Sonte shënohet dita e fundit e Bazarit të Fundvitit në Çair, i cili do të përmbyllet me një mbrëmje festive dhe koncert artistik në Sheshin Skënderbeu. Organizatorët kanë përgatitur një program të pasur muzikor, duke e kthyer këtë mbrëmje në një festë të vërtetë për qytetarët.
Nga ora 18:00 deri në 20:00, atmosfera festive do të krijohet me muzikë nga DJ Miran, ndërsa pas orës 20:00 do të nisë koncerti artistik, ku në skenë do të performojnë emra të njohur të skenës muzikore shqiptare dhe vendore.
Para publikut do të ngjiten Miranda Hashani, Valon Suma, Lindita Purelku, Konkordia Band, Lorena Beadini dhe Duo Skupi, të cilët pritet të sjellin një repertor të larmishëm dhe festiv për të gjitha moshat.
Mbrëmja festive mbahet sot, më 30 dhjetor 2025, në Sheshin Skënderbeu në Çair. Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje dhe ta përmbyllin së bashku Bazarin e Fundvitit, nën tinguj muzike, drita festive dhe një atmosferë të ngrohtë fundviti.
Data 09.11.2026
Aktuale
- Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari, dyshohet për trafikim emigrantësh përmes skemave të vizave
- Lajm i mirë për shoferët: Nafta dhe benzina ulen deri në 7 denarë për litër!
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës të mbahet vetëm maqedonisht, zgjidhja e Shasivarit është hibride
- Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre
- “Nipi juaj është në rrezik për jetën!” – Mashtruesit u zhvasin kursimet të moshuarve në Shtip
- Rasti tragjik i Arlinda Zekajt: Ministria e Familjes në kërkim të përgjegjësive
- Arkin Jahiji mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës së Bërvenicës
- Skandali i Jensen Huang: Hetimi i bordit dhe pasojat për Nvidia



