Në Tetovë kanë filluar punimet për prishjen e Tregut të Grave, aty planifikohet në ndërtohet parking.
Ky aksion vjen pak javë pasi tregtarët protestuan para Myftinisë së Tetovës, pasi kjo e fundit u kishte dërguar njoftim që t’i lirojnë këto hapsira që janë në pronësi të saj.
Tregtarët u shprehën të revoltuar pasi siç thanë mbi 30 vite shesin në këto hapsira dhe me të ardhurat mbajnë familje.
Sipas tyre, edhe afati i dhënë ishte shumë i shkurtër, siç theksuan nuk mund t’i shesin mallrat për kaq shpejtë.
Myftiu i Tetovës Selver Xhemaili, pas takimit me shitësit, theksoi se ata do të kenë kohë që deri në gusht të vitit të ardhshëm ta shfrytëzojnë vendin.
Ndryshe, në Tetovë në hapsirën e njohur si ‘Tregu i Grave’ çdo të enjte kur është ditë tregu vijnë tregtarë nga i gjithë vendi dhe shesin produktet e tyre.
Data 06.11.2026
Aktuale
- Kallas: BE-ja duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje për Ukrainën që ajo të mund të zbatohet
- Skandali i mishit të skaduar: Parregullsitë e Apetit në Durrës dhe Tivar
- Zyrtarish vihet në përdorim ndriçimi i ri i Urës së Gurit në Shkup
- Tragjedia në Prizren: 22-vjeçari humb jetën pas rënies nga lartësia me motor katër rrotësh
- Privohet nga liria personi që e detyronte nënën e tij të lypte, ngrihet kallëzim penal për „trafikim me njerëz“
- Çfarë po fsheh Rama? Mali i Zi lë pas Shqipërinë në rrugën drejt BE-së
- Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?
- Eksportet turke të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore rriten më shumë se katërfish në 5 vjet



