Kur flasin veprat, zhurma politike hesht. Sot Tetova flet vetë. Bulevardi që lidh qytetin me Porojin, Xhepçishtin dhe Tearcën është realitet dhe dëshmi e qartë se me VLEN-in zhvillimi nuk mbetet vetëm fjalë.
Për muaj me radhë u përpoqën ta relativizojnë çdo vepër, ta quajnë propagandë dhe ta shesin stagnimin e tyre si politikë. Sot realiteti i ka demantuar vetë. Ajo që deri dje quhej “rrugë që nuk çon askund”, sot shihet nga të gjithë si një nga arteriet kryesore të qytetit, një e vërtetë që nuk do kallauz.
Nën udhëheqjen e Bilall Kasamit, Tetova ia ka mësyer zhvillimit. Qyteti po lidhet, po hapet dhe po merr frymë ndryshe, sepse më në fund ka dikush që punon për të çdo ditë.
Ndryshimi nuk bëhet me zhurmë, por me punë të përditshme. Dhe kur puna flet, thashethemet bien vetë.
VLEN vazhdon përpara, pa u ndalur te zhurma, pa humbur kohë me justifikime. Sepse Tetova po ndryshon dhe këtë s’ka kush që e ndal.
Data 12.11.2026
Aktuale
- Reagimi i fortë i Abdixhikut ndaj akuzave për bashkëshorten e tij
- Zvonko Veselinoviq largohet për në Turqi në mes të arrestimeve në Serbi
- Njomza nënë për herë të dytë, zbulon emrin unik të djalit të porsalindur
- Quo vadis revolucion?
- Presidenti turk bën thirrje për botë më të pastër, më të gjelbër dhe më të drejtë për brezat e ardhshëm
- Ganimete Musliu flet hapur për zgjedhjen e saj të jetës: Pse nuk është bërë nënë?
- Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur
- Agjencia e Inteligjencës: Nuk kishim informacione për ALTA Bankën që do të kërkonin njoftimin e krerëve të shtetit



