Edhe pse me vonesë, pagesa për tremujorin e dytë nga aplikacioni “TVSH-ja ime” do të kryhet sipas afatit ligjor, përkatësisht deri në fund të muajit gusht. Për këtë tremujor do të kthehen 858 milionë denarë ndaj 491.407 qytetarë që kanë skanuar llogari fiskale në periudhën nga muaji prill deri në qershor të këtij viti. Kujtojmë se me formimin e Qeverisë së re, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Kocoska theksoi se TVSH-ja ime do të vazhdojë të aplikohet. Ndryshe, 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019, kurse qytetarët mund të kthejnë maksimum 2.100 denarë për…
Author: Jeta almakos
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i është përgjigjur akuzave të LSDM-së dhe BDI-së lidhur me rastin e ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani, pas arratisjes së tij në Kosovë. Në një pronocim për gazetën LAJM, Mexhiti, tha se gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, janë arratisur kriminel që kanë vjedhur miliarda, duke përmendur edhe rastin arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. “Është punë teknike, e njejta ka ndodhur edhe në të kaluarën me rastet tjera. Ka ndodhur, bile kanë ndihmuar edhe njerëz që kanë vjedhur miliarda në Maqedoni si në çështjen e Gruevskit dhe të tjerëve, prandaj e kanë në mendjen…
Përplasjet mes dy ASh – Taravari dhe ASh – Sela kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes. Është Adnan Neziri, nga partia e Ziadin Selës që ka zgjedhur ta thumbojë Halil Snopçen nga partia e Arben Taravarit, duke publikuar edhe fotografi e cila është një maskë, transmeton TV21. “E kanë çu pobratimat të reagoje ish bashkëpartiakun tonë, për nevoja të PR i kanë thënë. E kanë PR-in e fortë ato. Po keq të kanë sugjeru se: Kush nuk ka fytyrë, nuk mund te flet për maska!”, shkruan Neziri në Facebook. Ndërkaq paraprakisht, gjatë ditës, Snopçe ka deklaruar se “i kur i lexon…
Sektori për shkatërrim të krimit serioz dhe të organizuar ka parashtruar kallëzim penal kundër S.T.(60) nga Resnja – Maqedoni e Veriut, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i autorizimit dhe pozitës zyrtare” dhe “keqpërdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”. Ai si notar, ka keqpërdorur autorizimin e një 94-vjeçari, për të përvetësuar pronën e tij dhe të njëjtën më pas e ka shitur, duke u pasuruar për mbi 2 milionë denarë. Këtë, notari e ka dy muaj pasi ka vdekur 94-vjeçari. “Gjatë vitit 2022 i denoncuari, avokat nga Resnja, me nënshkrimin dhe vilën e…
Në debatin për atë se kujt i takon Aleanca për Shqiptarët, Selës apo Taravarit është përfshirë edhe deputeti i zëshëm, Halil Snopçe. “Kur i lexoj reagimet dhe statuset nga pala e ish bashkëpartiakëve nga Aleanca për Shqiptarët dhe që tani janë pjesë e Frontit Europian, atëherë më vjen keq që në një periudhë të caktuar të veprimtarisë politike paskam qenë pjesë e një teatri falco ku një pjesë të bashkëaktorëve paskan qenë me maska, ndërsa unë jam munduar të luaj me fytyrën time të vërtetë”, thotë Snopçe në reagimin e tij. “Nuk do kthehem të komentoj vërtetësinë dhe realitetin në…
Një muaj paraburgim ia ka caktuar Gjykata Themelore në Ferizaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut i cili akuzohet për transportim të paligjshëm të 6 kilogramëve heroinë. U.B. dhe M.Sh. heroinën e kishin transportuar përmes kufirit në Han të Elezit, teksa I.M. i kishte pritur në një parking bashkë me një agjent të Policisë i cili ishte duke realizuar masat e veçanta hetimore shitje dhe blerje e simuluar e artikujve, shërbimeve apo sendeve. Pasi dy të pandehurit ia sollën substancën narkotike I.M. që ishte me policin, njësia mbështetëse e Policisë së Kosovës intervenoi duke e arrestuar I.M. teksa dy të dyshuarit…
Këshilli Mbikëqyrës i Shoqatës Aksionare EMV me rekomandim të Qeverisë emëroi Këshillin e ri drejtues të kompanisë. Kryetar i Këshilli dhe drejtor i përgjithshëm i EMV-së u emërua Lllazo Uzunçev. Ndërsa në përbërje të Këshillit Drejtues të EMV-së në pronësi shtetërore, përveç Uzunovit u emëruan edhe anëtarët e tjerë: Rexhet Asani, zv/drejtor i përgjitshëm, si dhe anëtarët Gjorgji Gjorgjievski drejtor për çështje juridike dhe të përgjithshme, Zoran Konjanovski drejtor i prodhimit, Viktor Jovanovski drejtor i çështjeve komerciale, Ivan Stojanovski drejtor i çështjeve financiare dhe Vlladimir Pejoski drejtor për zhvillim dhe investime.
