Filloi shfuqizimi i Balanserit, Mickoski ta dijë që nuk janë të gjithë shqiptarët servilë si VLEN Qeveria jolegjitime filloi me realizimin e planit kundër përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në institucionet shtetërore. Sot Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, njoftoi për hapin e parë drejt shfuqizimit të Balanserit, duke kthyer përqindjen vetëm të personave rezident me çka përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë më 30%, por shkon një hap pas në 25%. Për të mos u kënaqur me kaq i njëjti paralajmëron edhe ndryshime ligjore për shfuqizim të plotë të këtij mekanizmi…
Author: Jeta almakos
Censi i vitit 2023 i cili u publikua sot, tregoi ndryshimet e mëdha demografike të popullsisë së Shqipërisë. Një prej komuniteteve me rënien më të madhe, paraqitet pakica maqedonase, transmeton portali Albeu.com. Kështu në të gjithë Shqipërinë, maqedonas janë vetdeklaruar vetëm 2281 persona. Sipas regjistrimit të vitit 2011, numri i maqedonasve ka qenë 5,512. Ata jetojnë në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës në Korçë, e njohur si komuna e Pustecit, si dhe në disa fshatra të tjera në në rajonin e Gollobordës në rrethin e Dibrës. Ndërkohë, Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian ka reaguar në lidhje me…
Drejtoria për punë hidrometeorologjike ka paralajmëruar edhe për sot mot me vranësira reshje të shiut dhe erë. Përgjatë rajonit të Vardarit, moti do të jetë me erë të fortë veriore. Në orët e pasdites pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima të kohëpaskohshme, posaçërisht në pjesët lindore të vendit, ku parashikohet që reshjet e shiut të jenë në formë të stuhisë që do të zgjasë shkurt. Temperatura maksimale do të jenë në interval prej 26 deri më 33 shkallë. Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë mesatare veriore. Në orët e pasdites, në disa pjesë të…
Drejtoreshë e re e Drejtorisë së të Ardhurave Publike është Elena Petrova, ndërsa drejtor i Drejtorisë së doganave është emëruar Boban Nikollovski. Për zgjidhjet e reja kadrovike në këto institucione është vendosur në seancën e sotme të qeverisë. Petrova ka kryer postin e zëvendësministres plotësuese të Financave në Qeverinë teknike. Ajo është ekonomiste e diplomuar me mbi 25 vite përvojë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ku ka qenë në poste drejtuese, përfshirë edhe atë si udhëheqëse e Drejtorisë së tatimpaguesve të mëdhenj. Nga Pres shërbimi i qeverisë bëjnë me dije se ajo ka marrë pjesë aktive në disa Këshilla…
Nga data 21 deri 27 qershor janë raportuar 40 raste të reja me kollën e mirë, një më pak krahasuar me shtatë ditshin e mëparshëm. Nga rastet e reja, 11 janë shtruar në spital, njoftoi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Shaban Memeti. “Sa i përket shpërndarjes gjeografike, shumica e rasteve janë raportuar në Shkup – 27 ose 67,5 për qind. Tetë raste janë raportuar edhe nga Manastiri, tre nga Tetova dhe dy raste të reja nga Resnja. Mosha e pacientëve sillet nga një muaj deri në 42 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha…
Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotakis dje në Këshillin e Evropës ka njoftuar kolegët e tij për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, përcjell TV21. Pas Samitit të Unionit në Bruksel, në një dalje për media Micotakis fol edhe për marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Micotakis tha se ka marrë iniciativë dhe ka informuar kolegët në Këshillin e Evropës për Maqedoninë e Veriut dhe faktin se kryeministri dhe presidentja drejtpërdrejtë e shkelin Marrëveshjen e Prespës. “Unë mora iniciativën dhe i informova kolegët e mi në Këshillin…
Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski ka njoftuar se do të ketë rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë, me vendim të Qeverisë që është marrë në seancën e sotme. Mickoski shkruan se rritja e pensioneve do të bëhet në dy faza. Pagesa e parë prej 2500 denarëve do të realizohet në shtator, ndërsa e dyta po njejtë 2500 denarë do të pasojë në mars. “Në seancën e parë rritja e pensioneve për pensionistët. Jam krenare të ndaj lajmin se një premtim i bërë më shumë se 1 vit më parë po bëhet realitet. Pas fitores në zgjedhje, Qeveria e re…
Qeveria ka njoftuar se në seancën e sotme është emëruar Boban Nikollovski drejtor i Doganave. “Nikollovski vjen nga pozita e deputetit të kuvendit të Maqedonisë dhe ka 15 vite përvojë në Drejtorinë e Doganave përfshirë edhe punën si drejtor i NP ‘Kumanovo Plan’”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, raporton SHENJA.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet ministrit të sapoemëruar Timço Mucunski dhe ministrit të deritanishëm Bujar Osmani. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Osmani i uroi suksese Mucunskit në realizimin e aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ndërsa Mucunski tha se në periudhën në vijim theksi do të vihet në përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane të vendit, partneritetit strategjik me SHBA-në, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja. “Përkundër sfidave të shumta, me punë dhe vendosmëri të përkushtuar, do të arrihen qëllimet e përcaktuara në programin…
Në seancën e parë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sot është vendosur për rritje lineare të pensioneve. “Pensionet do të kenë rritje prej 5000 denarëve. Në shtator faza e parë me rritje prej 2500 denarë, ndërsa nga marsi edhe faza e dytë me rritje prej 2500 denarë. Punojmë për qytetarët. Kalojmë në VEPRIM!”, bëri të ditur zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti.
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov ka vizituar burgun e Idrizovës pas incidentit të djeshëm që ka ndodhur në infermierinë e mbyllur ku kanë mbetur të lënduar pjesëtarë të policisë së burgjeve dhe të burgosur. Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, në bisedë me drejtorin e burgut, Zoran Jovanovski, ministri u njoftua për ngjarjen si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet institucioni, mbipopullimin, mungesën e kushteve adekuate hapësinore për akomodim, mungesën e stafit mjekësor dhe personave përgjegjës për risocializimin. “Pas kontrollit në ambulancë u gjetën 37 shufra metalike, 21 doreza druri, 3 kabllo, 12 vida, 15 thika, 4 kaçavida, një…
“Çamëria Çështje e Gjithë Shqiptaëve”, “Shkupi me Çamërinë”, “I Love Çamëria”, me këto mbishkrimet në pankartat e tyre, dhjetra qytetarë sot kanë protestuar para ambasadës Greke në Shkup. Afan Sherifi i cili edhe mbajti një fjalim tha se i kërkojnë Greqisë që shqiptarët nga Çamëria të rikthehen për ti vizituar shtëpitë dhe varret e të parave. AFAN SHERIFI, PROTESTUES “Greqia ashtu siç i lelojë egejcit që janë përzërë gjatë luftës civile prej vitit 1947 deri në vitin 1949, për të vizituar shtëpitë dhe varret e të parëve, duhet ti lejojë edhe çamët. I bëjmë thirrje Komisionit Europian dhe Kuvendit Europian,…

