Ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka demantuar akuzat e BDI-së se komuna e Gostivarit ka borxh prej 100 milion euro. Ai tha se borxhi i komunës është i trashëguar dhe nuk shkon mbi 7-8 milionë euro. “Nuk është e vërtetë se janë 100 milion, të gjitha ndërmarrjet publike në RMV, kanë 100 milion euro, d.m.th, borxhi i ndërmarrjes Komunale të Gostivarit është rreth 7 ose 8 milion euro nuk besoj se ka më shumë por edhe ato janë borxhe që janë trashëguar nga koha para se unë të vij kryetar komune. Edhe unë e lexova, por 100…
Author: Jeta almakos
Edhe pse nga KF Shkëndija thonë se nuk ka pasur vendim nga delegati për dëbimin e Ballistëve nga tribuna në ndeshjen Shkëndija dhe Brera, por siç thonë, për këtë ka vendosur policia, këtë e mohon MPB-ja. Në një përgjigje me shkrim për TV21, MPB thotë se, delegati kërkoi që tifozët të hiqnin flamurin e vendosur gjë që këta të fundit refuzuan dhe u larguan vetë, pa ndërhyrjen e policisë. “Ju njoftojmë se policia nuk ka marrë vendim për largimin e tifozëve mysafirë “Ballistët” nga tribunat. Konkretisht, pasi delegati kërkoi që tifozët të hiqnin flamurin e vendosur, sepse me vendosjen e…
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor thekson se janë të gatshëm të ofrojnë zgjidhje ligjore për idenë e qeverisë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor, megjithatë, ajo përsërit qëndrimin se gjyqësori është pushtet i ndarë nga ai ekzekutiv. “Ne rekomandimet tona i kemi dorëzuar në kuadër të grupit punues i cili i ka punuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Në Vazhdimësi kishte përfaqësues tanë dhe ajo u iniciua, sërish do të theksoj nga raporti i dorëzuar i Misionit Vlerësues. Të gjitha rekomandimet janë dorëzuar atëherë, megjithatë edhe në periudhën e ardhshme jemi të gatshëm nëse propozohet zgjidhje e re ligjore ose qaset…
Rruga “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair të Shkupit është riemëruar në rruga “Nënë Tereza”, përcjell TV21. Rruga u përuruar nga zv/kryeministri Izet Mexhiti dhe nga kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu. “Rruga kryesore e Çairit, nga sot, do të mbajë emrin e bijës dhe nobelistes shqiptare nga Shkupi, Nënë Tereza. Në përvjetorin e 114-të të lindjes së humanistes Nënë Tereza, me krenari dhe respekt përuruam emrin e ri të rrugës kryesore të Çairit, e cila tani do të mbajë emrin e kësaj figure të madhe shqiptare. Më parë, kjo rrugë njihej si “Hristijan Todorovski Karposh”. Çdo ditë, mijëra qytetarë…
Tifozët e Klubit të futbollit Shkëndija, të dielën nga Tetova udhëtuan për në Strumicë për të ndjek ekipin e tyre që përballë kishte Breran. Gjithçka kishte shkuar mirë, por në momentin kur ata shpalosin flamurin kombëtar shqiptar, policia vendosi që ata t’i largojë nga tribuna. “Pas udhëtimit për në Strumicë 200km, në minutën e 30’ të ndeshjes Brera vs Shkëndija, vjen urdhri që të lëshojmë tribunat, për shkak se shfaqëm në hekurat e tribunës flamurin kombëtar, idiotizëm dhe shembull që tregon se shqiptarët konsiderohen qytetarë të rendit të dytë në shtetin Sllav”, thonë Ballistët. Nga klubi tetovar, njoftojnë se largimi…
Pasi “Ballistët” njoftuan se janë detyruar ta lëshojnë tribunën pas shpalosjes së flamurit Kombëtar në ndeshjen Shkëndija- AP Brera, ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim. BDI tha për VLEN-in se, pasi ZNAM dhe VMRO ua larguan flamurin kombëtar nga zyret e tyre, e larguan gjuhën shqipe nga të gjitha institucionet, tash i erdhi radha edhe përdhosjes së flamurit kombëtar. Tutje tha se pas këtij skandali, dorëheqja është gjëja më e vogël që mund të bëni nëse keni pikë dinjiteti kombëtar. “Poshtërimi ditor nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është në përmasa alarmante duke cënuar këtë rradhë flamurin…
