Author: Jeta almakos

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media ka reaguar sot ndaj koalicionit VLEN se kumtesat e tyre kundër BDI-se po i shkruan VMRO-DPMNE. Arsye për këtë është bërë një kumtesë ku siç thonë nga BDI është lëshuar nga VLEN mirëpo në fund të saj shkruan “Përkthejeni në shqip”, që do të thotë se autori i kumtesave nuk është shqiptar. Reagimi i plotë: Sot, servilët politik shqiptarë, të cilat kanë hyrë në qeveri përmes mbështetjes së partive maqedonase, kanë lëshuar një deklaratë të pabazuar kundër BDI-së dhe liderit tonë, Ali Ahmeti. Ajo që është më shqetësuese është një gabim…

Lexo më Shumë

Në statusin e tij të fundit në Facebook, ish kryeministri Nikolla Gruevski ka kujtuar disa incidente të rënda me avion nga koha kur ishte ministër dhe kryeministër. Pas 24 vitesh nga incidenti i parë, kur gomat e avionit qeveritar shpërthyen gjatë ngritjes nga Vjena, Gruevski përshkroi se si pilotët u informuan nga kolegët e tyre dhe se si aeroporti në Londër shpalli gjendje emergjente. Nga statusi i Nikolla Gruevskit në Facebook Duke punuar si ministër dhe kryeministër, kam pasur disa situata të incidenteve më të rënda të aviacionit me avionët zyrtarë të qeverisë, disa edhe me ato komerciale. Pikërisht 24…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti thotë në një intervistë se “të martën do të shfuqizohen një pjesë e kazinove online”. “Në seancën e radhës pritet që të shfuqizohen kazinotë online të ofruara në mënyrë të kundërligjshme, me të cilat do t’i tërheqim kazinotë nga fëmijët tanë nga shtëpitë tona”, thotë Mexhiti për Radion Evropa e Lirë. Aktualisht Mexhiti shoqëruar nga një delegacion qeveritar po qëndron në ShBA, si pjesëmarrës në Asamblenë e OKB-së.

Lexo më Shumë

Maqedonia mbetet në pozitë status-quo në rrugën drejt BE-së, ndërsa gjithnjë e më e sigurt po bëhet që Shqipëria në muajt e ardhshëm do të fillojë që të hap kapitujt negociues. Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se “Shqipëria do të na tejkalojë” duke numëruar edhe pesë vende që na lanë pas. “Ishim në grup me Rumaninë dhe Bullgarinë…që të dalim nga ai grup, më pas ishim me Kroacinë, që të dalim edhe nga ai grup, më pas me Serbinë dhe Malin e Zi, që edhe ai grup të na tejkalojë, e më pas me Shqipërinë, ndërsa tani ja edhe Shqipëria do…

Lexo më Shumë

Nuk e kishte menduar kurrë, se ai, miku i tij i afërt do arrinte deri në atë pikë sa të thurte një plan djallëzor, në skenarin e të cilin viktimë ishte poeti i mirënjohur, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Lirim Alija. Alija është i njohur për tekstet e këngëve të grupit muzikor Elita 5, mes tyre dhe kënga e famshme “Al Kapone”. Skenari i mashtrimit të Lirimit nga mësuesi nga Divjaka Bledi Filipi, filloi në vitin 2022, kur 43-vjecari i premtoi një vend pune në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe ndihmën e tij në botimin e një libri. Më…

Lexo më Shumë

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët në mbledhjen e zhvilluar mbrëmë, vendosi për organizimin e Konferencës së Asamblesë së Gruas më 6 tetor 2024, në Shkup. “Asambleja e Gruas është organi i radhës që do të riorganizohet në kuadër të Aleancës për Shqiptarët, duke forcuar më tej rolin e grave në politikë dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në vendimmarrje. Asambleja synon të sjellë një energji të re dhe ide inovative për avancimin e çështjeve gjinore dhe sociale brenda partisë. Një vendim tjetër i rëndësishëm i kryesisë i marrë në mbledhjen e mbrëmshme përfshin organizimin e Kuvendeve të Degëve të Aleancës…

