Author: Jeta almakos

Në ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10D, të cilat po realizohen nga konsorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka”, gjatë muajit nëntor 2025 kanë qenë të angazhuar gjithsej 2.131 persona, përfshirë punonjës të kontraktorit kryesor, nënkontraktorëve, ofruesve indirektë të shërbimeve dhe kontraktorëve të specializuar. Sipas Raportit të Mbikëqyrjes për progresin e punimeve, të publikuar nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore në terren janë përdorur gjithsej 1.290 njësi pajisjesh. Sipas raportit, gjatë nëntorit të vitit të kaluar kontraktorit i janë paguar një miliardë e 150 milionë denarë. Në këtë periudhë janë kryer kryesisht hulumtime gjeoteknike, projektim dhe përgatitje të specifikimeve teknike…

Lexo më Shumë

Në Tetovë kanë filluar punimet për prishjen e Tregut të Grave, aty planifikohet në ndërtohet parking. Ky aksion vjen pak javë pasi tregtarët protestuan para Myftinisë së Tetovës, pasi kjo e fundit u kishte dërguar njoftim që t’i lirojnë këto hapsira që janë në pronësi të saj. Tregtarët u shprehën të revoltuar pasi siç thanë mbi 30 vite shesin në këto hapsira dhe me të ardhurat mbajnë familje. Sipas tyre, edhe afati i dhënë ishte shumë i shkurtër, siç theksuan nuk mund t’i shesin mallrat për kaq shpejtë. Myftiu i Tetovës Selver Xhemaili, pas takimit me shitësit, theksoi se ata…

Lexo më Shumë

Dr. Ali Shaath filloi zyrtarisht detyrën si kryetar i Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), duke thënë se veprimi i tij i parë ishte miratimi dhe nënshkrimi i deklaratës së misionit të komitetit, transmeton Anadolu. “Sot, si veprimi im i parë zyrtar, miratova dhe nënshkrova Deklaratën e Misionit të NCAG-së, duke konfirmuar mandatin tonë qeverisës dhe parimet e funksionimit”, tha Shaath vonë të shtunën në një deklaratë në rrjetin social amerikan X. Ai tha se NCAG-ja është “e autorizuar nga Rezoluta 2803 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Plani i Paqes me 20 pika i presidentit Donald J.…

Lexo më Shumë

Detaje të reja po dalin në dritë dy javë pas ndërhyrjes historike të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, që çoi në kapjen e presidentit Nicolás Maduro. Sipas një investigimi të agjencisë së lajmeve Reuters, rezulton se Diosdado Cabello, ministri i Brendshëm dhe njeriu më i fuqishëm i sigurisë në regjimin e vjetër, kishte mbajtur kontakte sekrete me Uashingtonin muaj para operacionit. Ky zbulim është tronditës, pasi Cabello jo vetëm që ishte krahu i djathtë i Maduros, por ai vetë është i akuzuar për narkotrafik në SHBA dhe mbi kokën e tij rëndon një shpërblim prej 25 milionë dollarësh. Duket se…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria, përveç ndërtimit të çerdheve, shkollave, sallave sportive, autostradave dhe hekurudhave, është duke shlyer edhe borxhet e trashëguara nga Qeveria e mëparshme. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me euroobligacionin e ri, gjatë vizitës së tij në shkollën fillore të zgjeruar “Bllazhe Koneski” në Komunën e Aerodromit, Mickoski theksoi se në janar të vitit të kaluar janë kthyer 500 milionë euro nga një euroobligacion i marrë nga Qeveria e kaluar. “Përveç faktit që ne po ndërtojmë objekte të tilla – çerdhe, shkolla, salla, autostrada dhe hekurudha – ne po i kthejmë edhe borxhet e…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit këtë vit, si masë për mbrojtjen e mjedisit, do të japë subvencione për inverterë, biçikleta dhe pastrimin e oxhaqeve. Në programin për mbrojtjen e mjedisit janë parashikuar subvencione prej 20.000 denarësh për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes, për blerjen e klimave inverter. Në buxhetin për vitin 2026 për këtë masë janë parashikuar katër milion denarë, që do të thotë se subvencione do të ketë për 200 familje. Për blerje të biçikletave është përcaktuar shuma maksimale prej 5.000 denarësh për person. Në buxhetin për këtë masë janë parashikuar dy milion denarë, që do të thotë se do të…

