Personat e arrestuar janë të moshës 19 deri 31 vjet, kurse një pjesë e tyre, sipas informacioneve, janë të njohur për autoritetet policore të atjeshme. Rrahja brutale mes dy grupeve emigrantësh, shqiptarë dhe maqedonas, e ka shqetësuar opinionin e atjeshëm të qytetit Italian, Peruxha.
Incidenti ka nsiur në një cafe-bar në rajonin “San Sisto”, kurse ka përfunduar me një kaos të vërtetë në rrugë, me ç’rast disa persona janë lënduar ndëras 11 të tjerë janë arrestuar.
Sipas informacioneve të para nga hetimi, konflikti nuk ishte planifikuar prej më parë, por kishte eskaluar në momentin kur njëri prej tyre kishte shkrepur një foto nga celulari. Përplasaj verbale kishte përfunduar në rrahje masive, në të cilën ishin përdorur karrige, tavolia si dhe shkopinjë të gjatë mbi 60 centimetra. Në incident poashtu ishin përfshirë edhe disa shtetas rumunë.
Situata në mënyrë plotësuese ishte përkeqësuar, kur 2 pjesëmarrës në përleshje fizike, duke tentuar të largohen, me veturë e kishin goditur një shtetas të maqedonisë, i cili kishte marrë fraktura të rëndë në të dyja këmbët. I njëjti më pastaj ishte hospitalizuar në spitalin e qytetit Peruxha.
Policia akoma është duke e hetuar rastin në fjalë, sidomos shoferin dhe bashkëudhëtarët që ishin në makinë, në mesin e të cilëve ndodhet edhe një person i mitur. (plusinfo)
Data 09.11.2026
Aktuale
- Rënia e çmimeve të derivateve: Çfarë na pret në të ardhmen?
- 21-vjeçari në Kumanovë sulmon një roje sigurie në kazino
- Qeni kafshon 7-vjeçarin pranë Xhamisë së Larme në Tetovë
- Arrestohet 24-vjeçari në Tetovë, nëna e denoncoi për dhunë
- 43-vjeçari nga Gradeci denoncon se u rrah në një banesë në Gostivar
- Mickoski i thotë “JO” shqipes në një pjesë të provimit të jurisprudencës: Proceset gjyqësore vetëm në maqedonisht!
- 37-vjeçari nga Tetova dërgohet pa shenja jete në spital, mjekët konstatojnë vdekjen
- Në mesnatë, një nga uljet më të mëdha të çmimit të benzinës dhe dizelit



