Author: Jeta almakos

SHBA-ja ka vendosur sanksione sot ndaj Raportueses Speciale të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Francesca Albanese, duke përmendur si justifikim “përpjekjet e saj për të nxitur” veprime nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë, transmeton Anadolu. “Sot po vendos sanksione ndaj Raportueses Speciale të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Francesca Albanese, për përpjekjet e saj të paligjshme dhe të turpshme për të nxitur veprime (të GJNP-së) kundër zyrtarëve, kompanive dhe drejtuesve amerikanë dhe izraelitë”, shkroi Sekretari i Shtetit Marco Rubio në X. Duke akuzuar Albanesen për zhvillimin e një “fushate lufte…

Lexo më Shumë

Deputetja e VLEN-it, Kaltrina Beqiri, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së deputetëve të BDI-së në Parlament, duke i akuzuar për hipokrizi dhe mungesë të guximit moral në çështje që prekin interesin e shqiptarëve. Në një postim në Facebook, Beqiri ka kujtuar një sërë ngjarjesh tragjike dhe të dhimbshme për shqiptarët, duke ngritur pyetjen se ku ishte zëri i BDI-së në ato momente vendimtare. “A i patë ndonjëherë këto kukulla të BDI-së të bllokojnë foltoren e Parlamentit kur rriheshin dhe zvarriteshin motrat tona për rastin Monstra? Kur digjeshin pronat e shqiptarëve në lagjen Gjorçe Petrov? Apo kur nxënësit shqiptarë rriheshin nga…

Lexo më Shumë

Reagim edhe nga fqinjët. Ministria e Jashtme e Bullgarisë përshëndeti rezolutën e Parlamentit Evropian. Ministria thekson se çështjet që lidhen me identitetin dhe gjuhën duhet të jenë temë e diskursit shkencor dhe akademik, e jo objekt i vlerësimeve institucionale për përparimin drejt BE-së. Nga Bullgaria thonë se e mbështesin perspektivën evropiane të rajonit, por me respekt të rreptë të kritereve dhe detyrimeve të dakorduara, duke paralajmëruar se përpjekjet për përdorimin e institucioneve evropiane për qëllime të brendshme e minojnë besimin dhe i dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Lexo më Shumë

Zjarri afër fshatit Nikoliq në komunën e Dojranit, aktiv tashmë ditën e tretë, e kaloi kufirin dhe u zgjerua edhe në anën greke, ndërsa po intervenojnë forca zjarrfikëse tokësore dhe ajrore të Greqisë. Siç informojnë nga shërbimi zjarrfikës i Greqisë, zjarri është në rajonin e Liqenit të Dojranit afër Kilkis (Kukush), ndërsa po shuhet me 60 zjarrfikës me tre ekipe këmbësorike, 17 automjete, dy aeroplanë dhe një helikopter, ndërkaq po ndihmojnë edhe cisterna dhe automjete të komunës. Për zjarrin afër Dojranit, Greqia dërgoi dy aeroplanë zjarrfikës të llojit kanader CL-415 dhe dy automjete zjarrfikëse me tetë zjarrfikës, pas kërkesës bilaterale…

Lexo më Shumë

BDI e zgjodhi Elizabeta Dukovskën gjykatëse kushtetuese. Ajo më pas kërkoi që të kufizohet përdorimi i shqipes në institucione. BDI arriti të shfuqizojë Balancuesin përmes Gjykatës Kushtetuese, duke hapur rrugë për diskriminim në punësime. BDI e kundërshtoi shkarkimin e Dukovskës, edhe pasi ajo doli haptazi kundër dygjuhësisë. BDI votoi në Kuvend edhe për zgjedhjen e Darko Kostadinovskit, një tjetër figurë që nuk përfaqëson asnjë vlerë shqiptare. Tani, arkitektët e sulmit institucional ndaj gjuhës shqipe dalin me lot krokodili, duke aktruar si “mbrojtës”. Jo, nuk jeni mbrojtës, jeni tradhtarë me firmë dhe vulë. Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk falin: BDI është…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 8 korrik 2025 paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, të cilët dyshohen për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan. Ndaj pesë të dyshuarve, Gjykata në Lipjan ka caktuar masën e paraburgimit. Sipas Dosjes së Prokurorisë që “Betimi për Drejtësi” e ka siguruar nga burime brenda Prokurorisë, thuhet se më 7 korrik 2025, rreth orës 00:10 në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan, të pandehurit duke vepruar nga…

