Ambasadori bullgar Zhelazko Radukov dje gojarisht është njoftuar për notën e protestës, brifojnë burime në MPJ. Sipas informacioneve, nota ka qenë gojarisht, kështu që ambasadori nuk ka pasur formë të shkruar të notës, ndërsa me këtë demantohen edhe një pjesë e raportimeve mediatike se ajo do të dërgohet në rrugë diplomatike. Reagimi i MPJ-së sonë vijoi pas mungesës së flamurit shtetëror të Maqedonisë në takimin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova me kolegun e saj bullgar Rumen Radev në Sofje. Ajo në intervistë televizive tha se ka qenë në dilemë dhe ka vendosur që të mos bëjë skandal.
Shefi i diplomacisë Timço Mucunski i cili e shoqëroi presidenten në Sofje sqaroi se pse nuk kanë reaguar aty për aty dhe përsëriti se Bullgaria e ka shkelur protokollin e dakorduar.
Nga opozita akuzuan se presidentja nuk është e denjë për funksionin e saj.
Autoritetet bullgare mbeten në qëndrimin se vendosja e flamurit shtetëror nuk ishte e detyrueshme sepse vizita nuk ishte zyrtare por me karakter joformal.