Author: Jeta almakos

Për deklaratën e Kreshnik Bekteshit nga BDI se eksponentë të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it kanë angazhuar persona në institucionet e sigurisë, për të ndjekur hapat politik të Frontit Evropian, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk komenton deklarata të politikanëve të margjinalizuar. Ndërsa, shton se politikanët që kanë kanë keqpërdorur institucionet kanë mbetur në pjesën e errët të historisë. Hristijan Mickoski, kryeministër “Nuk është serioze të komentojmë deklarata të individëve, ish funksionar. Mendoj se për një gjë të tillë duhet të drejtoheni te institucionet. Me formimin e Qeverisë së re, politikanët që i kanë keqpërdorur institucionet, kanë mbetur në histori, në anën…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, Sllobodan Ivanovski është emëruar ushtrues detyre drejtor i Policisë Financiare. Në njoftimin e Qeverisë theksohet se Ivanovski ka është magjistër i shkencave juridike me provim të dhënë të jurisprudencës. Ka përvojë shumëvjeçare në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ndërsa për momentin është kryetar i Komisionit për shkelje të DAP-it në Prilep. Qeveria gjithashtu miratoi informacionin për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurave për ndarjen e kontratës për vendosjen e partneritetit Publik-Privat për ndërtimin e garazheve montuese shumëkatëshe në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, me çka synohet zgjidhja e kaosit lidhur me mungesën e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me udhëtimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, në Kosovë, e cila shkaktoi bujë në opinion. Toshkovski thotë se MPB në tre ditët e fundit ka bërë kontrolle intensive që përfshijnë rishikimin e kamerave në pikën kufitare Bllacë, kontrollimin e evidencës së sistemit të kontrollit të pasagjerëve dhe automjeteve dhe regjistrimin në librat e ngjarjeve dhe procedurat në vendkalimin kufitar. “Është vërtetuar se plani i udhëtimit të kryetarit Gashi është shpallur në mënyrë të rregullt dhe është evidentuar në regjistrat pas njoftimit paraprak nga Ministria e…

Lexo më Shumë

Qeveria mbetet në qëndrimin për nevojën për reforma rrënjësore në jurisprudencë dhe për shpërbërje të Këshillit gjyqësor dhe Këshillin për prokurorë publik. Është e hapur për ide, të cilat nëse janë më të mira se programi qeveritar do t’i zbatonim, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski pas takimit me kryetaren e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva. “Ne dolëm me qëndrim se nevojiten ndryshime rrënjësore në gjyqësi, por nuk e mendojmë vetëm ne këtë, e mendojnë edhe qytetarët sepse sipas të gjitha matjeve të mendimit publik, besimi i qytetarëve në organet e drejtësisë është në nivel katastrofik të ulët. Nëse nuk keni shtet juridik,…

Lexo më Shumë

TV21 mëson se BDI është duke menduar për t’i tërhequr kryetarët e saj të Komunave nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Siç mësohet, kjo mund të bëhet për shkak të keqpërdorimit të kësaj bashkësie për qëllime politike nga pushteti aktual. Mësohet se disa kryetarë komunash që vijnë nga radhët e Frontit Europian janë anashkaluar dhe nuk janë thirrur në koordinimet që janë bërë në kuadër të BNJVL-së. Kjo i ka revoltuar ata, duke i bërë të ngrenë iniciativë për të shqyrtuar pjesëmarrjen e tyre të mëtejme në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE i ka reaguar LSDM-së, të cilët, pas vrasjes së sotme tek Q.T “Mavrovasja”, kërkuan dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Nga VMRO thonë se VMRO ka vendosur rend aty ku rendi ka munguar, ndërsa LSDM dhe Spasovski kanë lejuar që grupet kriminale të forcohet për 8 vite, saqë të konfrontohen edhe në rrugë. Sipas tyre, institucionet do ta ngritin nivelin e sigurisë. “Qeveria e VMRO-DPMNE-së filloi me sanksionimin dhe institucionet po veprojnë shumë më shpejt. Bandat mafioze tani nuk e kanë më mbrojtjen e institucioneve ashtu siç e kishin në kohën e Spasovskit. Institucionet po punojnë…

