Gjashtëdhjetë zyrtarë, dhjetë gjyqtarë, dhjetë prokurorë publikë, dhjetë deputetë, dhjetë ministra, dhjetë kryetarë komunash dhe dhjetë persona, pozicionet e të cilëve si kryetarë komunash janë ndërprerë në vitin 2025, do të përfshihen në Planin vjetor për monitorimin e gjendjes pronësore dhe ndeshjes së interesave të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2026, dhe emrat e tyre do të përcaktohen muajin e ardhshëm. KShPK në seancën e sotme të 26-të e miratoi planin vjetor për monitorimin e gjendjes pronësore dhe ndeshjes së interesave për vitin 2026, ndërsa kryetari i tij Adem Çuçul tha se i ka marrë parasysh rekomandimet…
Author: Jeta almakos
Sonte shënohet dita e fundit e Bazarit të Fundvitit në Çair, i cili do të përmbyllet me një mbrëmje festive dhe koncert artistik në Sheshin Skënderbeu. Organizatorët kanë përgatitur një program të pasur muzikor, duke e kthyer këtë mbrëmje në një festë të vërtetë për qytetarët. Nga ora 18:00 deri në 20:00, atmosfera festive do të krijohet me muzikë nga DJ Miran, ndërsa pas orës 20:00 do të nisë koncerti artistik, ku në skenë do të performojnë emra të njohur të skenës muzikore shqiptare dhe vendore. Para publikut do të ngjiten Miranda Hashani, Valon Suma, Lindita Purelku, Konkordia Band, Lorena…
Në ditën e fundit të këtij viti dhe në natën e Vitit të Ri, moti do të jetë i ftohtë me temperaturë ditore që në disa vende do të mbeten nën zero gradë. Do të fryjë erë e fortë deri në veriore dhe vende-vende do të ketë kushte për reshje bore, njofton DPHM. Të enjten dhe të premten do të vazhdojë moti i ftohtë me temperatura minimale që do të jenë negative kudo, ndërsa lokalisht do të zbresin nën minus 10 gradë. Nga e premtja dhe në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje…
Më 29.12.2025 në orën 17:30 në Strugë, oficerët e policisë nga DPB Strugë kanë ndaluar E.G. (32) nga fshati Frangovë, Strugë. Gjatë një kontrolli në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 23.838 copë mjete të ndryshme piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse./Telegrafi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Sipas rezultatit preliminar, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, me 433 mijë e 394 vota. E dyta radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 184 mijë e 318 vota, për t’u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 119 mijë e 201 vota. Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.
Kur flasin veprat, zhurma politike hesht. Sot Tetova flet vetë. Bulevardi që lidh qytetin me Porojin, Xhepçishtin dhe Tearcën është realitet dhe dëshmi e qartë se me VLEN-in zhvillimi nuk mbetet vetëm fjalë. Për muaj me radhë u përpoqën ta relativizojnë çdo vepër, ta quajnë propagandë dhe ta shesin stagnimin e tyre si politikë. Sot realiteti i ka demantuar vetë. Ajo që deri dje quhej “rrugë që nuk çon askund”, sot shihet nga të gjithë si një nga arteriet kryesore të qytetit, një e vërtetë që nuk do kallauz. Nën udhëheqjen e Bilall Kasamit, Tetova ia ka mësyer zhvillimit. Qyteti…
Rrjeti telemetrik sizmologjik njofton se mbrëmë është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut. “Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e saj, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, mbrëmë në orën 22:06 regjistroi një tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në zonën epiqendrore Peshtani-Ohër-Strugë, afërsisht 103 km në jugperëndim të Shkupit. Tërmeti ishte me një magnitudë lokale Rihter prej ML2.8. Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe zonën përreth me…
Rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike nuk mund të shmangej, thotë kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimoski, në një intervistë për “360 Gradë”. Sipas Bislimoski-t, duhet të tregohet mirëkuptim për “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV) sepse kompania shtetërore, siç thotë ai, duhet të qëndrojë në këmbë të shëndosha. “Në atë pjesë ku rregullojmë çmimet, në pjesën e tarifave të rrjetit, ulëm çmimin për transmetim dhe shpërndarje dhe në tërësi e ulëm me 5 përqind sepse kishte hapësirë për ta ulur. Ulëm edhe çmimin e MEPSO-s, ulëm edhe çmimin e ‘Electrodistribucija’, ulëm edhe çmimin e MEMO-s.…
Fondi Pensional i Republikës së Maqedonisë njofton të gjithë përfituesit e pensioneve se fondet e nevojshme për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2025 janë siguruar plotësisht. Si institucion përgjegjës për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor dhe të sigurimeve shoqërore për pensionistët, Fondi ka përfunduar me kohë të gjitha përgatitjet për zbatimin e pandërprerë të pagesës së pensioneve. Për këtë qëllim, janë siguruar fonde në shumën totale prej 9.289.521,686.00 denarë (nëntë miliardë e 289 milionë e 521 mijë e 686 denarë) për gjithsej 340.156 përfitues të pensioneve. Meqenëse 1 janari është ditë…
Personat e arrestuar janë të moshës 19 deri 31 vjet, kurse një pjesë e tyre, sipas informacioneve, janë të njohur për autoritetet policore të atjeshme. Rrahja brutale mes dy grupeve emigrantësh, shqiptarë dhe maqedonas, e ka shqetësuar opinionin e atjeshëm të qytetit Italian, Peruxha. Incidenti ka nsiur në një cafe-bar në rajonin “San Sisto”, kurse ka përfunduar me një kaos të vërtetë në rrugë, me ç’rast disa persona janë lënduar ndëras 11 të tjerë janë arrestuar. Sipas informacioneve të para nga hetimi, konflikti nuk ishte planifikuar prej më parë, por kishte eskaluar në momentin kur njëri prej tyre kishte shkrepur…
“Shpërthimi i bulevardit “Video Smilevski Bato” dhe lidhja e tij funksionale me fshatrat Poroj dhe Xhepçisht, deri në Jazhincë, përbën një projekt shumë të rëndësishëm për lehtësimin e komunikacionit tejet të ngarkuar në këtë zonë. Ky investim do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të rajonit, duke krijuar kushte më të favorshme për qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve. Njëkohësisht, projekti do të nxisë zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, duke u mundësuar fermerëve qasje më të shpejtë në tokat e tyre dhe në tregje. Kjo rrugë do të kontribuojë në zgjerimin urban të qytetit drejt kësaj ane, duke e…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka një “marrëdhënie të shkëlqyer” me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ka bërë të ditur se do të diskutojë vendosjen e mundshme të forcave turke në Gaza gjatë takimit të tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu. “Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Erdogan dhe do të flasim për këtë. Dhe nëse është mirë, mendoj se është mirë”, tha Trump kur u pyet nëse pret që trupat turke të stacionohen në Gaza si pjesë e forcës ndërkombëtare të stabilizimit (ISF) të kërkuar në planin e tij të armëpushimit prej…

