Author: Jeta almakos

Aderimi në NATO forcoi sigurinë tonë kombëtare, përmirësoi pozicionin tonë ndërkombëtar dhe hapi mundësi të reja për rritje dhe zhvillim ekonomik. Kështu deklaroi kreu i partisë opozitare LSDM, Venko Filipçe, me rastin e 75 vjetorit të NATO-s. Sipas tij, përmes anëtarësimit në NATO, LSDM ka konfirmuar përkushtimin e partisë për zhvillim, vlera demokratike, paqe të qëndrueshme dhe siguri. Venko Filipçe “Rruga drejt anëtarësimit në NATO nuk ishte e lehtë, kërkonte vendosmëri, vizion strategjik dhe guxim për të marrë vendime për të mirën dhe të ardhmen e qytetarëve. Socialdemokratët ndërmorën hapa vendimtarë në këtë drejtim, që me Marrëveshjen e Prespës në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, i cili mbajti një ligjëratë në Universitetin prestigjioz “John Hopkins” në Baltimore, para të pranishmëve ndër të tjera foli për fillimin e negociatave tona me BE-në, duke theksuar se nuk kemi garanci për një kërkesë përfundimtare në bisedimet me Bullgarinë. “Ne nuk do të jemi të gatshëm të fillojmë negociatat nëse nuk përfshijmë në Kushtetutë disa qindra qytetarë tanë, që do të thotë se ata janë pjesë e pakicës bullgare në Maqedoni. Kush mund të na garantojë se kjo është kërkesa e fundit? Në gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg kemi 14 aktgjykime…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri, Arben Fetai ka takuar sot ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florina Qehajën. “Pata kënaqësinë të prisja sot në një vizitë kurtuazie, Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, shoqëruar nga Konsulli, Xhevat Podvorica. Zhvilluam bashkëbisedim vëllazëror dhe të frytshëm, me fokus në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera mes dy vendeve tona, me fokus në nismat e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht Procesin e Berlinit, dhe politikat e qeverisjes së mirë. Si Zëvendës Kryeministër dhe si qeveri do të jemi çdoherë pranë Qeverisë së Kosovës, si partnerë e aleatë, për mbrojtjen e shtetesisë së Republikës së Kosovës dhe përkrahjen…

Lexo më Shumë

SHBA ofron mbështetje për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e energjetikës. Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, ka takuar sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler. Në takim u diskutua për qëllimet, aktivitetet dhe projektet e ministrisë së sapoformuar. Bozhinovska theksoi rëndësinë e madhe të realizimit të investimeve të reja kapitale në fushën e energjetikës dhe harmonizimin e ligjeve ekzistuese me ato të Bashkimit Evropian në fushën e energjetikës. “Është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve”, tha Bozhinovska, duke pasur parasysh se përcaktimi strategjik ka për qëllim forcimin e…

Lexo më Shumë

Gjendja me hapat reformues aktual dhe të planifikuar në gjyqësi, proceset eurointegruese, Strategjia për reforma në gjyqësi 2024-2028, gjendja me Këshillin Gjyqësor, burgjet, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë Igor Filkov me shefin e delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir. “Në lidhje me agjendën legjislative që duhet të zbatohet në periudhën e ardhshme, është planifikuar të hapet një debat i gjerë publik për të gjithë aktorët në të cilin do të dëgjohen mendimet e ekspertëve dhe publikut të gjerë për të arritur në zgjidhjet…

Lexo më Shumë

Nuk mbajnë akuzat e Frontit Europian! Unë do të shkojë në Londër me Mickoskin, në Bruksel Mickoski do të shkojë me Murtezanin. Kështu i është përgjigjur akuzave të Frontit Zv/kryeministri dhe njiherit edhe njëri ndër krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ku këta të fundit deklaruan se me VLEN-in, shqiptarët po përjashtohen edhe nga NATO, reagim ky që erdhi, pasi kryeministri Hristijan Mickoski shkoi në samitin e NATO-s që do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik në Uashington vetëm me ministrat maqedonas. Përkundër të gjithë kësaj, Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti nuk mendon se kryeministri Hristijan Mickoski po anashkalon shqiptarët në…

