Author: Jeta almakos

Ixhet Memeti do të marrë pagë edhe për muajin gusht. Arsyeja për këtë është se Kuvendi ende nuk e ka konfirmuar dorëheqjen e tij si anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Funksionari shumëvjeçar pranoi se ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në një lëndë, andaj u dënua me dënim të kushtëzuar me burg prej një viti dhe ndalesë për të punuar për tre vitet e ardhshme. Nga Kuvendi pohojnë se ende nuk ia kanë konfirmuar dorëheqjen Memetit. Thirren në Rregulloren se këtë do ta bëjnë në seancën e parë të radhës. “Kuvendi në seancën e parë të radhës, pa debat,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Sindikatës për arsim shkencë dhe kulturë, Jakim Nedellkov tha se SASHK-u nuk do të marrë pjesë në asnjë protestë të organizuar nga partitë politike. “Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë, si sindikata më e madhe në të cilën janë anëtarësuar mbi 20.000 edukatorë, distancohet nga çdo lloj ndikimi dhe veprim politik në arsim. Në një periudhë negociatash intensive për të gjetur një zgjidhje dhe mjete për ngritjen e statusit social të punonjësve në arsim, veprimi i partive politike dhe marrja e rolit të sindikatave, i referohet blerjes së pikëve të vogla politike dhe mund të ketë…

Lexo më Shumë

Inspektorati për përdorimin e gjithëve: Jemi të shqetësuar për deklaratën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për mundësinë e shfuqizimit të ligjit për gjuhët Drejtori i Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve Arsim Idrizi ka reaguar menjëherë pas reagimit të Agjencisë për zbatimin e gjuhëvendaj qëndrimit të fundit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese I vili paralajmëron mundësinë e shfuqizimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve me arsyetimin se ka krijuar kaos juridik dhe politik në vend.” përcjell INA. Në reagim më tej thuhet se çdo vendim që prek të drejtat gjuhësore duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën duke respektuar e konsideruar…

Lexo më Shumë

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski i cili deklaroi në një intervistë për AIM se Ligji për Gjuhës ka krijuar kaos juridik dhe se se bashku me Balanserin duhet të diskutohet dhe të hiqen dilemat Nga Agjencia deklaratën e Kostadinovskit e quajnë aventurë të rrezikshme pasi që dihet tashmë që gjuha shqipe njihet si gjuhë zyrtare në RMV krahas asaj maqedone. “Lidhur me deklaratën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski se me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve “politika ka krijuar një lloj kaosi juridik, i cili ka rezultuar…

Lexo më Shumë

Është dorëzuar në polici personi me inicialet O.I i cili plagosi 33-vjeçarin nga Strumca e Tetovës, që ky i fundit kishte kërcënuar kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiun, përcjell TV21. Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit “Sot (30.08.2024) në orën 14:15 O.I. (36) nga fshati Strimnicë i Tetovës, vetë është paraqitur në Departamentin e Policisë Grupçin pasi e ka therur personin F.B.  (33) me një mjet të mprehtë në një lokal në fshatin Strimnicë. . F.B. është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Sipas asaj…

Lexo më Shumë

“Pres që në pranverë të qarkullohet nëpër disa pjesë, ndërsa deri në fund të vitit 2026 më në fund të përfundojë ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër”, tha sot zëvendës kryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski. Ai kumtoi se Qeveria ka miratuar ligjin e ri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e autostradës Kërçovë-Ohër, i cili duhet të miratohet në Kuvend javën e ardhshme dhe bashkë me atë të zgjidhet një nga problemet themelore për realizimin e kësaj autostrade. Siç theksoi Nikolloski, ndryshimet ligjore janë në pjesën e karakteristikave teknike të asfaltit që po shfrytëzohen…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka folur në lidhje me vrasjet e ditëve të fundit si dhe për praninë e armëve tek qytetarët. Në një intervistë për Televizionin Shtetëror ai tha se policia është e përkushtuar fuqishëm në ballafaqimin me armët e paligjshme në vend. Ministri sqaroi se vetëm gjatë vitit  2024 janë sekuestruar 104 armë. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTRËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Vetëm gjatë vitit 2024 janë sekuestruar 104 armë, nga të cilat nëntë automatikë, 39 pistoleta, 35 pushkë gjuetie etj. Krimi ishte, është dhe do të jetë. Pyetja është se si do t’i përgjigjen shërbimet e…

