Author: Jeta almakos

Kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit, Gjorgjievski, zhvilloi një takim të hapur me banorët e komunës së Sarajit, duke përfshirë vendbanimet Saraj, Kondovë, Lubin dhe Rashçe. Qëllimi i këtij takimi ishte dëgjimi i shqetësimeve dhe problemeve të tyre nga afër. Në fjalën e tij, Gjorgjievski theksoi se ka ardhur fundi i ndarjeve dhe premtimeve boshe. “Tani është koha për punë, përkushtim dhe bashkëpunim të ndershëm, sepse vetëm së bashku mund t’ia dalim,” u shpreh ai. Ai premtoi se si kryetar i ardhshëm i Shkupit do të jetë i pranishëm në terren, gjithmonë pranë qytetarëve dhe problemeve të tyre konkrete.…

Lexo më Shumë

Më rrahu me shqelma, me shkundi, me kërcënime për përdhunim para policisë, tha kryetarja e komunës, Danella Arsovska këtë pasdite pasi doli nga spitali “8 Shtatori” ku u shtrua pas sulmit në Çair. Sulmuesi e kërcënoi atë dhe familjen e saj, djalin e saj, se do t’i vriste një nga një, por edhe këshilltarët të cilët pështynë mbi ta dhe i qëlluan me karrige dhe i quajtën me fjalë përçmuese. Ajo dhe këshilltarët e saj shkuan atje pasi denoncuan një person që po ndërtonte ilegalisht, duke vjedhur energji elektrike, ujë. Ai më sulmoi fizikisht duke më rrahur, duke më shkundur,…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, znj. Danella Arsovska, i ndodhur gjatë ushtrimit të detyrave të saj zyrtare në territorin e Komunës së Çairit. Aktet e dhunës, sulmet verbale dhe përpjekjet për të penguar zyrtarët institucionalë në kryerjen e obligimeve të tyre përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit demokratik dhe funksionimit të shtetit ligjor. Pavarësisht përkatësisë politike apo pozitës institucionale, asnjë zyrtar nuk duhet të jetë objekt i linçimit publik apo agresionit fizik dhe verbal. BDI e konsideron këtë akt të turpshëm dhe të papranueshëm, dhe u bën thirrje organeve kompetente që të…

Lexo më Shumë

Ministrja në detyrë e drejtësisë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë kërkesë zyrtare për transferimin e pesë të dënuarëve të rastit të Kumanovës nga Maqedonia e Veriut në Kosovë. Ajo përmes një letre zyrtare kohë më parë i ka kërkuar homologut të saj maqedonas që pesë të dënuarit të transferohen në burgjet e Kosovës, shkruan portali Paparaci . Kërkesa nuk është aprovuar. Bëhet fjalë për pesë të dënuarit për terrorizëm në rastin ‘Kumanova’ të 9 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë: Muhamet Krasniqi, Bajram Elshani, Bek Bajra, Betim Kabashi dhe Demë Shehu. Por kjo kërkesë…

Lexo më Shumë

Në shenjë kujtimi dhe nderimi për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, u mbajt një marsh simbolik nga Komuna e Çairit deri te memoriali i Srebrenicës në Parkun e Çairit, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe aktivistë. Në këtë ngjarje simbolike, që synon të ruajë gjallë kujtesën historike për një nga krimet më të rënda të luftës në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, fjalime mbajtën funksionarë të ndryshëm. Zëvendëskryeministri për Vetëqeverisje të Mirë, Arben Fetai, në fjalën e tij tha se është edhe më e dhimbshme kur qarqe të caktuara në rajonin tonë vazhdojnë të mohojnë gjenocidin. Arben…

Lexo më Shumë

Prokurori publik në detyrë inspektoi vendin e ngjarjes në Batincë ku vra një pjesëtar i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut. Zyra e prokurorit njoftoi se janë lëshuar urdhra dhe udhëzime për mbledhjen e provave. “Autori është identifikuar, por është në arrati dhe është në kërkim”, theksojnë nga Prokuroria. Më herët sot, u njoftua se sot, rreth orës 10:55 të mëngjesit, një burrë 49-vjeçar u soll në Spitalin e Qytetit me dy plagë në gjoks, pa shenja jete, pas një shkëmbimi zjarri në Batincë të Shkupit. Nga URMV konfirmuan se personi me iniciale A. M., i cili u vra në Batincë të…