Lexo më Shumë

Ambasadori i RMV-së në OKB, Ljubomir Fërçkoski mohon të ketë bërë keqpërdorime financiare dhe mohon se ai ka keqpërdorur kartelën zyrtare për bileta të avionit për në Maqedoni të Veriut. Në reagimin e tij shton se është i gatshëm të dorëhiqet në qoftë se siç thotë, nuk është i përshtatshëm me ideologjinë e pushtetit të ri. Misioni i RMV-së në OKB “Ambasadori ka pasur një ndërhyrje mjekësore urgjente në Maqedoni dhe ka qenë në varrimin e vëllait të tij të ndjerë – ngjarje të papritura që e detyruan të përdorë përkohësisht paratë e misionit për një biletë avioni, të cilat…

Lexo më Shumë

Ish Kampioni i Europian në karate, Berat Jakupi është zgjedhur nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët Lajmi e ka publikuar në fejsbuk vet ai, duke dashur që përmes politikës t’a ndihmojë sportin. “Të dashur miq dhe mbështetës Me nderim dhe përulësi, dua t’ju njoftoj se sot kam marrë besimin për të shërbyer si Nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët. Ky është një moment i rëndësishëm për mua dhe për gjithë ekipin tonë, dhe jam thellësisht i përkushtuar për të punuar për të mirën e popullit tonë. Falënderoj të gjithë ata që kanë treguar besimin dhe mbështetjen e tyre në këtë proces. Së…

Lexo më Shumë

Moti shumë i nxehtë tashmë ka përfshirë gjithë vendin, me temperatura që u shënuan në 36 gradë Celsius. Nga Enti hidrometeorologjik thanë se temperaturat do të rriten edhe për disa grade në ditët në vijim, posaçërisht në pjesët jugore të vendit, duke paralajmëruar edhe nivelin 41 gradë. Gjatë këtyre ditëve qytetarët kërkojnë mënyra të ndryshme për t’iu shmangur diellit dhe eksppozimit në të. Shumë prej tyre, që I ndeshëm në rrugë për shkak të punëve të përditshme në të nxehtë, u ankuan se Shkupit i mungojnë shumë ambiente freskuese, madhe edhe ajri i kondicionuar në transportin publik. “Për t’u freskuar…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në SHBA ka realizuar takim edhe me Richard Grenellin, i cili ka qenë i dërguar i posaçëm i administratës së Donald Trampit për Ballkanin Perëndimor. “Një darkë e frytshme dhe miqësore me Richard Grenell, një diplomat amerikan, ish-drejtor i shërbimit inteligjent amerikan dhe një ekspert i mirë i situatës në Ballkan. Ekonomia, energjetika dhe sundimi i ligjit, tema për thellimin e bashkëpunimit”, ka shkruar Mickoski.

Lexo më Shumë

Shtyhet gjykimi ndaj kreut të Strugës Ramiz Merko për veprat penale që kanë të bëjnë me blerjen e veturës luksoze Audi A6 me vlerë 70,000 euro, dhe tre automjeteve të tjera për nevoja komunale me vlerë prej 114,000 euro. Në seancën e sotme gjyqësore, mbrojtja kërkoi që të hiqet propozimi i aktakuzës për këtë vepër, për shkak se është vjetërsuar, gjegjësisht kanë kaluar 5 vjet nga koha e kryerjes së veprimit. “Në përkthim, kjo aktakuzë nuk duhet të kishte përjetuar një gjykim, as mënyrën e zhvillimit të një procedure aktive gjyqësore në të cilën do të ndërmerren ndonjë veprim nga…

Lexo më Shumë