Author: Jeta almakos

Një incident ka ndodhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit teksa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfrytëzuar Maqedoninë e Veriut si vend tranzit në udhëtimin e saj. Sipas Ministrisë së Brendshme incidenti ka ndodhur gjatë kontrollit kufitar, gjegjësisht në momentin kur Presidentes Osmani i është kërkuar që telefonin ta kalonte përmes skanerit, ndërsa ka ndëhyrë një person nga sigurimi i saj dhe është konfrontuar me sigurimin e aeroportit. Ndërsa gjyse ore më pas në këtë incident ka arritur edhe sigurimi i kryeparlamentarit Afrim Gashi i cili gjithashtu është konfrontuar me punonjësit e aeroportit. “Sot (01.08.2024) rreth orës 10:00 në…

Lexo më Shumë

Vjosa Osmani, në Aerportin e Shkupit. Derisa Osmani po e kalonte kontrollin, sigurimi ia kishte dorëzimin e telefonit për çka shefja e shtetit të Kosovës nuk kishte pranuar. Për këtë incident tashmë ka nisur hetimet. Zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, tha për Klankosova.tv se po presin t’i marrin informacionet e sakta. “Pasi t’i marrim gjitha informacionet nga hetuesit e brendshëm dhe prokurori, normalisht se do të dalim me infromata të sakta”, tha ai për Klankosova.tv Në këtë rast u raportua se ishin përfshirë edhe pjesëtarët e sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër provokimin e rëndë ndaj Republikës së Kosovës, përmes sjelljes skandaloze të zyrtarëve të Aeroportit të Shkupit ndaj Presidentes së Republikës, E.S. Vjosa Osmani. “Kërkojmë urgjentisht që autoritetet kompetente të hetojnë dhe të sanksinojnë të gjithë personat përgjegjës për këtë sulm skandaloz ndaj autoritetit të Presidentes së Kosovës, duke shkelur të gjitha protokolet dhe konventat ndërkombëtare. Qeveria e VMRO-së përmes vazalëve të VLEN-it, duke mos u mjaftuar me degradimin që u kanë bërë shqiptarëve në RMV, tani tentojnë që të nënçmojnë dhe ofendojnë edhe Kosovën, madje deri edhe Presidenten e Republikës së Kosovës. Për ne ky…

Lexo më Shumë

Përmes një komunikate për media, nga Presidenca e Kosovës, kanë treguar se në Aeroportin e Shkupit, presidentes Vjosa Osmani, është tentuar t’i merret telefoni, shkruan Alsat. Komunikata e plotë nga Presidenca e Kosovës: Në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar…

Lexo më Shumë

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka tentuar t’ia marrë telefonin personal sigurimi i Aeroportit të Shkupit, derisa është tentuar edhe të shtyhet fizikisht. Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina. Ai ka njoftuar të enjten se u tentua të provokohej delegacioni i Kosovës nga pala maqedonase, derisa për këtë incident është detyruar të reagojë Policia e Kosovës “për ta hapur rrugën”. “Në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Tranportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë vizitës zyrtare në Budapest, Hungari, realizoi takim produktiv me Gelert Zhaszai, kryetari i  “Grupacioni 4iG” . Siç kumtuan nga Ministria e Transportit, në takimin e mbajtur në kryeqytetin hungarez, kryetari i ” Grupacioni 4iG” shpreshu interes të madh për të analizuar kushtet për hyrje në tregun e telekomunikacionit në vend dhe ofrimin e shërbimeve në telefoninë celulare dhe fikse. Si një kompani e spikatur rajonale e IT-së dhe e telekomunikacionit me një histori të dëshmuar në nxitjen e transformimit digjital në sektorë të ndryshëm, kjo nismë, shtohet, është në përputhje…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me homologun e tij shqiptar në Maqedoni të Veriut, Arben Fetai. Në një postim në platformën X, ai ka pohuar se e ka përgëzuar Fetain për pozitën e re. “Gjatë takimit tonë diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona dhe vazhdimin e ndërtimit të urave të partneritetit”, ka thënë Bislimi. /Klankosova.tv

Lexo më Shumë

Sot (01.08.2024) është paguar paga bonus për vitin 2023 e drejtë të cilën e kanë shfrytëzuar 5.635 punonjës të MPB-së, bëri të ditur sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk. “Shuma individuale e pagës bonus arrin 36.614 denarë. Paga bonus është paguar për punonjësit e MPB-së të cilët kanë shfrytëzuar mbi 150 orë punë jashtë orarit në nivel vjetor për vitin 2023”, ka shkruar ministri Toshkovski.

Lexo më Shumë

Rrëmuja për nxjerrjen e dokumenteve personale duket se është tejkaluar. Terminet për t’u fotografuar për pasaportë tashmë janë më lehtë të kapshme ndërkohë për marrjen e tyre sërish pritet me muaj të tërë, shkruan Alsat. Madje, disa qytetarë ankohen se pavarësisht gabimeve nga ana e punonjësve të caktuar, askush nuk mban përgjegjësi për vonesën e pasaportave. “Pasaportën e kanë gabuar që në muajin prill, na njoftuan se do ta përmirësojnë. Prej në prill e deri më sot presim. Mos të kishim ardhur vet as që do ta bënin pasaportën. Na iku pushimi për shkak të pasaportës. Katastrofë, na nxorën nga…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti ka sqaruar përdorimin e simboleve kombëtare në institucionet ku i udhëheqin shqiptarët. Nw emisioni “Pressing” ai tha se, në zyrën e tij si zëvendës kryeministër i parë është i vendosur flamuri kuq e zi, por se kjo nuk është e rregulluar me ligj. Ai tha se, vendosja e flamurit shqiptar në zyret e funksionarëve shqiptarë nuk është arritje e BDI-së, por një praktikë që nga vitet e 90-ta. “Dje kemi pasur një koordinim në zyrën time të zv/kryeministrit të parë me ministrat dhe zëvendësministrat e VLEN-it dhe mund të hyni aty dhe ta…

Lexo më Shumë

Profesori dhe ish-ministri i financave Trajko Sllaveski, akuzon se disa noterë e kanë blerë licencën për qindra mijëra euro. “Me mosbesim mora lajmin e dhënë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, se me nënshkrimin e e ish-ministrit të Drejtësisë, zotit Krener Loga, u shpall vendimi për dhjetëfishim të çmimeve të shërbimeve noteriale në Maqedoni. Disi në të njëjtën kohë më mbërriti informacioni se licencat e noterëve, me ndërmjetës, shiteshin për shuma që kapnin qindra mijëra euro! Zoti e di se ku kanë përfunduar ato para të zeza, por çdo laik mund të tregojë përgjigjen e kësaj pyetjeje”, shkruan Sllaveski. Ai…

Lexo më Shumë