Lexo më Shumë

Në tribunën shkencore dhe përkujtimore për 30 vjetorin e Gjenocit të Srebrenicës, e cila u organizua nga Organizata Kulturore Hhumanitare “Merhamet”, përpos fjalimeve që u mbajtë nga profesorët eminentët mbi këtë ngjarje makabre, e cila mori jetën e mbi 8000 myslimanëve boshnjak në vitin 1995, në këtë tribunë shkencore gjithashtu u prezantuan edhe veprat e botuara nga Logos-A, që janë të shkruara nga autorë boshnjak. Tribuna shkencore u drejtua nga Muhamed Jashari, i cili solli në vëmendje disa nga veprat më domethënëse të botuara nga Shtëpia Botuese Logos-A, që trajtojnë tragjedinë e Bosnjës dhe përpjekjet për ta dokumentuar dhe kuptuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur së fundmi në territorin e komunës që ai drejton, ku është përfshirë kryetarja e Qytetit të Shkupit, znj. Danella Arsovska. Përmes një deklarate zyrtare, Komuna e Çairit ka dënuar ashpër aktin, duke e cilësuar si një sjellje të papranueshme dhe cenim të rëndë të normave të një shoqërie demokratike dhe të civilizuar. Ngjarja nuk ka asnjë lidhje me institucionin tonë,” thuhet në deklaratë, ku theksohet se asnjë i punësuar apo funksionar i komunës nuk ka qenë i përfshirë apo i pranishëm në vendin e ngjarjes. Komuna…

Lexo më Shumë

Nga Armata e Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar se personi i vrarë sot në Batincë të Shkupit është pjesëtarë i Armatës, përcjell TV21. Armata shpreh ngushëllime për familjen e 50-vjeçarit, ndërkaq thekson se tashmë i ndjeri, nuk ishte në detyrë gjatë ngjarjes tragjike. “E njoftojmë opinionin publik se personi me inicialet A.M. nga fshati Batincë i Shkupit, i cili pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot iu nënshtrua plagëve, ishte pjesëtar i Ushtrisë. Shprehim ngushëllime të thella për familjen e të ndjerit. Gjatë ngjarjes tragjike, personi nuk ka qenë në detyrë ushtarake, por ka qenë duke shfrytëzuar një ditë të lirë.…

Lexo më Shumë

Në lidhje me iniciativën “Bota serbe” të presidentit Aleksandar Vuçiq, dua të deklaroj se çdo hap që shikon pas, dhe që i referohet një retorike të së kaluarës, mund të na shqetësojë dhe tingëllon alarmues, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë. Kështu u shpreh kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga agjencia BGNES se nëse “Bota serbe” përbën një problem sigurie për Shqipërinë dhe për Ballkanin. “Në interesin tonë është të arrihet progres në negociatat dypalëshe për njohje të ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe përparim e hapje të rrugës së Kosovës…

Lexo më Shumë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, me kancelarin austriak Christian Stocker në telefon të enjten, transmeton Anadolu. Sipas një noftimi nga Drejtoria turke e Komunikimeve, Erdoğan ka thënë se mundësia për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës nuk duhet të shpërdorohet dhe se dërgimi i ndihmës urgjente humanitare në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur është me rëndësi të madhe. Ai ka thënë se Turqia vazhdon përpjekjet e saj për të siguruar stabilitetin në Siri dhe se rritja e mirëqenies sociale dhe ekonomike është e rëndësishme…

Lexo më Shumë

Pas reagimit të diplomuarve nga Al-Azhar ndaj të ashtuquajturit “imam shqiptar” të vetshpallur, universiteti i njohur islamik dhe një nga autoritetet më të larta myslimane botërore reagoi edhe ndaj vizitës së “imamëve evropianë” në territoret e pushtuara palestineze, të udhëhequr nga Hassan Shallgumi. Al-Azhar shpreh indinjatën e thellë dhe dënon ashpër takimin e tyre me përfaqësues të regjimit sionist, duke e cilësuar si një akt që shpërfill vuajtjet e popullit palestinez, që po përballet me gjenocid dhe agresion të përgjakshëm për mbi 20 muaj. Në deklaratë thuhet se këta individë nuk përfaqësojnë Islamin, as muslimanët, dhe as mesazhin fisnik të…

Lexo më Shumë