Author: Jeta almakos

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, uron qytetarët me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e unitetit, paqes dhe përkushtimit ndaj së ardhmes euroatlantike të vendit “Në këtë përvjetor, mesazhi im për qytetarët është që të bashkohemi rreth vlerave të unitetit dhe përkushtimit për të përmbushur aspiratat e vendit tonë. Është koha që secili prej nesh të japë kontributin e tij në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në vend. Si një aleat i besueshëm i NATO-s dhe si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, ky është një moment që na…

Lexo më Shumë

Albanian Post ka arritur të sigurojë letrën që Meidani u pati dërguar delegatëve shqiptarë të Kosovës në Rambuje, me detajet tepër largpamëse për kohën Në ditët vendimtare të Konferencës së Rambujesë, ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, u është drejtuar me një letër delegacionit shqiptar, ku i përgëzonte për kohezionin dhe profesionalizmin e treguar gjatë bisedimeve. Ai theksonte në ato çaste të vështira se vendimmarrja e tyre kishte rritur më tej besimin e shqiptarëve, duke nënvizuar se shumica dërrmuese e popullit i mbështeste dhe i mirëkuptonte qëndrimet e tyre. Meidani vinte në dukje dallimin mes një marrëveshjeje kalimtare dhe aspiratave të…

Lexo më Shumë

Mijëra qytetarë izraelitë protestuan rrugëve të Tel Avivit dhe Jerusalemit duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve që ende mbahen në Gaza nga Hamasi. Në protestën në sheshin “Paris” në Jerusalem, morën pjesë edhe familjarë të pengjeve, duke i bërë thirrje të drejtpërdrejta kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që ta pranojë një marrëveshje për pengjet, shkruan BBC. Netanyahu këmbëngul se fitimi i plotë i luftës kundër Hamasit do të sjellë lirimin e tyre, por shumë kritikë, përfshirë ish-udhëheqës ushtarakë e disa gjeneralë aktual, mendojnë se fushata ushtarake ka arritur kufijtë e mundshëm, dhe vazhdimi i saj rrezikon…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë rastin e abuzimeve të mundshme të sistemeve të mbikëqyrjes nga ASK-së. Ai nuk ka dyshim se të njëjtat sisteme ekzistojnë aktualisht dhe se ai po përgjohet. Ai thotë se policia gjithashtu ka nevojë për reforma pas tragjedisë së Koçanit. Nga ana tjetër, kreu i opozitës maqedonase, Venko Filipçe thotë se një nga arsyet pse qeveria kundërshton deklasifikimin e dokumentacionit që lidhet me rastin në Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK) është frika nga dalja në dritë e informacionit në lidhje me…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani në një intervistë për Zyrtare.net prezantoi vizionin e tij për zhvillimin e kësaj komune, duke theksuar se ndryshimet do të nisin që nga dita e parë e mandatit. “Komuna do të jetë shtëpia e hapur për të gjithë qytetarët. Që në ditën e parë do të fillojmë me realizimin e një plani emergjent 100-ditësh. Ai nënkupton eliminimin e të gjitha deponive ilegale, si dhe një plan konkret që çdo vendbanim të ketë ujë të pijshëm, kanalizim dhe rregullim të rrugëve lokale,” u shpreh Ramadani. Ai premtoi se brenda dy viteve nevojat…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka shfaqur realitetin në të cilën po ndodhet qeveria VMRO-VLEN e kryeministrit Mickoski, ku sipas BDI-së, “VLEN së bashku me Mickoski janë në botën serbe, e cila po depërton në çdo segment shoqëror dhe institucional të RMV-së”. Deklarata e plotë e Bashkimit Demokratik për Integrim: BDI i qëndron gjithmonë përballë realitetit dhe të arriturave konkrete për shtetin: • Anëtarësuam Maqedoninë e Veriut në NATO. • Nisëm negociatat me Bashkimin Evropian. • Nisëm dialogun strategjik me SHBA, duke e vendosur vendin në qendër të partneritetit transatlantik. • Udhëheqëm OSBE-në në krizën më të…

