Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi hulumtimin e parave të ndarë gjatë kohës së pandemisë. Ai tha se, në seancë qeveritare do të formohet trup i cili do të hetojë si dhe në çka është ndarë ndihma pa kritere gjatë kohës së krizës së pandemisë, duke shtuar se, populli duhet ta dijë se ku janë harxhuar paratë e tyre. “Në periudhën vijuese, në seancë qeveritare do të formojnë trup të tillë, i cili do t’i hetojë në detaje të gjitha këto indicie, përkatësisht gjithë atë që e kemi në dispozicion dhe jo vetëm aty por edhe në Fondin e njohur në opinion…
Author: Jeta almakos
Asgjë nuk duhet besuar nga Serbia. Kjo është bindja e avokatit të autorizuar nga familja Hajrizi për të kthyer trupin e pajetë të Faton Hajrizit. Avokati Arianit Koci kishte thënë se do të kthehet me kufomën në Kosovë, por kësaj here kthehet i vetëm pasi, siç ka deklaruar, situata është komplekse dhe po luhet një lojë politike në Serbi për këtë çështje. Koci tregoi për kërkesën e re dhe të vonuar që ka Beogradi për çështjen Hajrizi. Koci ka kërkuar nga zyrtari në fjalë t’i mundësohet nënës së Fatonit ta shoh kufomën, por i ishte thënë se ishte e pamundur,…
Arben Fetai, për 22 vite qeverisje të BDI-së, në Akademinë e Shkencave është punësuar një shqiptar, nga gjithsej 63 të punësuar (numrat e vitit 2022). Ky institucion që paguhet nga taksat tona nxorri enciklopinë famëkeqe që fyu tërë kombin shqiptar, poashtu gjatë qeverisjes së BDI-së. Të njëjtit të paftyrë e paskan sulmuar nismën e Koalicionit VLEN për themelimin e Akademisë Shqiptare për Shkenca dhe Art. Sikur të kishin një trohë njerëzi, këta do kërkonin falje për veprat e tyre dhe do heshtnin edhe për 22 vite tjera.
Kryetari i ZNAM, Maksim Dimitrievski ka kritikuar idenë e VLEN për krijimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Artit, përcjell TV21. Dimitrievski në reagimin e tij thotë se ASHAM është akademi e vetme dhe se nuk lejon paralelizëm. “Shkenca nuk duhet të politizohet apo etnizohet, ajo ka gjenezën dhe vazhdimësinë e saj. Përpjekjet dhe idetë e këtilla janë rezultat i populizmit paszgjedhor. Në Maqedoni ekziston ASHAM, si një Akademi e vetme që është e të gjithëve dhe nuk lejohet asnjë paralelizëm. Partnerët në qeveri nga VLEN duhet të drejtohen nga rritja ekonomike dhe zhvillimi i shtetit, për jetë më e…
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, ka dhënë një vërejtje se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka humbur interes për ndërtimin e Korridorit të 8-të dhe po i jep prioritet Korridorit 10. Korridori i 8-të duhet të lidhë portin italian të Barit dhe atë shqiptar të Durrësit me Shkupin, Sofjen dhe Detin e Zi ndërsa ajo e Korridorit 10-të lidh Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. MANUEL SARAZIN, EMSAR I GJERMANISË PËR BALLKANIN PERËNDIMOR “Korridoret e transportit në Evropë janë në kompetencën e Brukselit. Në kapacitetin tim personal, besoj se nuk është në…
Një kompani e ndërlidhur me ministren e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në vitin 2016 dhe 2017 ka shkaktuar borxh për rrymë të papaguar ndaj kompanisë shtetërore MEPSO prej rreth një milion euro, tha sot në një konferencë për media Metodija Ilievski nga LSDM. Siç shtoi ai, bëhet fjalë për kompaninë “ENG service trade”, themeluese dhe një nga menaxheret e së cilës ishte Bozhinovska. METODIJA ILIEVSKI, LSDM “Bozhinovska, e cila konsiderohet partnere e Mickoskit në energjetikë, nga kryeministri u prezantua si eksperte dhe menaxhere e lartë në këtë industri. Bozhinovska, e cila fshehu dhe fsheh se ka pasaportë…
