Author: Jeta almakos

Deputeti i VMRO-së Mile Lefkov akuzoi ish-ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska se ka shpenzuar para publike gjatë udhëtimit të saj zyrtar katërditor në Londër vitin e kaluar. Sipas pretendimeve, në Londër ish-ministrja ka shpenzuar para për veshje dhe dhurata nga kartela zyrtare. Lefkov gjithashtu tha se ky është vetëm një nga skandalet në të cilat ka marrë pjesë ish-ministrja dhe ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikojnë edhe disa raste të tilla në të cilat janë shpërdoruar para nga thesari i shtetit. “Në dyqanin Gift Galore në Londër, 89 £ janë shpenzuar për një top futbolli City…

Lexo më Shumë

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, 29 vjeçari nga Shqipëria ka hyrë në vendkalimin kufitar “Shën Naumi” me automjetin “Porsche Panamera”, por policia ka konstatuar se automjeti është i raportuar i vjedhur. “Më 24.08.2024 në orën 23:00 në VK Shën Naumi, në hyrje në Maqedoninë e Veriut, L.H (29) nga Shqipëria ka ardhur me automjetin “Porsche Panamera”, me tabela shqiptare dhe pas kontrollit kufitar, është konstatuar se automjeti është i raportuar për i vjedhur”, thonë nga policia. Nga policia shtojnë se automjeti ka qenë i vjedhur në Norvegji dhe ndodhet në bazën e interpolit. “Automjeti është…

Lexo më Shumë

Deputetja nga radhët e LSDM-së, Daniela Nikollova në konferencë për shtyp tha se ministrja Vesna Janevski disa herë ka thënë se Qeveria nuk mund të sigurojë para për rritjen e pagave për mësimdhënësit. “Qeveria me arsyetime të paarsyeshme shmang realizimin e këtij obligimi ndaj mësimdhënësit. Në vititet e kaluara, VMRO-DPMNE premtonte paga më të larta, mbante greva edhe pse pagat e mësimdhënësve rriteshin çdo ditë”, u shpreh Nikollova. Ajo shtoi se në vitin 2022, e njëjta ministre në kohën kur ishte në opozitë deklaronte se Qeveria duhet të sigurojë para për shkak se bëhet fjalë për mësimdhënësit. “Tani e njëjta…

Lexo më Shumë

Dikur, në vitet më të hershme kryerja e ushtrisë kishte një domethënie të madhe. Shihej si një sprovë e pjekurisë, si një shkollë e kryer. Pa ushtri të kryer nuk të jepnin as nuse. Gjenerata e mesme dhe më e moshuar kur fillonin bisedat për ushtrinë, i zinte mesnata. Rrëfimet e tyre ishin interesante dhe një aventurë e re jashtë shtëpisë. Tregonin betimin e dhënë, qethjen te berneri, afërsitë me ushtarët, kapetanët dhe gjeneralët. Por edhe si zgjoheshin herët, rregullonin shtratin, bëheshin rresht dhe mernin urdhërat. Tre muajt e parë ishin shumë të rënda, sepseu bëheshin ushtrimet intensive . Ideja…

Lexo më Shumë

Policia e Shqipërisë arrestoi dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, një burrë dhe një grua për vjedhje në qytetin e Sarandës. “Dy personat me shtetësi të Maqedonisë të identifikuar si David Shapuriq dhe Sandra Neshkovska janë arrestuar nga policia në Sarandë”, shkruajnë mediat në Shqipëri. Sipas policisë, këto persona në plazhin e quajtur “Druri i thatë”, i kanë vjedhur shtetases greke çantën ku ka pasur dy telefona, syze dhe para. “Si rezultat i administrimit të shpejtë dhe denoncimit të shtetases greke, më 17 e këtij muaji, stacioni policor në Sarandë mundësoi identifikimin, zbulimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve për…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN e përshëndet vendimin e vonuar, por sipas tyre të domosdoshëm të Prokurorisë së Shkupit për të paraqitur ankesë kundër dënimit të papranueshëm dhe skandaloz të ulët të shqiptuar për rastin e Llaskarcës me pasoja tragjike. “Ne përkrahim fuqimisht kërkesën për dënime më të rrepta ndaj të gjithë përgjegjësve të tjerë të përfshirë në këtë tragjedi. Kjo ngjarje e tmerrshme, e cila u përpoq të relativizohej dhe minimizohej nga regjimi i kaluar me kuadrin e korruptuar të BDI-së, kërkon drejtësi të plotë dhe të paanshme. Por pyetjet që shtrohen janë të pashmangshme. A është ky një rast tjetër ku…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë mbrëmë ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, midis dy makinave, mes ç’rast shtatë veta janë plagosur, mes tyre katër fëmijë. Sipas policisë aksidenti ndodhi të shtunën në ora 21:50, kur në afërsi të fshatit Rostushë u përplasën dy makina, “Opel” me targa italiane që drejtohej nga një 35 vjeçar dhe një makinë “Ford” me targa të Shkupit, që drejtohej nga një 21 vjeçar. Të plagosurit nga të dyja makinat janë dërguar menjëherë në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.

