Author: Jeta almakos

Këshilli Gjyqësor në seancë urgjente shqyrtoi dhe me 12 vota “për” miratoi raportin për lëndët e Gjykatës Penale që kanë të bëjnë me paraburgimin ekstradues të pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, dhe vendimet për marrëveshje me gjykatësin suprem, Naqe Georgiev, dhe anëtarin e Këshillit të Prokurorëve Publik, Ixhet Memeti, të cilët u deklaruan fajtor për marrje ryshfeti. Komisioni pranë Këshillit Gjyqësor që e ka përgatitur raportin, vetëm e konstatoi gjendjen faktike, ndërsa tha se nuk ka pasur për detyrë të japë konkluzione apo rekomandime për veprime të mëtutjeshme. Sipas raportit, në rastin e Blerim Ramadanit është caktuar masa e arrestit…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 497-të konfirmoi ndërprerjen e funksionit gjyqësor për Bogoja Strezoski, gjykatës i Gjykatës Themelore Ohër për shkak të plotësimit të kushteve për pensionin e pleqërisë. Njëherit, solli vendime për ndërprerjen e funksionit të gjashtë gjykatësve porot në Gjykatën Themelore Veles. Këshilli votoi zgjedhjen e tetë gjykatësve porot të Gjykatës Themelore Veles. Këshilli Gjyqësor solli vendim për ndërprerjen e funksionit të 12 gjykatës porot të Gjykatës Themelore Penale Shkup për shkak të skadimit të mandatit. Ndërsa, Këshilli votoi për zgjedhjen e Emina Kosoviq për gjykatës porot në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Këshilli solli vendim që…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, është zhgënjyer nga deklaratat e fundit të bashkëkryetarit aktual të Komisionit Historik me Bullgarinë, Dragi Gjorgiev. Historiani në një intervistë televizive tha se është i pakënaqur me qëndrimin e qeverisë dhe nuk dëshiron të jetë më pjesë e Komisionit, veçanërisht për shkak se kryeministri Hristijan Mickoski i ofendoi anëtarët me deklaratën se nuk i mbrojnë interesat kombëtare të popullit maqedonas. “Këto ditë shoh se si një shkencëtar i cili është angazhuar dhe i paguar në një mënyrë korrekte nga shteti për ta kryer punën shkencore, përpiqet që të profilizohet politikisht”, tha Timço Mucunski…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka shprehur keqardhje për reagimet BDI-së lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e VLEN-it. Koalicioni VLEN shpreh keqardhje për reagimet përplot mllef të BDI-së lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Partia në tentativë – Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila për 20 vite nuk arriti të ndërtohet si parti e mirëfilltë politike me identitet dhe idelogji të qartë por ngeli duke bredhur herë majtas e herë djathtas, herë si marksist-leniniste e herë si parti e gjelbërt –varësisht se cilit partner maqedonas në qeveri duhej t’ia plotësonte qejfin, vazhdon me reagimet…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski sot pati një takim të rëndësishëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan. Në takim u bisedua për miqësinë shumëvjeçare mes dy vendeve, për situatën aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Kryeministri Mickoski theksoi se bashkëpunimi ekonomik dhe politik ndërmjet dy vendeve është i një rëndësie të madhe dhe se ekziston nevoja për thellimin e mëtejmë të tij. Në këtë kontekst u bisedua për mundësitë për rritjen e pjesëmarrjes së kompanive turke në ekonominë e Maqedonisë së Veriut dhe…

