Transparency International vazhdon të realizojë aktivitetin e rregullt mujor për monitorimin e rasteve dhe veprimeve lidhur me sjelljet korruptive dhe luftën kundër korrupsionit “Pastër-Turrbullt”. Ngjarrjet më të turrbullta sipas Transaprency International janë marrëveshja e gjykatësit suprem Naqe Georgiev dhe anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë Ixhet Memeti me Prokurorinë. Nga aty thonë se monitorimi i këtyre rasteve ka një reagim të madh, si në publik, ashtu edhe në institucionet vendase dhe të huaja, dhe me kalimin e kohës është shndërruar në një barometër alternativ përkatës të korrupsionit dhe vullnetit të shtetit për t’u marrë me këtë problem. Transparency International “Gjykatësi…
Author: Jeta almakos
Zëvendës kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai sot ka zhvilluar takim koordinues Drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmanin, Drejtorin e Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, Arsim Idrizin, si dhe me Zëvendës Sekretarin e Qeverisë, Hasim Murtezanin. Në takim u bisedua për mbarëvajtjen e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, me theks në avancimin e dygjuhësisë në institucionet publike si dhe për bashkërendim të vazhdueshëm ndërinstitucional në ofrimin e përkrahjes për institucionet shtetërore në realizimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve “Sot prita në një takim koordinues Drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmanin,…
Shqetësimi ynë për kategoritë vulnerabël të qytetarëve vazhdon. Së bashku me zëvendësministrin e politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Gjoko Velkovski dhe rektorin e Universitetit të Shkupit, Ace Milenkovski, ndamë pa pagesë çanta shpine dhe mjete shkollore për fëmijët e familjeve kujdestare që vijojnë arsimin fillor. Komuna e Gazi Babës në vazhdimësi ofron mbështetjen dhe ndihmën e saj për familjet kujdestare. Është kënaqësi për ne si komunë që në territorin tonë funksionon Qendra për Mbështetjen e Familjeve Birësuese, e cila është në kuadër të Fshatit të Fëmijëve SOS në Çento. Mesazhi im për të gjithë ata që duan të bëhen kujdestarë,…
“Sot është data 2 shtator që shënon fillimin e vitit të ri shkollorë. Nxënësit e fshatit Llokë që ndjekin arsimin e mesëm duhet ta kalojnë këtë urë dy herë në ditë për të shkuar në shkollë, që ndodhet nga ana tjetër të lumit Vardar, pra në komunën e Gjorçe Petrovit. Prindërit shprehen jashtëzakonisht të shqetësuar për fëmijët e tyre … e shqetësimi i tyre është edhe më i madh gjatë stinës së dimrit.” Nxënësit që kaluan nga ura ndërkohë që ekipi ynë qëndroi aty, thanë se kanë frikë për jetën e tyre, por rrugë tjetër më të afërt nuk kanë…
129 punonjës të Drejtorisë së të Ardhurave Publike do të duhet ta kthejnë shumën e rritjes që e kanë marrë që nga muaji shkurt pasi në letër janë avancuar si nëpunës tatimor, por praktikisht kanë vazhduar të kryejnë veprimtari administrative, ka përcaktuar Inspektorati Shtetëror i Punës. Drejtoresha e re e DAP-it, Elena Petrova, shpjegon se punonjësit tani janë të ekspozuar ndaj pasojave për shkak të sjelljes së pamatur të drejtoreshës së mëparshme. “Unë jam përballur dhe duhet të zbatoj urdhrin e Inspektoratit të Punës që kërkon anulimin e vendimit me të cilin Drejtori i mëparshëm i Drejtorisë së të Ardhurave…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e ka quajtur të turpshëm dhe dëshpërues reagimin e paraardhësit të tij, Jeton Shaqiri, lidhur me librin e historisë për klasat e shtata. Reagimi i ish ministrit Jeton Shaqiri kishte të bëjë me kopertinën e këtij libri ku në krye shihen vëllezërit Kiril dhe Metodi ndërsa sipas tij libri ka pamje shumë fetare. Sipas ministres Janevska, religjioni nuk mund të jetë arsye për të ulur vlerat e iluministëve mbarësllav, Kiril dhe Metodi, ndërsa statusin e Shaqirit e cilëson si të padurueshëm ndërfetar. “Kirili dhe Metodi me veprimtarinë e tyre grandioze, i kanë pranuar…