“Qeveria e LSDM-së në krizën më të madhe shëndetësore dhe ekonomike ka mundur t’i rrisë pagat, Hristijan Mickoski dhe Qeveria e tij vetëm po tregojnë se sa të paaftë janë, sepse nuk mund të përballen me sfidat”, thotë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Ai theksoi se politizimi i kërkesave të Sindikatës nga Mickoski është fyerje jo vetëm për sindikatat por edhe për të gjithë punëtorët në Maqedoni. “Mendoj se është një përpjekje për të defokusuar vëmendjen e qytetarëve dhe publikut nga skandalet vërtet të mëdha që ndodhin në fillim të punës së qeverisë – do të thosha një paaftësi e…
Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës tha se veprimet e Arben Taravarit në të kaluarën dhe tash nuk mund të cilësohen ndryshe përveç se, tradhti sistematike, përcjell TV21. ASH-krahu i Selës tha se, çdo ditë jemi dëshmitarë për lirimin nga burgu të bandave të ngjarjeve të 27 prillit, nga pobratimi i tij, Aleksandër Pandov dhe shtoi se, dje Angelovin në liri, sot Çavkovin me arsyetimin e njëjtë gjoja se kanë nevojë për trajtim shëndetësor. Ash-krahu i Selës pyeti Taravarin, që siç thonë, u rekruta si vazal e shërbetor nga Htistijan Mickovski apo ishe në listën e të rekrutuarve nga Nikolla Gruevski…
Sot për vizitë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës ka qëndruar ambasadori i Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e tij z. Martin Pammer, i cili është pritur nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Fillimisht ministri e ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen që Austria ofron në rrugën drejt integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë këto dy vende. Durmishi ka folur për procesin e digjitalizimit të shërbimeve, gjë për të cilën punondhe angazhohet edhe ambasadori austriak. Gjithashtu në takim është biseduar edhe për strategjinë zhvillimore të ministrisë si dhe…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uroi Izet Mexhitin në lidhje telefonike për njëvjetorin e LDS-së. “Kënaqësi të uroja sot nëpërmjet një lidhje telefonike Kryetarin e Lëvizjes Demokratike të Maqedonisë së Veriut, z.Izet Mexhiti me rastin e 1-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Demokratike si një alternativë për ndryshim”, deklaroi Meta duke njoftuar për bisedën e realizuar me Mexhitin. Me këtë rast Meta ka uruar Mexhiti edhe për suksesin në zgjedhjet e fundit dhe detyrat e larta të ZëvendësKryeministrit të Parë dhe Ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. “Shqiptarët mbeten garantë të rrugës euroatlantike dhe europiane të Maqedonisë së…
Kryetari i BDI Ali Ahmeti ka përkujtuar sot Ismet Jasharin – Komandant Kumanovën në 26 rënies së tij. I përjetshëm kujtimi për komandant Kumanovën dhe gjithë dëshmorët e kombit, shkruan mes tjerash Ahmeti. Në përvjetorin e përjetësimit të tij, Ismet Jasharin e përkujtojmë si një nga luftëtarët e parë në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Kumanova dhe Maqedonia e veriut dhe kontribues të madh të çështjes kombëtare e një nga themelet e pavarësisë së Kosovës bashkë me të gjithë dëshmorët, martirët, veprimtarët ndër gjenerata. I përjetshëm kujtimi për komandant Kumanovën dhe gjithë dëshmorët e kombit! LAVDI
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi programin e forcës së tij politike për ndalimin e shpopullimit të popullsisë. Meta, duke iu referuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tha se lindshmëria mesatare për grua në familjet shqiptare, është në një pikjatë të frikshme. “Asnjë vend në botë, madje edhe ato në luftë dhe konflikte civile, nuk e kanë përjetuar një traumë të tillë të rënies së lindshmërisë për grua si Shqipëria në këto vite. Nga 3.4 fëmijë për grua, në vitin 1980, mesatarja e lindshmërisë në vitin 2023 është rrudhur në vetëm 1.4 fëmijë për grua”, u shpreh Meta.…

