Author: Jeta almakos

OSMANI E HOXHA PYESIN VLENIN NËSE KA NEVOJ PËR ZGJEDHJE NËSE LEGJITIMITETI TA JAPN PARTITË MAQEDONE Nga kush fitohet legjitimiteti, Bekim qoku thotë se atë mund të ta japën edhe partitë maqedoni, Deklarat djeshme e Bekim Qokut se Legjtimitetin partitë shqiptare përveç se mund ta marrin nga populli atë ata mund ta marrin nga partia maqedone e cila fiton zgjedhjet dhe më pas bën përzgjedhjen se cilën parti shqiptare mund të merr për partnerr të koalicionit ka shkaktuar reagime të shumta tek përfaqësuesit e Frontit europian. Ish Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka reaguar në rrjetin social Facebook duke pyetur koalicionin Vlen se kujt i duhen zgjedhjet…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në një intervistë për gazetën LAJM, ka hedhur poshtë akuzat për përgatitjen e skendarëve për destabilizimin e vendit, siç akuzon kryeministri Mickoski. Ademi tha se, burimi për destabilizimin e vendit duhet të kërkohet te Qeveria aktuale, a cila po nëpërkëmbë vullnetin politik të shqiptarëve, duke i diskriminuar ata në çdo aspekt. “Nëse BDI dhe “Fronti Evropian” shqyrton mundësi që të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat demokratik për të përcuar mesazhin e vetë politikë në aspect të respektimit të legjitimitetit në radhë të parë, por edhe cështjeve tjera të rëndësishme, sic është cështja e gjuhës, cështja e…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar përmes një statusi në Facebook për situatën momentale në Gjykatën Kushtetuese ku u zhvillua debate mbi “Balanserin” dhe u soll miratimi që balanser dhe punësime në baza etnike të mos ketë deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Lloga shkruan se tashmë elita politike maqedonase po përdor këtë gjykatë që me vendime të majorizoi shqiptarët, pasi me procedura në kuvend nuk munden. “Të gjitha nismat që lidhen me çështjet e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, përdorimin e gjuhës shqipe dhe çështje të tjera etnike në favor të komuniteteve jomaqedonase do të kenë të…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në një intervistë për gazetën LAJM, ka deklaruar se organizimi i protestave kundër shkeljes së vullnetit politik të shqiptarëve, është pjesë e agjendës së opozitës shqiptare. “Jo ne aspak nuk kemi hequr dorë. Nuk besoj se nga radhët e “Frontit Evropian”, dikush ka përcaktuar datë se kur do të fillojnë protestat, por ne e kemi thënë se edhe protestat janë në agjendë, edhe cështja e protestave nuk përjashtohet. Prar, po e them janë në agjendë, nuk hequr dorë nga protestat dhe ende nuk e kemi rend ditë për shqyrtuar si pikë ku, si, në cfarë…

Lexo më Shumë

MINT Fintech Group me krenari njofton opinionin se është një partner i argjendtë i edicionit të 45-të të Festivalit Ndërkombëtar të kamerës filmike  Vëllezërit Manaki. Kjo ngjarje historike, e cila feston artin dhe vizionin në botën e kinemasë, është një platformë ku kreativiteti dhe inovacioni shkojnë dorë për dore. Si një kompani që vë në fokus inovacionin dhe zhvillimin teknologjik, MINT Fintech Group beson në mbështetjen e nismave kulturore dhe artistike që pasurojnë shoqërinë. Angazhimi ynë ndaj inovacionit financiar dhe zgjidhjeve moderne teknologjike reflektohet edhe në partneritetin tonë me festivalin, i cili nxjerr në pah rëndësinë e frymëzimit pas çdo…

Lexo më Shumë

“Urime dhe SMS dygjuhëshe për deputetët!” Kjo as që i ndodhi Tagliatit. Faleminderit Zhmicko, faleminderit DPMNE”- ka shkruar sot në Facebook deputeti dhe kryetari i Levicës(E Majta), Dimitar Apasiev. Reagimi i tij erdhi pasi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi filloi praktikën e informimit të deputetëve me mesazhe në dy gjuhë. Gashi ka bërë edhe betimin si kryetar i Kuvendit për herë të parë në historinë e Maqedonisë në gjuhën shqipe. Nga partia ekstreme maqedonase thonë se kjo është hera e parë në historinë e Kuvendit të Maqedonisë që njoftime të tilla janë dygjuhëshe.(INA)