Lexo më Shumë

Pagën mesatare më të lartë në rajon e fitojnë punëtorët në Slloveni, ndërsa më të ultën në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Maqedonë të Veriut, thonë analiza e përgatitur nga Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave të fundit, paga mesatare e paguar për muajin qershor në Slloveni ishte 1.501,97 euro, Kroaci 1.315 euro, Serbi 855.82 euro, Mali i Zi 838 euro, Bosnjë e Hercegovinë 702.51 euro dhe Maqedonia e Veriut 680.70 euro. Thuhet se paga mesatare bruto për muajin qershor në Slloveni ka arritur në 2.366,79 euro (me taksa dhe kontribute). Paga mesatare mujore për gjashtëmujorin e parë të këtij…

Lexo më Shumë

Sonte është shënuar një vjetori i themelimit të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhtiti, i cili mes tjerash foli për sfidat që ka kaluar në këtë periudhë. “Me krenari festojmë një vit të themelimit të partisë, një vit suksesi dhe rritjeje. Një vit më parë, kur krijuam Lëvizjen Demokratike, shumëkush dyshonte në mundësinë e ndryshimit. Por ne besuam, dhe falë përkushtimit të përbashkët, kemi ndërtuar një forcë politike të konsoliduar, që tashmë është shtrirë në mbarë vendin. Në këtë vit të parë, kemi treguar se jemi më shumë se një parti – jemi lëvizja që theu frikën dhe mbolli shpresën e…

Lexo më Shumë

Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski u shpreh se nga sot në MPB hapet aksion i posaçëm që fokusohet në sigurinë e Shkupit dhe paralajmëron prani të madhe të policisë në terren. Ai thekson se kjo vjen për shkak se MPB dëshiron ta kthejë sigurinë ashtu siç duhet të jetë. “Nga sot zyrtarisht u shpallim luftë kriminelëve të cilët nga qeverisja e kaluar u lejua aq shumë të bëjnë si në Shkup, ashtu edhe në territorin e Maqedonisë”, u shpreh ai. Sipas tij, nuk do të ketë persona me privilegje dhe secili që ka shkel ligjin do të përgjigjet para drejtësisë.

Lexo më Shumë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski, u ankua se e ka gjetur drejtorinë me një gjendje shumë të keqe financiare dhe fatura të papaguara, kontrata me çmime shumë të larta, si dhe borxhe. Ai tha se deri tani kanë arritur të rregullojnë diçka dhe të rrisin mbledhjen e tarifave të rrugës, por nuk përmendi asgjë lidhur me zbatimin e projekteve të rëndësishme për korridoret 8 dhe 10 D, si dhe autostradën Kërçovë – Ohër. Në mbledhjen e mjeteve nga pikat pagesore të rrugës, nëse krahasojmë korrikun e vitit 2023 me korrikun e vitit 2024, kemi një rritje…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme nga Bashkimi Demokratik për Integrim u kërkua përmes një reagimi që MPB dhe Prokurori duhet t’i marrë në pyetje Izet Mexhitin dhe Arben Tararin për rolin e tyre në “lirimin” e ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani i cili nuk është në burg dhe nuk u ekstradua në Serbi. E ndaj këtij reagimi të BDI-së ka reaguar përmes një shkrim ish kryeballisti Krenar Osmani i cili shkruan se prokurorët dhe gjykatësit e Ali Ahmetit bënë gjithçka për ta ekstraduar Blerim Ramadanin në Serbi e pasi nuk e arritën këtë, tani kërkojnë arrestimin e Arben Taravarit dhe Izet…

Lexo më Shumë