Lexo më Shumë

Në Rripin e Gazës, situata humanitare po përkeqësohet në mënyrë dramatike, ndërsa mjekët në spitale janë të detyruar të vendosin disa foshnje në një inkubator për shkak të mungesës së energjisë dhe karburantit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se mbi 130 foshnje të parakohshme janë në rrezik serioz për jetën, pasi spitalet kanë rezerva karburanti vetëm për disa orë të mbetura. Sipas raportimeve nga terreni, mungesa e karburantit po ndikon direkt në funksionimin e pajisjeve jetike, përfshirë inkubatorët, aparaturat për oksigjen dhe sistemet e ventilimit. Në një rast të dokumentuar, ndalimi i furnizimit me energji çoi në vdekjen…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova mori vendim për angazhimin e Ushtrisë në përballjen me zjarret. “Presidentja në përputhje me Ligjin për menaxhim me kriza, ka nënshkruar vendimin për përfshirjen e një pjese të Ushtrisë në shuarjen e zjarreve. Angazhimi i pjesëtarëve të Ushtrisë vjen pas shpalljes së gjendjes së krizës nga ana e Qeverisë”, njofton presidenca. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të përcaktojë mënyrën e këtij angazhimi. Presidentja po ndjek nga afër situatën me zjarret dhe shpreh shqetësim e solidaritet me qytetarët e prekur, njoftojnë nga kabineti i saj.

Lexo më Shumë

“Komuniteti Shqiptar-Australian shpreh shqetesimin te plotë dhe jemi të tronditur dhe thellësisht të shqetësuar me situaten te krijuar ne Republiken e Maqedonise se Veriut nga autoritetet te kesaj qeverie. Diskriminim i plotë dhe tronditës nga autoritetet qeveritare maqedonase, ku nuk ka asnjë shqiptar të punësuar në të gjitha departamentet dhe ministritë e mëposhtme qeveritare në Maqedoninë e Veriut, gjë që është krejtësisht e paligjshme dhe në kundërshtim me marrëveshjen e Ohrit e cila i dha fund konfliktit etnik në këtë republikë në vitet 2000/2001 duke garantuar të drejta të barabarta për popullsinë etnike shqiptare që jetonte në këtë vend për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë ish-Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku. Takimi u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe reflektuese, ku u kujtuan momente kyçe të bashkëpunimit institucional dhe diplomatik mes Tiranës dhe Shkupit. “Sfidat kanë qenë të mëdha, por përkushtimi për ndërtimin e urave të bashkëpunimit ka qenë po aq i fuqishëm,” theksoi Ahmeti, duke përmendur rolin që ka luajtur diplomacia shqiptare dhe përfaqësuesit politikë shqiptarë në përparimin e të drejtave kolektive dhe ndërtimin e barazisë në Maqedoninë e Veriut. Në fokus të diskutimit ishin zhvillimet…

Lexo më Shumë

Është hapur kufiri i Bllacës, transmeton TV21. Kufiri është hapur që nga ora 17:20, ndërkaq për automjetet e rënda ende vlen ndalesa. Nga ora 17:20, qarkullimi është ndërprerë nga kyçja e Radishanit drejt Tetovës dhe në drejtimin e kundërt, nga kyçja në Orman deri në Mirkovcë.

Lexo më Shumë