Gati 40 mijë euro dënime ka shqiptuar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari operatorëve të ushqimit, në kuadër të inspektimeve të jashtëzakonshme në markete dhe hipermarkete.
Siç thonë nga AUV, aksioni ka zgjatur nga 13 deri më 16 janar dhe janë kontrolluar 188 operatorë me ushqim të kësaj kategorie.
“Tek 10 operatorë, në kontrolle janë vërtetuar shkelje të buta të sigurisë në ushqim dhe janë shqiptuar masa vërejtje, kurse tek dy marketë është të punësuarit nuk kanë libreza sanitare”, thuhet në njoftim.
Ata shtojnë se te 6 markete nuk janë zbatuar procedurat për higjienë, kurse te 14 markete ka pasur ushqim me afat të skaduar.
Po ashtu në kuadër të aksionit, nga operatorët janë marrë mbi 253 kilogram ushqim (mish, prodhime nga mishi dhe produkte të qumshtit).
Data 05.10.2026
Aktuale
- Së shpejti “Safe City” do të zbulojë motoçiklistët pa kokore
- Mickoski: Prioritet i kemi projektet, jo zgjedhjet e parakohshme!
- Mbeturinat e avionit të zhdukur: Një tragjedi në oqeanin Atlantik
- Kandidati për ambasador amerikan: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është në interes të SHBA-së
- Arrestime të reja në Lotarinë Shtetërore, dy persona dyshohen për përvetësimin e 80 milionë denarëve
- Prokuroria konteston ekspertizën për terapitë në “Onkologjia”
- Oferta vazhdon edhe në muajin e kursimit: Normë fikse e interesit deri në 3,65 % me depozitën promovuese nga ProKredit
- Mickoski për zgjedhje të parakohshme: Le t’i kërkojë opozita, Qeveria do të përgjigjet



