Shëndetësia me LSDM dhe BDI u shkatërrua. Klinikat dhe spitalet, pacientët dhe mjekët e ndjenë mbi kurrizin e tyre kriminogjenitetin e LSDM-së dhe BDI-së, të cilët në plan të parë e vendosin përfitimin personal në vend të shëndetit të qytetarëve. Sipas informacioneve që i kemi dhe sipas kontrolleve të bëra nga FSSH dhe institucionet tjera kompetente, janë vërejtur akte të shumta arbitrariteti në institucionet shëndetësore, të cilat padyshim shpesh kanë qenë rezultat i interesit personal, tha deputeti nga VMRO-DPMNE, Bojan Stojanoski. Gjatë kontrolleve janë konstatuar blerje të barnave që nuk janë në listën e barnave të përcaktuara me akt të…
Author: Jeta almakos
Çdonjëri i cili ka bërë krim do të përfundojë para organeve të drejtësisë. Ka shumë dëshmi për krim te politikanë të pozicionuar lartë të deridjeshëm, në të cilat po punohet, ndërsa opinioni do të informohet për të gjitha kur këto raste do të vijnë në fazën e procedimit, porositi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Në emisionin e mbrëmshëm “Triling” në pyetjen se a ka filluar lufta kundër krimit dhe korrupsionit të lartë, të cilët po e gërryejnë shtetin, potencoi se lufta tani më ka filluar fuqishëm me ardhjen e udhëheqësisë së re në MPB, që nga Qeveria…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi përmes një postimi ka reaguar ndaj veprimeve të BDI-LSDM. Ja postimi i plotë: Natën si vagabonda dalin dhe vendosin tabela me shkrime të ndryshme dhe pastaj patriotët e komandantit “qajnë” duke u kujdesur për gjuhën shqipe të cilën vet ata e mbulojnë. Binomi BDI-LSDM së bashku me satelitët e tyre në mënyrë që të tërheqin vëmendjen nga krimi dhe korrupsioni që për çdo ditë po ju del në shesh, po mundohen të krijojnë përçarje etnike mes qytetarëve. Ata natën vendosin shkrime në tabela në gjuhë të huaja kinse largohet gjuha shqipe dhe ditën…
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut, Zlatko Perinski të hënën në Vranje do të marrë pjesë në Konferencë me rastin e shpalljes së thirrjes së parë për projekt propozimet për Programin Ndërkufitar Serbi-Maqedoni e Veriut 2021-2027 në kuadër të Instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA III), njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Konferencën, e cila organizohet nga Ministria e Integrimeve Evropiane e Serbisë, do ta hapin ministrja serbe e Eurointegrimeve, Tanja Mishçeviq, ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut, Zllatko Perinski, kryetari i Vranjes, Slobodan Milenkoviq dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuel Zhiofre. Ministria…
Prioriteti kryesor i jashtëm – politik i Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut është integrimi i plotë në Bashkimin Evropian, dhe ai proces është kyç për realizimin e interesave kombëtare, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi, në intervistën për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE, njoftoi MPJ. Lidhur me bllokadën nga Bullgaria, Mucunski thekson se Qeveria mbetet në qëndrimin për vonesë në zbatimin e ndryshimeve kushtetuese. Duke folur për procesin e integrimeve evropiane, ai vëren se ka “bilateralizim të padrejtë dhe standarde të dyfishta që janë bërë pjesë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin…
Mickoski sërish u gjunjëzua para Gashit, i cili nuk respekton Rregulloren e Ligjit për Mbrojtësit, akuzojnë nga LSDM. “Sipas Rregullores së Kuvendit, pasi kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti, dje nuk caktoi debat për këtë ligj brenda 24 orëve, Afrim Gashit e ka obligim ta bëjë këtë. Gashi meqë për sot ka caktuar seancën e Komisionit për Financim dhe Buxhet lidhur me huamarrjen nga banka hungareze, duhet të caktojë edhe seancën e këtij komisioni. A do të gjunjëzohet sërish Mickoski dhe do të mbyllet para Gashit për injorimin e Rregullores për arsye politike? A…
