Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka takuar sot në Tiranë, kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Në një pronocim të shkurtë për gazetën LAJM, pas takimit, Mexhiti tha se Tirana zyrtare njeh verdiktin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe qeverinë e re të Shkupit.
“Qeveria shqiptare e njeh verdiktin e zgjedhjeve, e njeh qeverinë e re, është e interesuar ta vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin mes dy shteteve”, tha Mexhiti për gazetën LAJM, pas takimit me Ramën.
Ai më tej sqaroi se në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Diskutuam për të filluar bashkëpunimin e ri, midis qeverisë së re dhe qeverisë shqiptare, në shumë fusha, në të ardhmen edhe takim të dy qeverive, dy kryeministrave, për ta thelluar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga ekonomia, arsimi, diplomacia, integrimet, liria e lëvizjes së qytetarëve, mallërave e kështu me radhë”, u shpreh Mexhiti për gazetën LAJM.