Lexo më Shumë

TV21 mëson se sot në orën 17 në selinë e BDI-sënë Çair është caktuar mbledhje ku do të marrin pjesë gjithë kryetarët e degëve të Shkupit dhe deputetët e zonës 1 dhe 2. Siç tregojnë burimet e Televizionit 21, mbledhjen do ta udhëheqë Sekretari Organizativ i BDI-së Blerim Bexheti, ndërsa do të diskutohet për bashkimin e gjitha degëve të BDI në Shkup.Bëhet fjalë për degën e Çairit, Sarajit, Nerezit, Çuçer Sandevës, Butelit, Shutkës, Hasanbegut, Haraçinës, Petrovecit dhe Stueniçanit. Te gjitha këto degë në zgjedhjet e fundit grumbulluan rreth 40 mijë vota, që është 30 për qind nga votat e përgjithshme…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska ka fajësuar drejtorët e shkollave për mungesën e librave, të historisë dhe gjeografisë për klasat e gjashta dhe të teta. Sipas saj, drejtorët është dashur t’i porosisin me kohë librat që të mos vijë deri te kjo situatë. Ndërsa libra për lëndët zgjedhore, siç është ajo e informatikës, thotë se nuk është patjetër të ketë, pasi nxënësit mund të marrin njohuri përmes punës interaktive me mësimdhënësit. “Bashkë me Byronë për zhvillimin e arsimit kemi publikuar se për cilat lëndë duhet dhe për cilën lëndë nuk duhet tekste shkollore. Për lëndët zgjedhore, pjesët e…

Lexo më Shumë

“Do të shqyrtohet dhe përsëritet procedura për marrjen e Sallës universale nga Qyteti i Shkupit”, paralajmëroi sot nga Shtipi, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, i cili pas vizitës në institucionet kulturore, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, se ku ka mbërritur procedura e marrjes në dorëzim të sallës në juridiksionin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Ministri i Kulturës, Lutkov theksoi se faza e parë, gjegjësisht ndërtimi i saj, është duke u zhvilluar. “Ajo që është realisht problematike është se unë si minisër i Kulturës nuk jam në gjendje të firmos asnjë dokument, sepse në këtë fazë më duket…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit, në krye me Danella Arsovskën po rikthen përmendoren e Andon Llazarit – Qoseto në Shkup, transmeton TV21. Në rrethrrotullimin drejt vendit Autokomandë të Shkupit, është vendosur tabela njoftuese. Kjo përmendore është vendosur tek kompleksi i Gjykatave, por i njëjti u largu në shkurt të 2018 nga ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov me arsyetimin se nuk ka leje. Pasi Arsovska mori mandatin e të pares së Shkupit, premtoi rikthimin, por pak kilometra më larg. Kur u pyet se pse po vonohet vendosja e përmendores, Arsovska pati deklaruar se “Andon Llazov ka qenë revolucioner dhe luftëtar i drejtësisë,…

Lexo më Shumë

Diplomati grek Mihalis Rokas prej dje mori detyrën e ambasadorit të Bashkimit Evropian dhe shefit të delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, duke zëvendësuar në këtë pozitë ambasadorin aktual David Geer. “Sot mirëpresim ambasadorin e ri të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas”, thuhet në postimin e djeshëm të Delegacionit të BE-së në Facebook. Nga ana tjetër, ambasadori i ri u shpreh i emocionuar për detyrën e re. “I emocionuar për fillimin e një kapitulli të ri si Ambasador i BE-së në Maqedoninë e Veriut! Mezi presim të njohim vendin dhe njerëzit, të punojmë për të mbështetur rrugën…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për Press 24, ka kritikuar ashpër kryesinë aktuale të VMRO-DPMNE-së, duke e cilësuar si “kopje e zbehtë” të partisë nga koha e Nikolla Gruevskit. Sipas tij, dallimi kryesor ndërmjet lidershipit aktual dhe atij të kaluar është vetëm në emrin e presidentit, ndërsa gjithçka tjetër është e pandryshuar. “Po bëhet më e qartë se në VMRO-DPMNE ndryshimi i vetëm është që tani kryeministërnuk është Gruevski por Mickoski. Gjithçka tjetër është pasqyruar si në fotokopje. Kemi marrë një kopje të zbehtë të VMRO-DPMNE-së të dhjetë viteve më parë, me kuadro shumë më pak të…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe u.d. kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot biseduan se si Qeveria mund të ndihmojë në procesin e decentralizimit dhe realizimit të projekteve komunale. “Biseduam për projekte reale. Do të ndihmojmë të përfundojë projekti për kanalizimin fekal Blloku 21, që është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Gostivarit. Gjithashtu, të vazhdojë projekti i rëndësishëm për fshatin Çegran, që është fshati më i madh në nivel të Republikës së Maqedonisë. Është një projekt për të cilin nevojiten 1,3 milionë euro, ku ne do të ndihmojmë, ndërsa fjalën kryesore e ka…

Lexo më Shumë