Author: Jeta almakos

Është lënduar me thikë polici i cili kishte intervenuar gjatë një rrahje massive në qendër të Kumanovës, gjegjësisht te ndërtesa e ish-Komitetit. Gjashtë persona janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor të Kumanovës, për shkak të rrahjes masive, respektivisht për shkak “të prishjes së qetësisë dhe rendit publik”. “Mbrëmë rreth orës 21.00, policët e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, i kanë arrestuar А.B.(30), RI.(41), D.М.(23), F.А.(30), I.B.(38) dhe Xh.S.(40), të gjithë nga Kumanova. Paraprakisht, ata e kanë prishur qetësinë dhe rendin publik, pas një përleshje fizike. Në përleshje është përfshirë edhe një e mitur, e cila me këtë…

Lexo më Shumë

Për shkak të kthimit në funksion të dy largpërçuesve plotësisht të riparuar 110 kV të Elektrodistribuimit, më datë 01.08.2024 (e enjte) nga ora 01:30 deri në ora 09:00 të mëngjesit, pa furnizim me energji elektrike do të jenë konsumatorët në këto lokacione: • pjesë të Aerodromit, Lisiçe e Re, Lisiçe e Epërme, Qendra Rajonale, Ostrovë. • Haraçinë, Orallaca, Mojanca, Bërnjarci, Trubareva, Stajkovci, pjesë të Jurumlerit, lagjja “Goce Dellçev” – Hasanbeg, “Maxhari” dhe “Keramidnica”. Përndryshe, moti i ligë që goditi një pjesë të Shkupit pothuajse dy javë më parë, ndër të tjera, dëmtoi rëndë edhe dy largpërçues 110 kV të Elektrodistribuimit.…

Lexo më Shumë

Situata alarmante me flakët vazhdon në Shëngjin. Ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në Shëngjin i shoqëruar nga Manja. Ai tha se po punohet për të marrë  ndihma dhe nga vendet e tjera. Balla shtoi se dy avionë Canadair janë në dispozicion për të mbrojtur vendin nga flakët. Ndër të tjera ai tha se ministri i Mbrojtjes është kontakt me KFOR për të sjellë helikopterët në këtë operacion në vështirë. “Zjarri favorizohet nga era e fortë. Situatën më të vështirë e kemi drejt qytetit. Kemi forca zjarrëfikëse nga të gjitha qarqet. Janë 350 forca këtu në Shëngjin dhe kemi…

Lexo më Shumë

Mendime për proceset politike në vend dhe në rajon dhe hapat në lidhje me eurointegrimin, kanë shkëmbyer sot kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe Daniell Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shkup. Siç informojnë nga prs shërbimi i Kuvendit, në takim ishte e pranishme edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska. Duke u falënderuar për pjesëmarrjen dhe kontributin e deri tanishëm të Fondacionit “Konrad Adenauer” në përforcimin e proceseve demokratike në shoqërinë tonë, kryetari Gashi shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit edhe me projekte konkrete në shtëpinë ligjvënëse. Siç thuhet në kumtesë, bashkëbiseduesit biseduan edhe për hapat…

Lexo më Shumë

Ndryshime të tjera në pozita shtetërore, ka bërë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Nga Inspektorati për përdorimin e gjuhëve është shkarkuar Fatmir Iseni dhe në vend të tij është emëruar Arsim Idrizi. Ndryshime ka edhe në Trupin revizues për revizion të instrumentit për ndihmë paraqasëse. Adem Curri është shkarkuar nga posti i kryerevizorit dhe në vend të tij është emëruar Afrona Vërzivolli. Nga Agjencia për rezerva të naftës është shkarkuar Ulusi Bekiri, ndërkaq në vend të ij, si drejtor është emëruar Nexhmedin Sadiku. Është shkarkuar edhe Xhemail Jusufi nga drejtor në Inspektoratin për pylltari, dhe në vend të…

Lexo më Shumë

Autoritetet maqedonase janë duke i shqyrtuar informatat e Zyrës së Prokurorit të Venezuelës se një sulm i dyshuar hakerësh pas natës së zgjedhjeve u krye nga Maqedonia e Veriut. Ministri maqedonas Andonovski kërkoi prova dhe tha se “shteti nuk do të lejohet të përfshihet në betejat e brendshme politike të regjimit autoritar”. Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Saab, pretendoi se publikimi i rezultatit të zgjedhjeve u shty për shkak të një sulmi hakerësh në sistemin zgjedhor të Venezuelës nga Maqedonia e Veriut. Ai tha se sulmi kibernetik ndaj sistemit të automatizuar të votimit të vendit arriti ta ngadalësojë procesin…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja kërkon nga policia dhe prokuroria që të zbardhin shkeljet ligjore të konstatuara nga Qeveria mbi dyshimet se Lotaria Shtetërore ka ndarë licenca në kundërshtim me ligjin ndaj disa kompanive që organizojnë lojëra të fatit dhe bixhoz online. “Lotaria pa licencë ka dhënë licenca për dy kompani të afërta me LSDM-në dhe BDI-së njëra nga Strumica tjetra nga Shkupi të cilat ndër vite i kanë borxh shtetit dhe kanë funksionuar në kundërshtim me ligjin. Për xhepin e kujt kanë punuar ato shoqëri tregtare dhe kush i ka mbuluar, këtë duhet ta thonë LSDM-ja dhe BDI-ja. Dyja shoqatat nuk kanë paguar…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se koalicioni VLEN do të udhëheqë Drejtorinë për Zbulim Financiar, që sipas tij, shënon një angazhim të ri dhe të fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shkruan gazeta Lajm. “Sot fillon lufta kundër korrupsionit. Për herë të parë, një parti shqiptare do të udhëheqë Drejtorinë për Zbulim Financiar, duke shënuar një angazhim të ri dhe të fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Koalicioni VLEN ka marrë përsipër këtë përgjegjësi, që me vendosmëri dhe përkushtim, të udhëheq këtë institucion kyç, përmes të cilit do…

Lexo më Shumë

Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani në konferencë për media në Qeveri, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse BERZH dhe BE ishin informuar për ridedikimin e parave për hekurudhën në Bullgari, tha se ai ende nuk kishte marrë kërkesë nga Qeveria për ridedikimin e parave për hekurudhën në Bullgari. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme lëshoi deklaratë pasdite në të cilën theksoi se vendi ishte i vetëdijshëm për rëndësinë e tij gjeostrategjike në lidhje me Korridorin 8 dhe si vend kishte zbatuar aktivitete të shumta për ndërlidhjen rajonale dhe përfundimin e aksit Perëndim-Lindje, por vuri…

Lexo më Shumë

Komisioni për financim dhe buxhet ka përfunduar sot pasdite ditën e dytë të debatit për amendamentet rreth ribalancit të Buxhetit për vitin 2024. Kryetarja e Komisionit, Sonja Lukarevska vazhdimin e caktoi për nesër në orën 12. Në vazhdim të diskutimit të sotëm, janë refuzuar gjashtë amendamente të deputetëve të Frontit Evropian, të cilat i referoheshin kërkesës për mjete nga buxheti për rregullimin e shtretërve të lumenjve. Zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski potencoi se mjetet për këtë qëllim janë siguruar nga Banka Evropiane për Investime me vendim të nënshkruar nga Artan Grubi të marrë me 7 gusht të vitit 2023. “Po…

Lexo më Shumë