Lexo më Shumë

Kreu i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në deklaratë për TV21 konfirmoi se sot është kërcënuar nga personi F.B., i cili më pas u plagos me thikë në Strimnicë të Zhelinës. Sejdiu thotë se nuk e njeh personin në fjalë, por që më pas ka mësuar se i njëjti ka qenë i burgosur dhe se, siç thotë ai, “ka probleme psikologjike”. “Unë nuk e kam ditur që ai person ka qenë në Bardocë dhe paska qenë i burgosur, tre vite në burg, e kështu me radhë. Isha në xhami, ishte e xhuma sot, mu afrua, tha kam pyetje të parashtroj…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi apel deri te politikanët, por edhe qytetarët, që të mos bien pre e provokimeve nga pala bullgare. Pas reagimit të MPJ-së bullgare, në të cilën thuhet se kryeministri Mickoski me idetë e rinegocimit vetëm po e largon vendin nga Bashkimi Europian, ai u përgjigj se politikanët në Sofje po mundohen ta fusin këtë temë në periudhën parazgjedhore. “Politikanët atje do të bëjnë gjithçka që të na përfshijnë në retorikën e tyre parazgjedhore dhe kështu të provokojnë një reagim nga ana jonë me të cilin do të përpiqen të na portretizojnë para miqve tanë në bashkësinë ndërkombëtare…

Lexo më Shumë

Shqiptarët janë kudo në botë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në vendet ku jetojnë. Të suksesshëm në shkencë, art, biznes, dhe çdo fushë tjetër. Njëri prej tyre është Faton Bislimi, një emër që shkëlqen jo vetëm për arritjet e tij të jashtëzakonshme, por edhe për zemrën e tij të madhe, gjithmonë të hapur për të ndihmuar bashkëkombësit që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë atdheut. Si qeveri, jemi të përkushtuar të mbështesim çdo shqiptar që dëshiron të kthehet dhe të investojë në vendin tonë, që të ndihmojë të rinjtë dhe të kontribuojë në zhvillimin e vendit tonë. Faleminderit për vizitën, Faton!…

Lexo më Shumë

Drejtori për ekzekutimin e sanksionoeve Aleksandër Pandov për Klan Maqedoni thotë nuk është kërkuar që tani më i ndjeri Dergut Fazliu të merr pjesë në varrimin e të atit. Familjarët pretendojnsë se, të ndjerit nuk ua dha leje për të marrë pjesë në varrim. Derisa dikujt nuk I lejohet të merr pjesë në varrim të prindit të burgosur të tjerë të akzuar për vepra të rënda me leje të këtij institucioni lirohen në pushim edhe për me muaj të tjerë. Drejtoria për ekzekutimin e sanksionoeve ka mohuar që 35 vjeçari, i cili ndërroi jetë ditë më parë si pasojë e…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, nëpërmjet një statusi në Facebook ka shqaruar deklaratën e ministrit Nikollovski. Zekolli sqaron se segmenti i parë prej dy kilometrash ka përfunduar dhe pritet që për qarkullim të hapet brenda dy muajve të ardhshëm. Tutje Zekolli thekson se për pjesën tjetër të autostradës po shqyrtojnë mundësinë e riprojektimit për të siguruar një zgjidhje më të përshtatshme dhe më të qëndrueshme. “Në lidhje me dezinformatat e fundit që po qarkullojnë në media, dëshiroj të sqaroj se ministri Nikollovski nuk ka deklaruar se projekti i autostradës Shkup-Bllacë nuk do të përfundojë. E vërteta është…

Lexo më Shumë