Lexo më Shumë

LSDM – ja opozitare ka reaguar sërish për bujën që shkaktoi shkuarja e kryeparlamentarit, Afrim Gashi në një dasëm në Kosovë, duke thënë se VLEN dhe VMRO-DPMNE e konfirmuan se informacionet për skandalin me Gashin janë të sakta. “Reagimet dhe sulmet nervoze kundër LSDM-së nga VLEN-i dhe VMRO-DPMNE-ja vetëm sa konfirmojnë se gjithçka që LSDM-ja ka publikuar në lidhje me skandalin e Gashit me marrjen e nuses në Kosovë është e vërtetë. Në vend që të përpiqen të manipulojnë për të larguar vëmendjen e publikut, duhet t’u përgjigjen pyetjeve që LSDM-ja i ka ngritur dhe për të cilat opinioni kërkon…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm në parkingun para Q.T “Mavrovasja” paradite është vrarë një shkupjan. Jozyrtarisht ai është marrë me disa biznese, por që policia ende nuk e ka kumtuar identitetin e tij. Tre të dyshuarit, të gjithë thuhet se janë nga Shkupi, kanë menduar se viktima ka patur stoli ari në makinën. Sulmin e kanë bërë për ta plaçkitur. Por pasi e kanë vrarë dhe e kanë marrë kutinë me vete, kanë parë se ajo është e mbushur me mjete për shitje, shkruan SDK.mk Personi i vrarë thuhet se ka kompani në afërsi të Aerodromit, për shitjen e mjeteve të ndryshme…

Lexo më Shumë

Ish ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska ka deklaruar se prapa përleshjes së djeshme të armatosur në Hasanbeg të Shkupit qëndron Boris Mutkov – Fantom, ndërsa sipas saj, është njeri i afërt i kryeministrit Hristijan Mickoski.. Petrovska thotë se Mickoski së fundmi ka publikuar fotografi bashkë me Fantom. “Mickovski personalisht qëndron dhe i miraton këto të shtëna mafioze, prandaj zgjodhi dje në festën e madhe të krishterë, përballë kishës së Zotit, të fotografohej me Boris Mutkov – Fantom, personazh i njohur i nëntokës në Shkup. Në vend që t’i arrestojnë, ata bëjnë fotografi dhe buzëqeshin. Përleshja e djeshme në Hasanbeg është…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar dy persona, si të dyshuar pas vrasjes së sotme në afërsi të Q.T. “Mavrovasja” në Shkup, përcjell TV21. Nga MPB thonë se e dinë identitetin edhe të personit të tretë të dyshuar, për kapjen e të cilit po bëhen ende kërkime. Gjegjësisht, në zonën e komunës së Çairit, është vërejtur një veturë e udhëtarëve, e cila ka tentuar të largohet, ndërsa personat nga automjeti kanë bërë rezistencë me përdorimin e armëve të zjarrit. Punonjësit e policisë janë kundërpërgjigjur, pas së cilës një person është privuar nga liria. Gjatë masave të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me detaje në lidhje me incidentin e armatosur në Hasanbeg. Sipas MPB-së gjuajtja me armë ka ndodhur nga një veturë në lëvizje drejt një veture tjetër, e cila ka qenë me targa të Austrisë. “Më datë 19.08.2024 rreth orës 20.50 në SPB Shkup është denoncuar se në Bulevardin “Aleksandar Makedonski”, nga vetura në lëvizje është gjuajtur drejt veturës “Passat” me targa të Austrisë, ku lëndime ka marrë në person i cili është dërguar në Qendrën Klinike”, thuhet në kumtesën e MPB-së. Nga MPB më tej shtojnë se po merren masa për zbardhjen e…

Lexo më Shumë

Mevludin Aliu ka njoftuar se ka filluar me punë zyrtarisht si drejtor i Agro Bursës. “Të nderuar qytetarë, nga sot zyrtarisht e pranova detyrën Drejtor i NDËRMMARJA PUBLIKE PËR SHKËMBIM TË MALLRAVE AGRO – BURSA Shkup, (AGRO-BERZA) nga drejtori paraprak Nimetulla Ramadani. Falënderoj komisionin e degës së Alternatives në Likovë me në krye Iljasa Abazin , kryetarin e Alternatives, Zeqirija Ibrahimi, kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarin organizativ, Bashkim Murtezi, që më besuan të jem udhëheqës në këtë institucion, por edhe gjithë strukturat e koalicionit VLEN. Premtoj që me përgjegjësi dhe nder do të përkushtohem në arritjen dhe materializimin…

Lexo më Shumë