Author: Jeta almakos

Kur bëhet fjalë për të rinjtë, nuk duhet të ketë politikë. Politikat rinore duhet të jenë prioritet, ndërsa Ligji për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore, duhet të përditësohet vazhdimisht. Këto ishin disa nga konkluzionet e debatit të parë publik të përbërjes së re të Klubit parlamentar për Çështjet dhe Politikat Rinore. Zëvendësministri i Politikës Sociale Gjoko Vellkovski tha se mungesa e funksionimit të një sistemi në vend ka detyruar shumë të rinj të largohen nga vendi. “Sot kemi demografi që nënkupton ulje të natalitetit, shkolla me më pak se 20 mijë nxënës të regjistruar në paralelet e shkollave…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri bullgar Bojko Borisov pret kërkim falje nga Shkupi dhe dorëheqje të zëvendës kryeministrit Aleksandar Nikollovski, pasi ky i fundit bullgarët i quajti të pacivilizuar. Nëse nuk ndodh kjo, Borisov porositi që as presidenti bullgar, as kryeministri dhe as ministrat nuk duhet të takohen dhe të bisedojnë me përfaqësues të qeverisë në Shkup. Bojko Borisov “Vërtetë tani shpejtë kanë hyrë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk i kanë të qarta punët rreth protokolleve shtetërore. Ajo është e shkruar qartë, për takim miqësor, për zyrtar, për punë, por le të themi se këtu nuk kanë përvojë.…

Lexo më Shumë

Qytetarët vlerësojnë se heqja e balancuesit do t’i dëmtonte edhe më shumë shqiptarët, ashtu siç janë dëmtuar deri më tani. Ka mjaft prej tyre që nuk e besojnë se balancuesi mund të hiqet, por ka edhe nga ata që mendojnë se pushteti bën çfarë të dojë dhe nuk i merr aspak parasysh mendimet e tyre. Një nga qytetarët e intervistuar nga televisioni Shenja tha se maqedonasit po regjistrohen si shqiptarë, e shqiptarëve po iu mbetet të bëhet vetëm kondukter të autobusave dhe asgjë tjetër. Qytetar “Ligjin, ata kur të dojnë, si të dojnë bëjnë marrveshje. Kryesorja për popull asgjë nuk…

Lexo më Shumë

LIDERËT E BALLKANIT PERËNDIMORË NË DREKË ME VON DER LEYEN Kryeministri Hristjan Mickoski po qëndron në Burksel, vizitë e cila do të zgjasë deri të premten. Sot kryeministri dhe liderët tjerë nga Ballkani Perëndimorë do të marrin pjesë në një drekë të organizuar nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Më pas, kryeministri Mickoski do të ketë takim edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel më pas me komisionerin evropian për zgjerim, Oliver Varheji. Gjithashtu është planifikuar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit Gert Jan Kompan. Në…

Lexo më Shumë

Polici i cili ishte pjesë e sigurimit të kryeministrit Hristijan Mickoski e që sulmoi një polic tjetër para një kafeneje në Shkup është liruar nga përgjegjësia nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, akuzoi sot opozita, shkruan Alsat. Ngjarja ndodhi në shkurt të vitit 2024, kur një inspektor i departamentit të tregtisë së paligjshëm të drogës u sulmua teksa po kryente aksion për arrestimin e trafikantëve të drogës. “Truprojën e Hristijan Mickoskit, polici Ivica Bishovski, i cili rrahu një polic tjetër para kafenesë “Mosh” në Shkup, Toshkovski e shpalli të pafajshëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkurt të…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski është në qendër të vëmendjes për keqpërdorime gjatë mandatit të tij në qeverisjen e kaluar LSDM-BDI. “Ljupço Don Nikolovski për tre vjet e gjysmë që ishte ministër i Bujqësisë ka shpenzuar 976.199 denarë në bare dhe restorante. 976.199 denarë kur i ndajmë në 42 muaj, arrijmë në shumën prej 23.400 denarë, para që Don Nikolovski i ka shpenzuar për lokale. Këtë e paraqesim në këtë mënyrë që vetë Don Nikollovski ta kuptojë se ka shpenzuar një rrogë në muaj nëpër lokale, me të cilat jetojnë familje të tëra në këtë vend. Don Nikolovski në vitin…

