Katër anëtarë të një familje nga Maqedonia e Veriut mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Librazhd-Elbasan.
Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Kthesat e Murrashi, ku mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut u përplas me një makinë tjetër.
Ata janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/