Aktakuza e ngritur të mërkurën për rastin e Banjskës, duket se do t’i hap rrrugë disa hetimeve të reja. Një ndër to janë tenderët të cilët i ka fituar nga institucionet publike kompania “RAD D.O.O”, e cila është bërë pjesë e aktakuzës. Kjo kompani që për pronar ka Radulle Steviq, poashtu i akuzuar, përmendet në pjesën e aktakuzës e cila ndërlidhet me shpërlarje të parave. Përmes kompanisë “RAD D.O.O”, sipas Prokurorisë Speciale, Milan Radojiçiq, i ka siguruar paratë për ta blerë armatimin me të cilin u realizua sulmi i 24 shtatorit, që bazuar në aktakuzë, kishte synim që ta aneksonte…
Ish-drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare (AKVSH)ka dal me një reagim ndaj ministrit të Kulturës, Ljutkov. Ja reagimi i plotë: Me date 12.09.2024 është publikuar një artikull me titull “Ne ansambel jane shpenzuar para pa arsye, tani do te shpallet konkursi peer punesimin e 33 artisteve, deklaroi ministri ” Shkrimi është publikuar pas vizitës së ministrit në Qendrën Kombëtare të Konservimit gjatë pyetjeve gazetareske. Gjatë dhënies së deklaratës së tij janë bërë një sërë gënjeshtrash, fyerjesh dhe deklaratash shpifëse. Sipas Ljutkovit, unë si person përgjegjës i kam shkaktuar një dëm të madh kulturës, se nuk kam bërë një…
Aksidenti tragjik dhe dy viktimat nga rrëzimi I avionit ushtarak bullgar, kanë ndikuar që Presidenti Bullgar Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij të mos marrin pjesë në paraqitjen e Baletit dhe Operas Kombëtare në Operën e Sofjes – ka deklaruar Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova pas takimit në Sofje me homologun e saj, Rumen Radev. Por, Presidentja Siljanovska, beson se takimi I sotëm me Radevin do të sjellë rezultate pozitive. GORDANA SILJANOVSKA – PRESIDENTE E RMV-së “Kjo ditë sërish konfirmon se afërsia jonë nuk është e rastit. Fati na ka bashkuar këtu. Treguam se fjala është më e rëndësishme dhe…
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës priti një delegacion të nivelit të lartë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut për një vizitë zyrtare dyditore. Sipas komunikatës për media të BQK-së, guvernatori Ahmet Ismaili me zëvendësguvernatorët dhe bashkëpunëtorë priti delegacionin e kryesuar nga guvernatorja Angelovska-Bezhoska e shoqëruar nga zëvendësguvernatori Bajrami dhe ekipi i tyre. Qëllim i kësaj visite ishte zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet dy bankave qendrore në disa fusha të rënndësishme, duke përfshirë mbikëqyrjen finances, stabilityin financiar dhe kornizsën macroprundale, systememet e pagesave duke përfshirë integrimin në SEPA, mbrojtjen e atoriot atoriot de edukimin financiar. |Vizita filloi me…
As kreu i Kuvendit Afrim Gashi, nuk thirri seancën e Komisionit për politika sociale në Kuvend për të proceduar më tej ligjin për branitellat. Këtë nuk e bëri as kryetarja e komisionit Ilire Dauti e cila një ditë më parë deklaroi se sa të jetë ajo kryetare e këtij komisioni, ky ligj nuk do të jetë pikë e rendit të ditës. Megjithatë, Rregullorja e re parashikon që në rast se komisioni nuk thirret në afat prej 24 orësh nga detyrimi me të cilin njoftohet se nevoja për ndryshimin e ligjit është miratuar, seancën duhet ta thirr kreu i Kuvendit. Nga…
Të gjitha 80 komunat në vend kanë aplikuar në thirrjen publike të Qeverisë për financim për realizimin e projekteve infrastrukturore në komunat në mbarë vendin me para nga buxheti i shtetit. Janë dorëzuar 357 aplikacione, që do të thotë se secila komunë ka aplikuar me më shumë projekte, njoftoi sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski. “Në këtë fazë të parë do t’i mbështesim komunat me afër 100 milionë euro dhe nga viti i ardhshëm do të jenë në dispozicion edhe 250 milionë euro të tjera për kohën kur planifikohet thirrje e re. Vlerësimi pritet të përfundojë për jo më…