Lexo më Shumë

Në llogaritë hynin para për kujdestari derisa drejtorët e institucioneve publike shëndetësore janë kënaqur në plazh, ndërsa ndërkohë borxhi publik i institucioneve shëndetësore ishte në rritje të vazhdueshme, shkruan Alsat. Të punësuarit kanë marrë rroga edhe në bazë të marrëveshjeve kolektive që nuk ekzistonin, ndërsa paratë janë derdhur në institucionet publike shëndetësore përmes prokurimit publik, si dhe përmes shtesave për pushim mjekësor, thekson drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski. “Mbase ju kujtohet, në vitin 2022, një drejtoreshë e Klinikës ka paguar kujdestari duke postuar foto se ka qenë me pushime në Turqi, ose nuk e di diku tjetër.…

Lexo më Shumë

Paraditen e sotme inspektuam aktivitetet e ndërtimit për ndërtimin e një hapësire të re parkimi në rrugën e Gabreshit në Autokomandë. Me zbatimin e këtij projekti, ne ofrojmë 58 vende të reja parkimi. Zgjidhja e problemit të mungesës së parkingjeve në Autokomandë mbetet një nga prioritetet kyçe të bashkisë. Duke përfunduar me ndërtimin e këtij parkimi që në fillim të mandatit tim, ne kemi siguruar më shumë se 150 vende të reja parkimi për banorët e Autokomandës. Po ashtu, një ekip nga komuna në bashkëpunim me institucionet kompetente po punojnë me përkushtim në realizimin e studimit të trafikut që do…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka pritur sot ish ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. “Shkupin e kam në zemër. Se ndaj dot nga Tirana.” Këto ishin fjalët e para të Arbenit, sapo hyri në zyrën time, ka shkruar Mexhiti. “Sot përmbylla ditën me një takim shumë të veçantë me një mik të çmuar, ish-ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Çejkun, i cili më vizitoi për të më uruar për detyrën e re. Biseda jonë filloi në derë, ende pa u ulur mirë. Qëndronim në këmbë dhe thelloheshim në bisedë, si të ishim duke udhëtuar prapa në…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ngriu balansuesin dhe punësimet me përkatësi etnike deri në një vendim të ri nga kjo Gjykatë. VLEN për këtë vendim fajëson pushtetin e kaluar që sipas tyre tentojnë të krijojnë probleme ndëretnike për destabilizim. Ata shtojnë se do të zgjidhin këtë problematikë me ndonjë ligj të ri pasi sipas tyre BDI nuk është marrë siç duhet me këtë çështje. Reagimi i plotë: VLEN reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ngrirjes së të ashtuquajturit balancues. Ky vendim është frymëzuar nga nevoja…

Lexo më Shumë

Veprime dhe plane konkrete në drejtim të reformimit reale të sistemit gjyqësor, e jo vetëm dokumente të nënshkruara dhe të arkivuara ka kërkuar sot ambasadorja amerikane në SHBA, Angela Ageler. Gjatë fjalimit të mbajtur në ngjarjet ku u prezantuan rekomandimet dhe plani i veprimit për përmirësimin e gjendjes në gjyqësor nga koalicioni “Të gjithë për një gjykim të drejtë”, Aggeler tha se, reforma dhe transparenca më e madhe në gjyqësor janë shumë të rëndësishme, duke theksuar përpjekjet dhe angazhimin e SHBA-së gjatë tri dekadave duke folur për reforma në shtetin ligjor dhe trajnimin e prokurorëve publik dhe gjyqësorin. Kjo sipas…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar në Tetovë ish-funksionarët partiakë. Lajmi është komunikuar nga sekretari gjeneral i kësaj partie, Faton Ahmeti. “Së bashku me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dhe Sekretarin Organizativ, z. Blerim Bexheti, takuam kryetarët e degëve, dhe një pjesë të funksionarëve dhe ish funksionarëve të nivelit qendror. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike më e organizuar në hapësirën shqiptare, në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vazhdojmë të organizohemi edhe më fuqishëm së bashku me popullin në mbrojtje të legjitimitetit!”, ka shkruar Ahmeti.

Lexo më Shumë