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot njoftoi se gjatë qëndrimit të tij në Bruksel do të përcjell zhgënjimin e qytetarëve maqedonas dhe do të prezantojë të ashtuquajturin propozimin francez plus “Unë nuk po udhëtoj atje për të paraqitur planin, por Plani i Rritjes është në agjendë. Do të ha një drekë pune me Presidentin e vjetër dhe të ri të KE-së, von der Leyen. Nëse është fjala për procesin e integrimeve evropiane, unë jam ai që duhet të mbroj interesat tona kombëtare maqedonase. Tani kemi më shumë argumente. Ne duam të përcjellim zhgënjimin që ndjejnë qytetarët maqedonas atje,…

Lexo më Shumë

“Në seancën e djeshme të Qeverisë morëm vendim për prishjen e kontratës së qirasë mes kompanisë HEJ SHPKNJ (pronë e deputetit të BDI-së) dhe Shoqatës Aksionare Lotaria Shtetërore. Përmes kësaj kontrate ishte projektuar vjedhje masive dhe pastrim i miliona eurove nga ana e funksionarëve të lartë të BDI-së”, ka shkruar Mexhiti. “Kthim mbrapa nuk ka. Epideminë e bixhozit do ta luftojmë deri në fund, ndërsa skemat korruptive të kazinomanëve të politikës do t’i shkatërrojmë pa kompromis. Ky është vetëm fillimi. Kulla e ndërtuar me letra bixhozi do të shembet shpejtë, ndërsa projektuesit e saj do të japin llogari përpara ligjit…

Lexo më Shumë

Mbi 35 milionë denarë janë ndarë për rinovim të sallave të sportit në territorin e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Ky vendim është marrë në seancë qeveritare, ndërkaq procedurën për furnizim publik për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm do ta realizojë Ministria për Sport. Janë përcaktuar edhe projektet për të cilat parashihet të shkojnë mjetet në fjalë: Ndërtimi i sallës së sportit të Akademisë Ushtarake në Shkup – Aerodrom, Sanimi i sallës së sportit Rasadnik – Kisella Vodë, Sanimi i sallës së sportit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Sanimi i sallës së sportit në komunën e Radovishit, Sanimi…

Lexo më Shumë

Kushtet për avancim në pozitat mësimore-shkencore në universitetet e Maqedonisë do të përforcohen me Ligjin e ri për arsimin e lartë i cili është në fazën e hartimit, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska Ajo, në emisionin “Analiza TV24” theksoi se nga stafi mësimdhënës sërish do të kërkohet që të botojë punime në revista me faktor impakti, dhe kjo, thotë Janevska, është një nga kriteret që vlerësohet gjatë renditjes së universiteteve në listën e Shangait. “Pas ndryshimit të qeverisë pas revolucionit shumëngjyrësh, u miratua një ligj që uli në mënyrë drastike kriteret e avancimit në profesionet mësimore-shkencore dhe…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për aktivitetet e ndërmarra për shkëputjen e Marrëveshjes për dhënien me qira të hapësirës administrative-të biznesit ndërmjet HEJ DOOEL Shkup dhe Shoqatës Aksionare për organizimin e lojërave të fatit, Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo marrëveshje, e cila u arrit gjatë qeverisë së kaluar, shkaktoi polemika të forta dhe shuma të larta jorealiste me çrast u përmendën edhe interesa të caktuara fitimprurëse. Kontrata është me vlerë prej 2.26 milion euro në periudhë prej disa viteve.

Lexo më Shumë

Ambasadori bullgar Zhelazko Radukov dje gojarisht është njoftuar për notën e protestës, brifojnë burime në MPJ. Sipas informacioneve, nota ka qenë gojarisht, kështu që ambasadori nuk ka pasur formë të shkruar të notës, ndërsa me këtë demantohen edhe një pjesë e raportimeve mediatike se ajo do të dërgohet në rrugë diplomatike. Reagimi i MPJ-së sonë vijoi pas mungesës së flamurit shtetëror të Maqedonisë në takimin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova me kolegun e saj bullgar Rumen Radev në Sofje. Ajo në intervistë televizive tha se ka qenë në dilemë dhe ka vendosur që të mos bëjë skandal. Shefi i diplomacisë Timço…

Lexo më Shumë