Lexo më Shumë

18 persona janë lënduar në zjarrin që përfshiu fabrikën e ëmbëlsirave “Makprogres” në Vinicë. Disa nga të lënduarit kanë djegie në këmbë. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se një zjarrfikës po kurohet në Shtip, katër zjarrfikës të tjerë ne Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, tetë punonjës të fabrikës janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, ndërsa të gjithë të hospitalizuarit janë në gjendje shëndetësore stabile. Shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit nuk dihen ende. Nga Prokuroria thonë se prokurori është në teren, por hetimi nuk ka filluar ende, për shkak se zjarri nuk është shuar tërësisht. Flakët përfshinë…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim të ngrohtë e mikpritës në konakun e familjes së nderuar Bakiq, në Teneqe Mahallë. “Nuk kanë të ndalur qytetarët e mi”, u shpreh ai, duke theksuar vendosmërinë e banorëve për të qenë pjesë aktive e ndryshimeve që e presin Çairin. Në bisedën me banorët, Mexhiti foli për sfidat e lagjes, për projektet që tashmë kanë nisur dhe për ato që do të realizohen së bashku: nga përmirësimi i infrastrukturës, tek shkollat dhe hapësirat publike. “Çdo investim i yni ka një qëllim të qartë: ta bëjë jetën e…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm, kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, përmes një video-mesazhi nga vizita e tij në një xhami dhe kishë në territorin e Çairit, shpalli masën e re që është pjesë e programit të tij. Osmani njoftoi se në ndërmarrjen komunale të komunës do të formohet një sektor i veçantë që do të kujdeset për higjienën dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të objekteve fetare në komunën e Çairit. Kjo ide, siç theksoi Osmani, ka dalë nga bisedat me qytetarët dhe tashmë është pranuar gjerësisht. Dëshmi për këtë janë edhe reagimet pozitive të përfaqësuesve fetarë nga të dy…

Lexo më Shumë

Një tërmet prej tre gradësh është regjistruar në vend mbrëmë. Epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Kërçovës, 75 km në jugperëndim të Shkupit. Observatori Sizmologjik në Shkup informoi se tërmeti u regjistrua dje në orën 8:39 të mbrëmjes dhe ka një magnitudë lokale Rihter prej 2.7. Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti u ndje në Kërçovë, Ohër dhe zonën përreth.

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SPGPM) shprehin shqetësim për sjelljen e pahijshme dhe joprofesionale ndaj gazetarëve gjatë një ngjarjeje publike në Shkup, ku ishte i pranishëm ministri i Shëndetësisë nga radhët e VLEN, Azir Aliu. Incidenti ndodhi kur një grup gazetarësh kërkuan deklarata, por punonjësja e ministrisë e ngarkuar me protokollin refuzoi dhe, në mënyrë fyese, iu drejtua njërës nga gazetaret me fjalët: “Gazetare e paedukatë, arrogante dhe më e pacipë”. Në komunikatë thuhet se ata e vlerësojnë këtë sjellje si plotësisht të papranueshme dhe si një goditje serioze…

Lexo më Shumë

Lëvizja Arbëria po hyn në fazën përmbyllëse të arritjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me koalicionin VLEN për zgjedhjet lokale të tetorit. Ky hap është fryt i një procesi të gjatë konsultimesh të hapura e të vazhdueshme me strukturat dhe aktivin në terren. Zëri i tyre, mbështetja e fuqishme dhe besimi i shprehur e kanë bërë të qartë se kjo marrëveshje është një domosdoshmëri për bashkimin e shqiptarëve dhe për ndërtimin e një qasjeje të re politike, larg hijeve të së shkuarës dhe praktikave të korrupsionit moral e politik që për 2 dekada kanë rënduar mbi shpatullat e qytetarëve. Ky vendim…

Lexo më Shumë