Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin që kishte me shefin Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, gjatë javës së kaluar. Kurti është shprehur se takimi ishte shumë i mirë, dhe se kjo është një dëshmi tjetër e përkujdesit dhe përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sigurisë në Kosovë. “Takimi ka shkuar shumë mirë dhe natyrisht që ne kemi bashkëpunim me SHBA-të dhe këtë institucion të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë përmes Agjencisë tonë të Inteligjencës. Unë e falënderoj shefin e CIA-s që vizitoi vendin tonë, dhe kjo është dëshmi tjetër e përkujdesit dhe…
Author: Jeta almakos
Pas informacioneve për destabilizim eventual të shtetit, kryeministri Hristijan Mickoski, pret provokime në baza ndëretnike. Thotë se në vjeshtë do të hapen më shumë hetime kundër personave që janë pasuruar me para të popullit, por njëkohësisht hodhi poshtë mundësinë se bëhet fjalë edhe për hajkë politike. Sipas tij, strukturat e tilla kanë përvetësuar qindra miliona euro dhe me ato para do të paguajnë grupe që të krijojnë incidente, për shkak se nuk do të kenë mundësi që të organizojnë protesta të gjata. “Nga sjellja e tyre mund të përfundojmë se janë të pafuqishëm të mobilizohen dhe magnetizojnë protesta afatgjate, e…
Nënshkruan deklaratë të përbashkët si parti politike shqiptare se nuk hyjnë në qeveri pa ndryshime kushtetuese dhe e pat se çka ndodhi. Gënjyen! Turravrap në qeveri pa asnjë kusht, si humbës. Thanë se menjëherë sa te formohet qeveria do ta inicojnë procedurën e ndryshimeve kushtetuese dhe e pat se çka ndodhi. Gënjyen! Pastaj thanë se në qershor e më së voni në korrik do të fillojnë me ndryshimet kushtetuese. Prap gënjyen! Thanë se po i presin zgjedhjet të përfundojnë në Bullgari dhe në Europë. Zgjedhjet përfunduan, ndërsa këta gënjyen! Thanë se kanë vendosur një afat tre mujor për Qeverinë për…
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi tha se interpelanca ndaj tij e kërkuar nga Levica është vendosur si pika e parë e rendit të ditës në seancën e 3 shtatorit edhe pse siç thotë ai, kërkesa nuk është politikisht e qëndrueshme. “Mendoj se kjo kërkesë nuk është e qëndrueshme politikisht, por sigurisht që do të ketë debat” tha Gashi. SINKON: AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT “Sa i përket interpelancës siç e di opinion ne pasi kemi marrë një iniciativë për interpelamcë menjëherë e kemi vendosur në rend dite në seancën e parë që do të mbahet më 3 shtator dhe jam…
“Agjenda e reformave për periudhën 2024/2027 është rezultat i përpjekjeve tona të përkushtuara për të promovuar rritjen ekonomike dhe stabilitetin e vendit.” Kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, në konferencën e mbajtur sot bashkë me ministrin e Çështjeve Europiane, Orhan Murtezani, të cilët prezantuan Draft Agjentën për vitin 2024/2027. Për përpjekjen për më të mirën e vendit, Mickoski foli edhe për Bullgarinë ku tha se shpreson që pas mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Bullgari, Sofja zyrtare do të arrijë të formojë një qeveri politike me të cilën përmes dialogut do të zhbllokohet procesi i…
Një 28-vjeçar shtetas i Kosovës është ndaluar dje në pikën kufitare “Bllacë”. “Dje në ora 08:50 në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.L.(28) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën “arrest” me kërkesë të Interpolit. I njëjti i është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB.
34 artistët që ngelën pa punë në Ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare, në një afat të shkurtër kohor do të rikthehen në punë pasi të hapet konkursi, përcjell TV21. Kështu tha ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov. Ai shtoi se nga Ministria e Financave kanë marrë mendim pozitiv, ndërsa për ndryshimin e ligjit shton se është në procedurë parlamentare. “Propozuam ligjin, ndryshimin e ligjit që të zgjidhet ky problem. Ai ligj është në procedurë parlamentare, nuk i përfshin ky ligj këta 34. Unë kam dorëzuar kërkesë deri te ministria e financave, kemi mendim pozitiv, por jo…
Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka takuar sot në Tiranë, kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në një pronocim të shkurtë për gazetën LAJM, pas takimit, Mexhiti tha se Tirana zyrtare njeh verdiktin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe qeverinë e re të Shkupit. “Qeveria shqiptare e njeh verdiktin e zgjedhjeve, e njeh qeverinë e re, është e interesuar ta vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin mes dy shteteve”, tha Mexhiti për gazetën LAJM, pas takimit me Ramën. Ai më tej sqaroi se në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Diskutuam për të filluar bashkëpunimin e ri, midis qeverisë…
Në ekipin maqedonas ka pasur disa ndryshime nga Komisioni për Çështje Historike. Këtë e bën të ditur qeveria, por edhe bashkëpresidenti Gjorgiev thotë se ai personalisht nuk do ta merrte përsipër vazhdimin e mandatit të tij, i cili i skadon për më pak se një muaj. Gjorgievit i vjen keq që në vend të akademikëve, ata punuan në një atmosferë të stuhishme politike dhe historia u përdor si mjet në marrëdhëniet politike. Mendim të ngjashëm e ka edhe bashkëpresidenti bullgar Dimitrov, i cili thotë se nuk duhet t’i kushtohet vëmendja Komisionit sepse problemi është politik, jo shkencor. Më 18 dhe…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se ka patur tentim për t’i ofruar atij ryshfet për ta nënshkruar tenderin për korridorin 8, seksioni 3. Ai tha se është dashur ta nënshkruar këtë dokumentacion të tenderit e cila mbaron më 17 shtator, por se të njëjtën ai nuk e ka pranuar. “Derisa jam kryeministër, nuk mund të vendos nënshkrim në projekt, të shpenzojë gjysmë miliard para të qytetarëve të mi për projekt i cili përfundon në mes të tunelit, në rrugë qorre. Për shkak se isha viktim e tentimit për mitmarrje lidhur me këtë projekt, tregova se në këtë mënyrë asnjëherë nuk…
Nesër, e martë, 27.08.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti do të zhvillojë vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë, ku do të takojë krerët e shtetit shqiptar. Gjatë qëndrimit në Tiranë zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme z.Igli Hasani do të merr pjesë dhe do të ketë paraqitje në Konferenën Ndërkombëtare të Ambasadorëve, që zhvillon punimet nga 26 deri 28 gusht.
Gjatë ditës së djeshme në Kamnjan të Tetovës një fabrikë e djathit u përfshi nga zjarri. Nga zjarri u shkaktua dëm i madh por edhe një zjarrfikës u lëndua e pesë të tjerë u helmuan. Komandanti i njësisë kundër zjarrit tha se zjarr ka akoma, pasi materiali që është aty nuk shuhet me ujë. “Brigada e Tetovës erdhi në vendngjarje, por më pas bëmë thirrje edhe brigadës së Shkupit, që të na dalin në ndihmë dhe po ashtu edhe firma private thirrëm me pompa. Kemi nga kjo ngjarje një zjarrfikës të lënduar lehtë, dhe kemi edhe të helmuar nga tymi…

