Burim Latifi nga Lidhja Demokratike është emëruar drejtor i Bordit Drejtues në MEPSO. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si aksionar kryesor i MEPSO-së ka emëruar poashtu edhe anëtarët e Këshillit mbikëqyrës të kompanisë. Për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës janë zgjedhur: Jovan Lazarev, Zoran Todorovski, Elizabeta Giovska, Simona Domazetovska Markovska, Agron Rustemi, Zvonko Boshkov dhe Ali Ismaili. Në Bordin Drejtues, përpos Burim Latifit si drejtor është zgjedhur edhe Aleksandar Paunovski-zv/drejtor, ndërsa për anëtarë janë caktuar edhe Sashko Lakinski, Vase Jovevski, Anastasija Ilieska, Ivan Ivanov dhe Martin Malinovski.
Author: Jeta almakos
Gjykata Themelore Penale Shkup njoftoi se më 4 shtator fillon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi. Nga gjykata bëjnë të ditur se seanca që ishte dashur të mbahej sot është ndërprerë pas propozimit për shtyrje të Prokurorisë Themelore Publike për shkak të bashkimit të dy procedurave. “Për shkak të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin punën e gjykatës, informojmë opinionin se shqyrtimi kryesor për rastin me K. nr. 1339/24 lidhur me vrasjen e dyfishtë të të miturës V. Gj. dhe P.Zh nga Velesi, në marrëveshje me palët, është caktuar…
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot realizoi takim përshëndetës me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, të cilit i mbaron mandati në vend. Në takim, kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, ka marrë pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska. “Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për arritjet e Maqedonisë së Veriut në kuadër të procesit për integrim në BE, si dhe për hapat që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme, në drejtim të plotësimit të kritereve për anëtarsim të plotfuqishëm. Kryeparlamentari Gashi u falënderua për kontributin e ambasadorit Gir në këtë proces dhe për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij,…
Komisioni kuvendor për Financim dhe Buxhet sonte, në kuadër të ditës së parë nga debati i amandamenteve për ribalancin e buxhetit, nuk e miratoi amandamentin e parë të propozuar nga LSDM, me të cilin deputetët e opozitës kërkojnë që të sigurohen 200 milionë euro për rritjen e pagave dhe kompensimeve, “në bazë të detyrimeve nga rregullorja ligjore dhe marrëveshjet kolektive të nënshkruara”. Deputetët e VMRO-DPMNE-së votuan kundër dhe në debat theksuan se është “ironike, hipokrite dhe populiste” që LSDM të tregohet si shpëtimtare të të drejtave të punëtorëve që i ka sjellë deri në këtë gjendje. Vlerësojnë se nëse ishin…
Dymbëdhjetë fshatra janë kapluar nga zjarret, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov, i cili aktualisht ndodhet në rajonin e Sveti Nikollës, ku zjarri ka hyrë në tri fshatra dhe janë djegur shtëpi të vjetra, por edhe shtëpi ku banon popullatë vendase në fshatrat Nemanjici dhe Malino. “Për fat të keq, kemi shtëpi të djegura, shumica e shtëpive në fshatin Nemanjici janë të vjetra dhe të braktisura, por këtu kemi edhe shtëpi të banuara nga popullata vendase. Fshatra të kapluara nga zjarret ka edhe në territorin e Komunës së Kumanovës, tre fshatra dhe atë fshati K’shanje,…
Fatmir Limani KULARËT Hallkë pas hallke bëhet zinxhiri që këtë rradhë do të jetë në përbërje të ministrave, të cilët përvetësuan buxhetin e parashikuar për libra shkollor dhe mjetet e planifikuara për zhvillim ekonomik… Hidro-centrale familjare, gurore nipollash, vila bijë e bijash, kompani dhëndurësh, kala e saraje liderësh, banesa mikeshash, hotel-motele murgeshash… Lamsh i ngatërruar, por që pak e ngapak do të shkatërrohet sepse ndryshe s’bën mirë për shoqërinë tonë. *Lista e gjatë dhe s’përshkohet me një frymë… #TashNisBelaja F. B. L.
