Author: Jeta almakos

MPB Maqedoni njofton se dje (28.08.2024) në ora 17:30, zyrtarë policorë nga Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB Tetovë kanë privuar nga liria N.S (23) nga fshati Trebosh, E.K. (21) nga fshati Pallaticë dhe dy të mitur. Siç thonë nga MPB, pas informacioneve të marra paraprake operative dhe ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve përkatëse, personat janë privuar nga liria në fshatin Pallaticë, në vendin e quajtur “Ron Skura” në një kasolle të improvizuar, ku ripaketonin marijuanën për shitje të mëtejshme. “Aty u gjet marihuanë, një armë dhe plumba. Gjatë arrestimit, E.K. sulmoi një oficer policie.…

Lexo më Shumë

Të shtëna në Haraçinë, një i plagosur. Ky është epilogu i përplasjes së armatosur në Shkup, sonte. Objektivi ishte një 24-vjeçar. “Sot (28.08.2024) rreth orës 21:00 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Haraçinë është qëlluar drejt A.I. (24) nga fshati Haraçinë, i cili ka marrë plagë dhe është dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ për ndihmë mjekësore”, sqarojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë në një komunikatë i ka reaguar deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për rishikimin e mundshëm të korrnizës negociuese për anëtarësim të vendit në BE. Nga Bullgaria thonë se kjo deklaratë e tij, edhe njëherë haptazi po e vë në pikëpyetje të ardhmen evropian të Maqedonisë së Veriut. “Autoritete në Shkup duhet ta kenë të qartë se tentimet për nxitje të ideja për rinegociim të obligimeve tani më të ndërmarra ndërkombëtare mund të sjellin vetëm deri në largimin shtesë të fillimit të bisedimeve me BE-së. Ky qëndrim i ynë nuk…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në promovimin e një rruge në Tetovë, është pyetur në lidhje me skenarët e mundshëm për destabilizimin e vendit. Kasami tha se “derisa organet e shtetit zbulojnë keqpërdorimet e qeverisë së kaluar, ata marrin hapa për derstabilizimin e situatës”. Kasami gjithashtu tha se vizita e shefit të CIA-s në rajon, tregoi se ndërkombëtarët nuk do të lejojnë që Ballkani të jetë pjesë e skenarit rus për destabilizim, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Është informatë që e kanë institucionet shtetërore dhe partnerët ndërkombëtarë. Funksionarët e BDI-së janë të tensionuar, pasi problemet që i kanë me…

Lexo më Shumë

Pas parandalimit të atentatit në koncertin e Taylor Swift në Vjenë ka debat për radikalizimin e të rinjve myslimanë nga Ballkani. Studiuesi, Robert Pichler flet për grackat ku bien të rinj pa orientim e të zhgënjyer. Deutsche Welle: Në fundjavë Gjermania u trondit nga një sulm me thikë ku humbën jetën tre person e që po hetohet si akt terrorist. Disa javë më parë u ndërpre koncerti i Taylor Swift në Vjenë, nga rreziku i një sulmi terrorist të motivuar nga islamistët në Vjenë. I dyshuari ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut, siç ishte rasti në sulmin terrorist në…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti, ka përmbyllur vizitën 2 ditore në Shqipëri. “Vizitën e parë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, e përmbylla me një takim miqësor, e konstruktiv me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Gjatë takimit, diskutuam për bashkëpunimin strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dy vende fqinje dhe aleatë në NATO, me marrëdhënie të forta dhe të konsoliduara”, shkruan Mexhiti. “Analizuam gjendjen aktuale të bashkëpunimit tonë politik dhe ushtarak, duke vlerësuar se duhet që këtë bashkëpunim ta çojmë në një nivel më të lartë dhe dinamik. Diskutimi u përqendrua në sfidat që kemi përpara, veçanërisht…