VMRO-ja ka reaguar pas nismës për themelimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut nga partnerët e saj në koalicion. Sipas partisë së drejtuar nga Hristijan Mickoski, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë së Veriut (MANU) është i vetmi institucion që bashkon mendimin shkencor maqedonas dhe në përbërjen e saj ka shkencëtarë nga bashkësitë e ndryshme etnike. Shkenca nuk është diçka që duhet dhe mund të politizohet dhe etnizohet, thekson VMRO-ja, ndërsa jep një koment në lidhje me formimin e Akademisë së Shqiptarëve. VMRO-DPMNE “Na gëzon fakti që partitë shqiptare në Qeveri kërkojnë…
Dashnim Hebibi, Preshevë Kufiri Miratoc ( Lugina e Preshevës) me Llojan ( Maqedoni e Veriut) ende i mbyllur! Gjithandej Serbisë ka kufinjë të vegjël me shtetet që kufizohet, ndërsa Lugina e Preshevës, duhet të vuaj dhe të vuaj. Kufiri është mbyllur prej vitesh. Përveç lidhjeve farefisnore, banorë të shumtë të kësaj ane kanë edhe pronat e tyre andej e këndej kufirit e të cilat nuk munden t`i punojë për shkak të ndalesave të qarkullimit të lirë. Tani në këtë sezonë vere, kur kanë ardhur shumë mërgimtarë dhe duan të shkojnë në Maqedoni të Veriut edhe pse shtëpitë shihen nga të…
Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Vetëm nesër në orët e pasdites në disa vende vranësirat do të rriten, veçanërisht në zonat malore ku do të ketë kushte për shi afatshkurtër. Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike nesër dhe të martën do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar veriore (në disa vende mbi 60 km/h). Moti sot është me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 32 deri 39 gradë. Në Shkup mban mot me diell dhe i nxehtë…
Vetëm 13 vjeç ka qenë pacientja më e re që vitin e kaluar iu bë abort në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup. Sipas të dhënave nga Shoqata Maqedonase e Gjinekologëve dhe Obstetërve, në vitin 2023 ka pasur rreth tre herë e gjysmë më shumë aborte në krahasim me vitin 2020 në të njëjtën klinikë. Gjatë katër viteve, në këtë Klinikë janë kryer gjithsej 2.626 aborte, dhe numri është rritur çdo vit nga viti 2020 deri në vitin 2023. Në vitin 2020 janë kryer 324 aborte, në vitin 2021 kishte 554, në vitin 2022 kishte 615, ndërsa vitin…
Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar ndaj idesë së VLEN për formimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art, përcjell TV21. Nga partia në pushtet komentuan idenë e partnerit të koalicionit duke thënë se problemet dhe sfidat duhet të adresohen “në interes të shtetit të përbashkët dhe patriotizmit të përbashkët, por jo në dëm të institucioneve të përbashkëta, por brenda tyre”. Reagimi i plotë i VMRO-DPMNE-së: Akademia e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë (ASAHM) është i vetmi institucion që bashkon mendimin shkencor maqedonas dhe në përbërjen e saj ka shkencëtarë nga bashkësitë e ndryshme etnike. Kriteri për anëtarësim në Akademinë…
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Mbrojtjes së Natyrës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot në një ngjarje në Park – pyllin Gazi Babë zytarisht promovoi fillimin e fushatës së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor “Vepro tani, për natyrën”. Fushata, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të zbatohet përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë gjithë vitit dhe ka për qëllim që të inkurajojë sjellje pozitive dhe të përgjegjshme në natyrë, të inkurajojë vullnetarizmin dhe kujdesin ndaj natyrës, që do të…