Vjeshta duke se do të shqetësojë të gjithë ata që në qeverisjen e kaluar kanë bërë shkelje ose keqmenaxhim në punën e tyre në drejtimin e institucioneve, pasi kryeministri Hritijan Mickoski paralajmëron se po mblidhen dëshmi për t’i dorëzuar në organet hetuese, shkruan Alsat. Mickoski nuk zbardh nga cilat institucionet do të fillohet kur të publikohen keqpërdorimet e kaluara por thotë se një shembull i till do të jetë Agjencia për kadastër të patundshmërive, të cilën e vizitoi sot gjatë ditës. “Po, absolutisht. Po punohet. Dalëngadalë dëshmitë e hetimit po kompletohen dhe pres që këtë vjeshtë të kemi dosje shumë…
Rasti i Blerim Ramadatit, ish ushtarit të UÇK-së, të arrestuar me fletarrest të Serbisë na shfaq qartazi simptomën e një sistemi drejtësie të rrënuar keqas të Maqedonisë së Veriut. Na paraqet gjithashtu dëshminë se shteti i MV, me rastet si ky, ngatërron këmbët e veta pa nevojë përderisa nuk gjen zgjidhje përfundimtare, pra, thjesht, duke vepruar siç bëjnë shtetet tjera normale të cilët nuk respektojnë urdhërarrestet e lëshuara nga Serbia. Na tregon se Serbia do të përpiqet pandërprerë dhe në mënyrën më tinëzare të mundshme të shkaktojë trazira ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, duke shfrytëzuar sistemin dhe individët e korruptuar…
Për përplasjen ndërmjet grupit të Ziadin Selës dhe të Arben Taravarit për çështjen e vulave të Aleancës për Shqiptarët, përfaqësuesi ligjor i krahut të Taravarit, Abidin Abduli, ka theksuar se nuk ka pranuar në zyrën e tij ende një vendim nga Gjykata e Apelit e Gostivarit, ndërsa sqaroi se informatat i marrin vetëm kur vijnë me shkrim. Në anën tjetër edhe Bujare Abazi vlerëson se Aleanca për Shqiptarët u takon atyre që iu përmbajtën idesë për çka fillimisht u formua si parti e tillë. Bujare Abazi, Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit “E nëse flasim në aspektin e këtillë se…
Kryeministri Hrsitijan Mickoski thotë se kryediplomati Timço Mucunski nuk është i kënaqur me rrjetin diplomatik, pasi sipas tij, dikush nga përbërja e kaluar qeverisëse, e privatizoi dhe e partizoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, shkruan TV21. Mickoski thotë se nga shtatori, shumë gjëra do të dalin në pah për këtë institucion. “Ne te partneri ynë strategjik, SHBA-të, në Ambasadë kemi dy persona të punësuar, ndërsa në Misionin e OKB-së nga 2 kemi 12. Tani pse është kjo kështu? Ne nëse jemi partnerë strategjik me SHBA-të, ashtu duhet edhe të sillemi. Jo vetëm të valojmë flamurin, duhet të tregojmë me vepra,…
Katër anëtarë të një familje nga Maqedonia e Veriut mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Librazhd-Elbasan. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Kthesat e Murrashi, ku mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut u përplas me një makinë tjetër. Drejtuesi i automjetit me targa të Maqedonisë së Veriut si edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të dëmtuar me plagë të lehta. Ata janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/