Zëvendësministrja e mbrojtjes Elfet Ismaili ishte pjesëmarrëse e punimeve të Forumit Rajonal të Sigurisë George C. Marshall që shqyrtoi temën: “NATO dhe Bashkëpunimi i Sigurisë në Ballkanin Perëndimor: Ndërtimi i qëndrueshmërisë përmes bashkëpunimit”, që për disa ditë me rradhë mbahet në Ohër. Ngjarja në fjalë zhvillohet nën patronazhin e Qendrës Europiane për Studime të Sigurisë dhe e njejta mban disa panele diskutimi me pjesëmarrës të shumtë të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë nga vendi ynë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga vendet anëtare të NATO-s. Në fjalën e saj para të pranishmive, zëvendësministrja Ismaili parimisht duke shprehur falenderimet ndaj…
Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur pjesën jugore të Maqedonisë së Veriut, afër Demir Kapisë. Tërmeti ka ndodhur në orën 17:00 dhe është ndjerë në Negotinë, Gjevgjeli, Dojran dhe qytete të tjera. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 9 kilometrash.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen, thotë kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për vendimin eventual për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai nuk komenton më shumë se cili mund të ishte vendimi i duhur. “Gjykata Kushtetuese është instanca më e lartë gjyqësore në vend dhe nuk mund ta mendoj se ekzistojnë qytetarë ose aktorë politik që veten e vlerësojnë si të përgjegjshëm dhe nuk respektojnë vendime të Gjykatës Kushtetuese. Kështu që ta lëmë politikën anash dhe të shohim çfarë vendimi do të sjell Gjykata Kushtetuese. Kjo nuk është anarki. Ne nuk mund të sillemi sikur të ishim në anarki,…
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se për të është e qartë se Kosova ka një vizion të qartë për një shtet modern, demokratik, multietnik dhe evropian. Ai tha se do të bëjnë gjithçka që munden për ta mbështetur këtë dhe për të promovuar paqen dhe stabilitetin në këtë rajon. ” Megjithatë, kjo nuk do të arrihet plotësisht derisa të zbatohen të gjitha aspektet e Marrëveshjes së Ohrit, si nga pala kosovare ashtu edhe nga pala serbe. Është thellësisht zhgënjyese që negociatat, aktualisht janë ndërprerë”, tha ai në një intervistë për Kossev, transmeton Klankosova.tv.
Në vitin e ri shkollor nxënësit do të ballafaqohen me mungesë të transportit të rregullt publik. Transportuesit privatë do të funksionojnë me linja të reduktuara dhe kjo pritet të shkaktojë kaos në ditën e parë të mësimit. Një pjesë e transportuesve privatë nesër do të realizojnë takim me përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes së Qarkullimit publik, në tentim për gjetjen e një zgjidhjeje për borxhin ndaj transportuesve dhe rritjen e pagesave për privatët. Ata kanë paralajmëruar se në qarkullim do ta lëshojnë vetëm nga një autobus në ditë, për secilën linjë. Deri më tani vetëm transportuesi privat “Vestor…
Qytetarët vazhdojnë t’i ndërrojnë dokumentet personale me emrin e ri kushtetues të shtetit. Kaosi është zbutur. Qytetarët thonë se pasiqë shumica veçmë janë pajisur me dokumente procedurat tani po zhvillohen më shpejtë. More shpejt termin? “Po, gjithçka ishte super. Pra, nuk ka më turma? Jo, jo, gjithçka ishte në rregull”, tha një qytetar. Kishte turma, po. Prite gjatë? ” Epo, një orë.”,tha një tjetër qytetar. Keni nxjerrë dokumente personale, si eci procedura? “Po, këtë herë shumë mirë. Pra, numri i amë ishte gabuar nga certifikata, kështu që pritëm dy muaj, por tani mbarova shpejt”, tha një tjetër. Sipas të dhënave…

