Sot për vizitë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës ka qëndruar ambasadori i Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e tij z. Martin Pammer, i cili është pritur nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Fillimisht ministri e ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen që Austria ofron në rrugën drejt integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë këto dy vende. Durmishi ka folur për procesin e digjitalizimit të shërbimeve, gjë për të cilën punondhe angazhohet edhe ambasadori austriak. Gjithashtu në takim është biseduar edhe për strategjinë zhvillimore të ministrisë si dhe për riorganizimin e ministrisë së ekonomisë. Tani Ministria e Ekonomisë dhe Punës po bën përpjekje që të krijojë një strategji zhvillimore ekonomike e cila do të lehtësojë procedurat jo vetëm për kompanitë vendase, por edhe për investitorët e jashtëm. Për të mbështetur kompanitë e vogla dhe të mesme kjo ministri tashmë ka hapur thirrjen për të subvencionuar dhe për të krijuar një mekanizëm më funksional zhvillimor. Nga ana e ambasadorit austriak, Durmishi ka marrë mbështetje të plotë dhe se përkrahja e vendit mik do të vazhdojë edhe më tutje e gjitha për të përmirësuar ekonominë e vendit.
Data 01.09.2026
Aktuale
- Pirin Export: Wellness dhe SPA në shtëpi – standardi i ri për një jetë të shëndetshme dhe cilësore
- 1.014 sportistë palestinezë të vrarë nga Izraeli gjatë gjenocidit në Gaza
- Përfundon protesta në kryeqytet / Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit rikthehen te Kryeministria: Nesër më shumë!
- Tensionet rriten: Iranin godet bazat amerikane në Jordani, Trump paralajmëron hakmarrje të fortë
- Protesta antiqeveritare në ditën e 93-të, qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ramën, Ballukun dhe Berishën!
- Ambasada turke në Shkup organizon pritje solemne me rastin e Ditës së Fitores
- Gjorgjievski: 420 milionë denarë për urën dhe rrugën e re Saraj–Gjorgje Petrov
- Ambasada turke në Shkup organizon pritje solemne me rastin e Ditës së Fitores



