Shëndetësia me LSDM dhe BDI u shkatërrua. Klinikat dhe spitalet, pacientët dhe mjekët e ndjenë mbi kurrizin e tyre kriminogjenitetin e LSDM-së dhe BDI-së, të cilët në plan të parë e vendosin përfitimin personal në vend të shëndetit të qytetarëve. Sipas informacioneve që i kemi dhe sipas kontrolleve të bëra nga FSSH dhe institucionet tjera kompetente, janë vërejtur akte të shumta arbitrariteti në institucionet shëndetësore, të cilat padyshim shpesh kanë qenë rezultat i interesit personal, tha deputeti nga VMRO-DPMNE, Bojan Stojanoski.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar blerje të barnave që nuk janë në listën e barnave të përcaktuara me akt të përgjithshëm të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, për të cilat Ministri i Shëndetësisë jep pëlqimin, por për të njejtat IPSH nuk ka siguruar miratim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi edhe atë në këto IPSH:Shtëpia e Shëndetit – Gostivar, Strugë, KU e kardiokirurgji shtetërore – Shkup, KU për nefrologji – Shkup, KU për psikiatri – Shkup, Spitali klinik – Tetovë, Spitali i përgjithshëm – Strugë, Spitali i përgjithshëm – Strumicë, Spitali i përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar – Dibër.