Lexo më Shumë

Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar me BDI duke i quajtur doktorë të gënjeshtrës dhe hajnisë. Ja postimi i deputetit Rijad Shaqiri: BASHKIMI JODEMOKRATIK PËR DEZINTEGRIM JANË DOKTORË TË GËNJESHTRËS DHE HAJNISË Sa herë që duhet të gënjehet diçka, paraqitet Arbër Ademi. Si fillim me dashamirësi e porosisim që të shkojë te Ali Ahmeti dhe ta pyesë: Pse vendosi të bojkotojë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale përkundër premtimeve ndaj faktorit ndërkombëtar? Pse u thatë një gjë aleatëve, ndërsa emisarët tuaj në VMRO-DPMNE thanë krejt të kundërtën? A është e vërtetë që…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë  i Maqedonisë, Izet Mexhiti është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama. “Takimi im me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, filloi si një takim zyrtar, por shpejt mori një drejtim tjetër, duke u shndërruar në një bisedë vëllazërore e të ngrohtë. Pritja e përzemërt e kryeministrit Rama, dhe humori i tij i veçantë, e shndërroi takimin formal në një bashkëbisedim mes miqsh. Në një atmosferë të relaksuar, me kryeministrin Rama ndërruam shumë tema, por gjithnjë të vetëdijshëm se vlerat tona të përbashkëta janë një sfond i pakapërcyeshëm. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive dhe vendeve tona,…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti gjatë vizitës zyrtare në Tiranë u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Gjatë takimit Mexhiti dhe Veliaj biseduam rreth implementimit të projekteve në interes të qytetarëve të kryeqyteteve. ‘Në kryeqytetin shqiptar, në shtëpinë time të dytë, takimi me kryetarin e Tiranës, z. Erion Veliaj, ishte më shumë se një bashkëbisedim zyrtar; ishte një moment vëllazëror. Takimi kaloi përtej çështjeve administrative dhe u shndërrua në një ndarje të ndjenjave dhe ideve për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona’ tha Mexhiti gjatë takimit me…

Lexo më Shumë

Qeveria e re është një fillim i ri për Maqedoninë, për shkak se VMRO-DPMNE-ja e tanishme nuk është peng i hipotekave të së kaluarës, ndërsa ndodhi edhe ndryshimi i shumëpritur që solli krijimi i qeverisë pa BDI-në, që për 22 vjet kishte monopolizuar politikën shqiptare, gjersa partitë maqedonase ndryshoheshin vazhdimisht, tha zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë, të organizuar nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë. “Mendoj që tash është një VMRO krejt tjetër, është një fillim i ri. Ne aty jemi si përfaqësues të shqiptarëve, legjitimë, përfaqësojmë shqiptarët mirëpo…

Lexo më Shumë

Kuvendi do të debatojë për interpelancën ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi, në seancën e parë të caktuar pas pushimit të deputetëve, më 3 shtator. Gashi në takim joformal me mediat deklaroi se po jepet një shembull i mirë, në krahasim me interpelancat që në të kaluarën nuk kanë parë dritë. Megjithatë ky është një detyrim që vjen me rregulloren e re të Kuvendit. Interpelanca ndaj Gashit u iniciua nga deputetët e Të Majtës, pas incidentit në aeroportin e Shkupit më 1 gusht, ku të përfshirë ishin sigurimi që shoqëronte delegacionin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe sigurimi i kreut të…

Lexo më Shumë

Analisti Arsim Sinani tha në një intervistë për Euronews Albania se kreu i CIA gjatë vizitës në Serbi ja ka bërë të qatë presidentit Aleksandër Vuçiç se nuk mund të pengojë evopianizimin e rajonit ose do ketë pasoja. Sipas tij, në takimin me shefin e CIA kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë një garanci të madhe lidhur me sovranitetin e shtetit të Kosovës. “Amerikanët ja kanë bërë të qartë Vuçiç se nuk do të tolerojnë sjelljen e Serbisë në përkrahje të Rusisë, ndaj Vuçiç është në tërheqje e sipër kohët e fundit. Si ka menduar ai, se do ta…

Lexo më Shumë