Deputeti i VMRO-së Mile Lefkov akuzoi ish-ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska se ka shpenzuar para publike gjatë udhëtimit të saj zyrtar katërditor në Londër vitin e kaluar. Sipas pretendimeve, në Londër ish-ministrja ka shpenzuar para për veshje dhe dhurata nga kartela zyrtare. Lefkov gjithashtu tha se ky është vetëm një nga skandalet në të cilat ka marrë pjesë ish-ministrja dhe ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikojnë edhe disa raste të tilla në të cilat janë shpërdoruar para nga thesari i shtetit.
“Në dyqanin Gift Galore në Londër, 89 £ janë shpenzuar për një top futbolli City Football dhe arushë pelushi Paddington Bear, të dyja të paguara me kartelë zyrtare Visa. Mania e blerjeve të Biserës nuk u ndal me kaq, por vazhdoi në dyqanin e famshëm të valixheve Samsonite ku ministrja vendosi të rinovohet me dy valixhe, një e madhe në shumën 219 paund nga kartela zyrtare dhe një më e vogël nga e njëjta linjë në shumën prej 59 paund të paguara nga fondet zyrtare. Natyrisht, për ta quajtur Bisera Antoaneta, shpenzimet duhej të vazhdonin. Ajo përdori paratë publike për të bërë pazar në “Mark and Spencer”, ku shpenzoi 42 £ për çorape dhe streçe, të paguara me para në dorë nga fondet zyrtare”, tha Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.