Ish-ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski është në qendër të vëmendjes për keqpërdorime gjatë mandatit të tij në qeverisjen e kaluar LSDM-BDI.
“Ljupço Don Nikolovski për tre vjet e gjysmë që ishte ministër i Bujqësisë ka shpenzuar 976.199 denarë në bare dhe restorante. 976.199 denarë kur i ndajmë në 42 muaj, arrijmë në shumën prej 23.400 denarë, para që Don Nikolovski i ka shpenzuar për lokale. Këtë e paraqesim në këtë mënyrë që vetë Don Nikollovski ta kuptojë se ka shpenzuar një rrogë në muaj nëpër lokale, me të cilat jetojnë familje të tëra në këtë vend. Don Nikolovski në vitin e parë të ministrisë së tij ka shpenzuar 294.780 denarë para publike në bare dhe restorante, ndërsa në vitin e fundit parazgjedhor 2023 gjithsej 377.700 denarë”, theksoi deputeti i VMRO-DPMNE, Brane Petrushevski.
Sipas tij, në tavolinën e Don Nikolovskit shpesh ishin gjellët si muskujt e viçit, salmon i tymosur, karkaleca deti dhe ushqime të ndryshme deti, si dhe piheshin edhe verëra të shtrenjta si Alshar, me çmim prej 3500 denarë për shishe.
“Don Nikolovski i shpenzoi paratë e njerëzve pa falje në seancat e pijetoreve, ndërsa në anën tjetër me hipokrizi thoshin se punonin për popullin. Kjo është shthurja dhe hipokrizia e LSDM-së. Nesër dhe në ditët në vijim do ta ekspozojmë plotësisht Don Nikolovskin dhe mënyrën e tij luksoze të jetesës dhe të udhëtimit”, theksoi Petrushevski.(INA)