Në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për aktivitetet e ndërmarra për shkëputjen e Marrëveshjes për dhënien me qira të hapësirës administrative-të biznesit ndërmjet HEJ DOOEL Shkup dhe Shoqatës Aksionare për organizimin e lojërave të fatit, Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo marrëveshje, e cila u arrit gjatë qeverisë së kaluar, shkaktoi polemika të forta dhe shuma të larta jorealiste me çrast u përmendën edhe interesa të caktuara fitimprurëse. Kontrata është me vlerë prej 2.26 milion euro në periudhë prej disa viteve.
Author: Jeta almakos
Ambasadori bullgar Zhelazko Radukov dje gojarisht është njoftuar për notën e protestës, brifojnë burime në MPJ. Sipas informacioneve, nota ka qenë gojarisht, kështu që ambasadori nuk ka pasur formë të shkruar të notës, ndërsa me këtë demantohen edhe një pjesë e raportimeve mediatike se ajo do të dërgohet në rrugë diplomatike. Reagimi i MPJ-së sonë vijoi pas mungesës së flamurit shtetëror të Maqedonisë në takimin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova me kolegun e saj bullgar Rumen Radev në Sofje. Ajo në intervistë televizive tha se ka qenë në dilemë dhe ka vendosur që të mos bëjë skandal. Shefi i diplomacisë Timço…
ABETARE-ja e unifikuar për herë të parë shpërndahet edhe në shkollat e Zhelinës! Sot, në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë dhe në shkollën “Pashko Vasa” në Grupçin, për herë të parë pas 20 viteve, e shpërndamë Abetaren e parë shqipe e cila është e vetmja Abetare e unifikuar për të gjithë nxënësit shqiptarë ngado që mësojnë shkronjat shqip. Ky trendë shënon histori në sistemin arsimorë të këtij shteti, do të vazhdojë tek çdo shkollë e tek çdo nxënës”, shkruan kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.
Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 10 milionë euro përmes bashkëpunimit me Zyrën rajonale të Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS), mjete këto me të cilat do të punohet në prandalimin e ndotjes së ajrit. Ky projekt me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari ka kaluar edhe në séancën e sotme të Qerverisë, njoftojnë nga shgërbimi për informim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Projekti i titulluar “BE për ajër të pastër”, parashikon që periudhën e ardhshme në disa institucione shëndetësore të vendit, sikurse: 1. Poliklinika Bitpazar; 2. Poliklinika Çento; 3. Poliklinika e Draçevës; 4. Poliklinika…
E Majta paralajmëron padi ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për siç thonë ata se po mban të bllokuar propozim-Ligjin për branitellat. Sipas tyre, Rregullorja e Kuvendit i mundëson Gashit të thërras Komisionin për politikë sociale, demografi dhe të rinj që të procedon më tej ligjin i cili është propozuar nga LSDM-ja dhe që gëzon mbështetjen edhe të VMRO-DPMNE-së dhe Të Majtës. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi gjatë procedurales së deputetit majtist u përgjigj se një gjë të tillë nuk e lejon Rregullorja pasi kreu i Kuvendit obligohet të thërras mbledhjen e trupit punues kur atë nuk e bën kryetari…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler. Siç informoi ministri në Facebook, ata diskutuan për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, integrimin tonë evropian dhe nevojën për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. “Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA në proceset reformuese dhe demokratizimin e vendit tonë. Shkëmbyem mendime mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe mënyrat për t’i forcuar më tej ato në kuadër të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara. Rikonfirmuam se aleanca jonë…
Fushatë kundër bizneseve shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Afishe të shpërndara nëpër Shkup ku bëhet thirrje që të mos blihet nëpër marketet me pronarë shqiptarë. Si cak i këtyre sulmeve ishin marketet Kipper dhe Kit-Go, pronare që është Viva Fresh. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dënuan këtë fushatë duke thënë se kjo dokukuri është tejet shqetsuese. “OEMVP dënon ashpër dukuri të këtilla të cilit do lloj qofshin ato. E sidomos për kompanitë që punojnë me ndershmëri dhe kryejnë obligime tatimore ndaj shtetit, nga të cilët tatime përfiton edhe ai vet që e bën një marrëzi të këtillë. Kur…
Doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodica zbuluan dhe parandaluan një tentativë për kontrabandë me bizhuteri ari, të cilën dy shtetas turq që udhëtonin me një makinë me targa franceze u përpoqën ta fusnin në shtet pa e deklaruar. Gjatë kontrollit të udhëtarëve, në çantën e dorës të shoferit, në një kuti plastike u gjetën 7 byzylykë ari me një masë totale prej rreth 285 gramësh. Vlera totale e byzylykëve është 2.8 milion denarë, ndërsa taksat e shmangura janë rreth 706 mijë denarë. Byzylykët e arit janë mbajtur përkohësisht dhe ndaj pronarit do të niset procedurë përkatëse. Gjithashtu gjatë javës së kaluar,…
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i VLEN Arben Taravari me qëndrime të ndryshme nëse Ligji për branitellat duhet të gjendet në rend të ditës në Komisionin për politikë sociale. Kryetarja e Komisionit nga radhët e Frontit Europian, Ilire Dauti paraprakisht refuzoi që ta vendos këtë pikë në rend të ditës. Nëse propozim ligji nuk vendoset në rend të ditës nga ana e kryetares, Rregullorja e re e Parlamentit mundëson që kryeparlamentari Afrim Gashi këtë ta bëjë. Megjithatë është e sigurt që kjo nuk do të ndodh. Propozimin e parashtroi deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovsla, ndërsa nga partia përsëritin se nëse…
Kandidatë për marrjen e patentës së shoferit ankohen se një aplikacion i njohur me teste praktike online i njohur si avtoskolaonline.mk, në versionin shqip kërkon para, ndërsa në versionin maqedonisht është falas. Ky është aplikacioni praktik privat për qasje dhe parapërgatitje për patent shoferin, që një periudhë të gjatë bën këtë manipulim diskriminues. Kandidatët shqiptarë kanë shprehur ankesa përmes një reagimi për INA, duke nxjerrë të vërtetën se si ndodhë mashtrimi. “Po ju drejtohem për të shprehur një shqetësim që lidhet me mënyrën e funksionimit të një aplikacioni që përdoret për përgatitje për testin e lejes së vozitjes në Maqedoninë…
Sipas të dhënave më të reja të Eurostat, 30.004 qytetarë të Maqedonisë për herë të parë kanë marrë leje për qëndrim në vendet anëtare të BE-së në vitin 2023. Kjo paraqet rritje krahasuar me 2022 kur 29.591 qytetarë të Maqedonisë kanë marrë leje të tillë. “Nga numri i përgjithshëm, 13.730 persona kanë marrë leje për arsye familjare, 1.028 për arsim dhe 2.535 për shkaqe të tjera”, – Eurostat. Të dhënat tregojnë se konsiderueshëm është rritur interesi për qëndrim në BE. Në rajon, më shumë leje për në BE në 2023 kanë marrë qytetarët e Serbisë, ndërsa gjithsej 50.933 persona nga…
Kompania greke Aegean Airlines do të ndërpresë fluturimet e saj mes Shkupit dhe Sarajevës nga 29 nëntori, pak më shumë se një vit pas lidhjes së dy qyteteve. Gjithashtu është anuluar shitja e biletave për sezonin veror 2025. Kompania e fluturimeve nuk e komentoi vendimin e saj për anulimin e fluturimeve. Lidhja mes Shkupit dhe Sarajevës me këtë linjë ajrore ishte bërë për herë të parë pas trembëdhjetë viteve.