Sot, në promovimin e automjeteve të reja të ushtrisë, ambasadorja amerikane Angela Ageler iu përgjigj edhe një pyetjeje për një përditësim të mundshëm të “listës së zezë” amerikane me persona të rinj, ajo përmendi se është një proces i vazhdueshëm, por nuk mund të thotë konkretisht se kur përbërja do të zgjerohej në atë listë. – E ashtuquajtura “lista e zezë” është diçka që bëhet sipas ligjeve tona. Është një listë, e cila është dinamike, organike, e cila vazhdimisht po pëson ndryshime. Ka një sërë emrash për të zgjedhur, aktualisht emrat janë duke u shqyrtuar, rastet janë duke u shqyrtuar,…
Sot, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, zhvilluam një takim produktiv me përfaqësuesit e Odës Ekonomike. Ky takim synonte adresimin e çështjeve kyçe ekonomike, dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend”, ka njoftuar zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti “Në këtë takim u diskutuan disa tema të rëndësishme për ekonominë dhe zhvillimin e vendit. Fillimisht, u përqendruam në mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që janë një pjesë thelbësore e ekonomisë sonë. Diskutuam mënyrat për të krijuar kushte më të mira për këto ndërmarrje dhe për të rritur mbështetje dhe mundësi për…
Shtetasi serb i kerkuar me ane te fketarrestit te Interpolit, eshte arrestuar ne kalimin kufitar “Tabanoc” 10 km ne veri te Kumanoves. “Me daten 28.07.2024 ne ora 22.05 ne kalimin kufitar Tabanoc, ne hyrje te shtetit, policia e ka arrestuar A.M. shtetas i Serbise per shkak se gjate kontrollit eshte konstatiar se personi ne fjale kerkohet nga Interpoli i Gjermanise e Austrise”, njoftojne prrfaqesuesit e Ministrise se Puneve te Brendshme. Portali: “KumanovaSot”
Jo vetëm me vonesa, por autobusët e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, po digjen rrugëve të Shkupit. Në Butel 2, në afërsi të ish Kino Butelit, një autobus ka shpërthyer në flakë e tym, përfshi edhe në ambientet e brendshme, duke krijuar panik. Dhjetëra qytetarë vrapuan në ndihmë të shuarjes së tij, ndërkohë që temperatura e brendshme nga zjarri kishte çuar në plasaritjen e xhamave si dhe në ngritjen e shtëllungave të tymit. Ende është e paqartë mënyra se si autobusi është përfshirë nga zjarri, dhe nëse në momentin e rënies së tij kishte qytetarë, ndërkohë që për shkak të defekteve…
VMRO-DPMNE përmes një komunikate tha se është “mirë që Kreshnik Bekteshi pranoi se po bën presion” dhe kërkoi nga Prokuroria Publike dhe gjyqësori që të veprojnë. Nga VMRO-DPMNE pyesin “si nuk është presion një mesazh me përmbajtjen se është turp që MPB merret me të rinjtë”? “Të rinjtë shkelës të ligjit apo kriminelët nuk janë kriminelë për Bekteshin? Po Bekteshi janë të rinjtë, a janë nga mosha 18 deri në 30 vjeç dhe a nuk duhet të ndiqen penalisht nëse kanë kryer një kundërvajtje apo krim? Çfarë mesazhi u dërgon Bekteshi rinisë?”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. Ish-ministri ka publikuar…
Në kuadër të bashkupunimit rajonal në fushën e sigurisë, Zv/ministri Punëve të Brendshme, Astrit Hiseni, të mërkurën ( 31.07.2024) do të realizoj takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Shveçla. Agjencia e lajmeve INA mëson se, në këtë takim do të diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, zbatimin e marrëveshjeve dhe protokolleve të bashkëpunimit, në shërbim të qytetarëve të dy shteteve mike. Në takim gjithashtu do të diskutohen zhvillimet aktuale, por edhe lehtësimi i lëvizjes së lirë të personave, një liri themelore evropiane, sidomos gjatë kohës kur kemi një fluks më të madhë…