Lexo më Shumë

Ne nuk do të lejojmë që një kazino tjetër të mbijë në Strugë dhe të ndalojë lojërat e fatit në afërsi të shtëpive dhe shkollave tona, porositën banorët e Strugës nga protesta e sotme, kundër hapjes së një kazinoje tjetër të re në kompleksin e ndërtesave në hyrje të qytetit. Ata thonë se kanë parashtruar kërkesë për pezullimin e punimeve pranë institucioneve kompetente në komunë dhe ministritë përkatëse “Këtu në këtë kompleks apartamentesh na hapet kazino..Nuk duhet të flas se cilat janë përfitimet, e cilat janë gjërat e këqija nga kjo kazino. Të gjithë kemi fëmijë, nipër. Ne kemi bërë…

Lexo më Shumë

VLEN përshëndet vendimin e qeverisë për vendosjen e marzhës për “shportën e vjeshtës”, respektivisht ngrirjen në 10% të marzhës së përfitimit për 73 produkte. Koalicioni paralajmëron se kufizimi i marzhës për produkte të caktuara do të vazhdojë edhe në periudhat e festave fetare si për Ramazan, Pashkë dhe Krishtlindje me çmime të kufizuara për lehtësimin e qytetarëve. VLEN “Sipas statistikave të fundit, kostot e jetesës po rriten, por ne nuk e lejojmë që qytetarët tanë të lihen në margjinat. Ne jemi këtu për të vepruar! Vlerësimet tregojnë se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kostot për ushqim dhe pije…

Lexo më Shumë

Frika e kësaj udhëheqësie të kriminalizuar të BDI-së nga ndjekja penale i detyron ata t’i japin vetes autogola, vlerëson Koalicioni VLEN. Sipas tyre, nuk ka manipulim më të madh sesa kur klika e BDI-së e akuzon VLEN-in për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, përbërja e së cilës është zgjedhur me propozim dhe pajtim të Ali Ahmetit. VLEN “Për më tepër, iniciativa e Komisionit për Antikorrupsion për kontestimin e punësimeve mbi bazë të balancuesit, pra sipas përkatësisë etnike, është parashtruar në kohën kur Nuri Bajrami, baxhanaku i Talat Xhaferit, ishte anëtar i këtij komisioni. As Artan Grubi, si ish-ministër për Sistem Politik…

Lexo më Shumë

New York Times i ka kushtuar një artikull mundësisë së krijimit të një shteti të stilit të Vatikanit në Shqipëri. Sipas NYT kryeministri Edi Rama dëshiron t’u japë anëtarëve të Bektashinjve enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Kleriku mysliman që përgatitet të udhëheqë atë që, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, do të bëhet shteti më i vogël në botë, ka plane të zbehta për vendin e ri të vogël. Shteti i tij mysliman në Tiranë do të jetë një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit që do të kontrollojë territorin…

Lexo më Shumë

Nga Njesiti i Zjarrfikësve të Tetovës thonë se deri në orën 20:15 kanë intervenuar duke pompuar ujë nga 13 shtëpi në Reçicë të Vogël ku janë përmbytur oborret, bodrumet dhe katet përdhesë të objekteve. “Shtëpi të përmbytura, garazhe, oborre dhe rrugë janë dëmet nga stuhia që ka përfshirë sonte Tetovën”, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave. Si pasojë e stuhisë, e cila është përcjellë me reshje shiu, breshër dhe bubullima, një pjesë e rrugëve janë përmbytur, veçanërisht afër kazermës në hyrje të Tetovës. “Në rrugën përballë kazermës, garazhet dhe oborret janë të përmbytura, ndërsa pronarët po vendosin barriera të përshtatshme…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave dhe Bursa e Maqedonisë në periudhën e ardhshme në mënyrë aktive do të punojnë në zhvillimin e tregut sekondar për tregtimin e letrave me vlerë për rritjen e numrit të pjesëmarrësve dhe gjetjes së interesit të tyre në këtë drejtim. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në Konferencën vjetore të 23-të të Bursës së Maqedonisë, e cila po mbahet sot në Ohër. “Bursa është vend ku takohen investitorët, vend ku qarkullon kapitali, me ç’rast është shumë e rëndësishme që të krijohen kushte për hyrjen e sa më shumë pjesëmarrësve. Bursa është vend ku…

Lexo më Shumë