlamentin e Maqedonisë, kanë dashur ta djegin e të bëjnë atentat në Zoran Zaevin, si…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informatat për pagesën e pensioneve për muajin maj 2023, të propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përcjell KlanMacedonia. Fondi për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat e pensioneve t’ua dorëzojë bankave komerciale më së voni deri më 26.05.2023. Rekomandohen bankat komerciale që nga data 29.05.2023 të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë pensionet e majit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar. Rekomandohet që bankat komerciale, përmes degëve dhe filialeve të bankave, të sigurojnë pagesën e pensioneve me para në…
Në lagjen Vraçar të Beogradit janë regjistruar krisma me armë zjarri, ku siç raportojnë mediat në Serbi, është gjuajtur ndaj dy personave të botës së krimit. Të dy janë plagosur, por që sipas informatave janë jashtë rrezikut për jetë përcjell Klan Macedonia. Sulmuesi, sipas raportimeve është në arrati, ndërsa gjithashtu nuk dihen as motivet e ngjarjes. Sipas mediave serbe njëri nga të plagosurit është një 21 vjeçar nga Maqedonia. “Shtetasi maqedonas D.L. (21), i cili u plagos në shpinë sonte në orën 19:40 në cep të rrugëve Car Nikolaja II dhe Maksim Gorki, ka shumë të ngjarë të jetë viktimë aksidentale…