Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, Sllobodan Ivanovski është emëruar ushtrues detyre drejtor i Policisë Financiare. Në njoftimin e Qeverisë theksohet se Ivanovski ka është magjistër i shkencave juridike me provim të dhënë të jurisprudencës. Ka përvojë shumëvjeçare në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ndërsa për momentin është kryetar i Komisionit për shkelje të DAP-it në Prilep. Qeveria gjithashtu miratoi informacionin për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurave për ndarjen e kontratës për vendosjen e partneritetit Publik-Privat për ndërtimin e garazheve montuese shumëkatëshe në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, me çka synohet zgjidhja e kaosit lidhur me mungesën e parkingjeve në Qendrën Klinike. Në seancën e sotme u vendos që në përputhje me rishikimin e Buxhetit të paguhen pagat e prapambetura të punonjësve të Pyjeve Kombëtare dhe me këtë zgjidhet problemi i 2000 punonjësve. /Alsat.mk
Data 01.09.2026
Aktuale
- Pirin Export: Wellness dhe SPA në shtëpi – standardi i ri për një jetë të shëndetshme dhe cilësore
- 1.014 sportistë palestinezë të vrarë nga Izraeli gjatë gjenocidit në Gaza
- Përfundon protesta në kryeqytet / Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit rikthehen te Kryeministria: Nesër më shumë!
- Tensionet rriten: Iranin godet bazat amerikane në Jordani, Trump paralajmëron hakmarrje të fortë
- Protesta antiqeveritare në ditën e 93-të, qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ramën, Ballukun dhe Berishën!
- Ambasada turke në Shkup organizon pritje solemne me rastin e Ditës së Fitores
- Gjorgjievski: 420 milionë denarë për urën dhe rrugën e re Saraj–Gjorgje Petrov
- Ambasada turke në Shkup organizon pritje solemne me rastin e Ditës së Fitores