Lexo më Shumë

Nikolla Lakiq, kirurg kardiovaskular nga Lubjana, Ugolino Livi, kardiokirurg nga Italia dhe Hugon Mozhina, specialist internist dhe specialist për mjekim intensiv nga Lubjana, janë tre ekspertët e huaj, të cilët do të konsultohen për rastet e intervenimeve të panevojshme kardiovaskulare, kupton MIA. Sipas ekspertëve tanë, problemi është se në këtë grup nuk ka kardiolog intervenues, i cili në fakt jep diagnozën, pa angazhimin e një eksperti të tillë, tek ekspertët tanë paraqitet dyshimi. Sidomos në lidhje me ekspertin e tretë të huaj, dr. Mozhina, i cili është internist. Është e paqartë edhe pse aq gjatë pritej për ekspertët e huaj.…

Lexo më Shumë

Gati 40 mijë euro dënime ka shqiptuar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari operatorëve të ushqimit, në kuadër të inspektimeve të jashtëzakonshme në markete dhe hipermarkete. Siç thonë nga AUV, aksioni ka zgjatur nga 13 deri më 16 janar dhe janë kontrolluar 188 operatorë me ushqim të kësaj kategorie. “Tek 10 operatorë, në kontrolle janë vërtetuar shkelje të buta të sigurisë në ushqim dhe janë shqiptuar masa vërejtje, kurse tek dy marketë është të punësuarit nuk kanë libreza sanitare”, thuhet në njoftim. Ata shtojnë se te 6 markete nuk janë zbatuar procedurat për higjienë, kurse te 14 markete ka pasur ushqim…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka dalë me akuza ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ish-kryeministrit Zoran Zaev, duke u bazuar në dëshminë publike të mjekut dhe pronarit të Klinikës “Zhan Mitrev”. Në një konferencë për shtyp, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, deklaroi se Zhan Mitrev ka bërë të ditur në një intervistë për televizion kombëtar se gjatë kohës kur Filipçe dhe Zaev ishin në pushtet, ata e kanë kërcënuar dhe i kanë ushtruar presion me qëllim që t’ia marrin pronësinë e spitalit. Sipas Stojanoskit, në kulmin e një procesi gjyqësor kundër Mitrevit, institucionet shtetërore kanë bllokuar llogarinë personale të tij dhe llogaritë…

Lexo më Shumë

Emira Selimi, vajza që hapi bibliotekën e parë shqipe në Manastir, ka folur së fundmi për mbështetjen e vazhdueshme që biblioteka ka marrë nga Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani Drejtuesja e bibliotekës “Linkeskt, është shprehur se ambasadori, përveç përkrahjes institucionale, ka dhuruar edhe Abetaren e unifikuar për lexuesit e vegjël shqiptarë në Manastir, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e arsimit dhe kulturës së leximit në gjuhën shqipe. Selimi theksoi se Ambasadori Meidani, në krahasim me politikanë dhe përfaqësues të tjerë nga e kaluara të cilët “vinin dhe bënin fotografi dhe më pas nuk…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama thotë se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes të ngritur për rindërtimin e Gazës. “Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë”, shkroi Rama në Facebook. “Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në intervistën “1+1” në TVM2 duke folur për projektin “Safe City”, ka thënë se insistohet që nga fillimi që njoftimet me SMS nga policia të arrijnë edhe në gjuhën shqipe. Kjo sipas tij është folur edhe në takimin e fundit të liderëve të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski, të cilën e ka hapur njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami. “Meqë ka pasur edhe kërkesa tjera në lidhje me ‘Safe City’ që janë adresuar periudhën e fundit, ajo që duhet të japim përgjigje është se SMS porositë vijnë në gjuhë maqedone. Për neve…

Lexo më Shumë