Author: Jeta almakos

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin. Prokuroria Publike ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore kundër një 17-vjeçari, i dyshuar se ka tentuar të vrasë babanë e tij, njofton TV21. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në një shtëpi familjare në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” – Shkup, ku i mituri, duke ushtruar dhunë, me qëllim ka tentuar t’i marrë jetën babait të tij. Ai i është afruar nga pas ndërsa viktima ndodhej në dhomën e gjumit dhe e ka goditur duke i shkaktuar 10 plagë me thikë. Në momentin e sulmit, në shtëpi ndodhej edhe nëna,…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka dënuar aktin e mbrëmshëm të personave të afërt me pushtetin lokal dhe qendror, të cilët në prezencë të policisë, kanë sulmuar brutalisht një qytetar. Rexhepi gjithashtu ka bërë thirrje që organet e rendit, pra në këtë rast, policia dhe prokuroria të veprojnë menjëherë dhe pa kompromis, me hetim të plotë e transparent, duke sjellë drejtësi të barabartë për të gjithë. Postimi i plotë i Bajram Rexhepit: Ngjarja e mbrëmshme në Tetovë, ku një qytetar u sulmua brutalisht në prezencë të policisë nga persona të lidhur ngushtë me…

Lexo më Shumë

Projekti për subvencionimin e 200 veturave elektrike për taksi, sipas Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, përfaqëson hap të rëndësishëm drejt transformimit të transportit urban, në kuadër të strategjisë për luftimin e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës urbane. Kryetari i Shoqatës së Taksive, Abdulla Rashiti, bëri të ditur se një kërkesë e tillë ka qenë e kahmotshme. Ai uroi qytetarët për benefitet që do të kenë nga ky projekt. Mexhiti njoftoi se gjatë konsultave me ekspertët ekologjikë është konstatuar se zëvendësimi i këtyre veturave do të sjellë reduktim të mbi 2,700 tonë CO₂…

Lexo më Shumë

Pasi një ditë më herët, Fondi Pensional dhe Sigurimit Invalidor i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar Marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave me Fondin e Republika Srpska, kanë vijuar sot një sërë reagimesh dhe kritika nga partitë opozitare shqiptare. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, theksojnë se qeveria forcon lidhjen me “Botën Sërbe”. Sipas partisë së Ahmetit, kjo është e papranueshme që Qeveria e një shteti kandidat për BE të përçmojë marrëveshjen e plotë me Bosnjën dhe Hercegovinën, duke zgjedhur siç thonë integristët, të legjitimojë në mënyrë të drejtpërdrejtë një entitet që hapur sfidon sovranitetin e Bosnjës dhe që është…

Lexo më Shumë

Aktivisti i shoqërisë civile dhe komentuesi në rrjetet sociale, Bobi Ilievski përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një pyetje ironizuese në adresë të shqiptarëve, duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të bëhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut pasi që ta fusë Shqipërinë në BE. “A mund të na e huazoni disi Edi Ramën që të na bëhet kryeministër, për nja 5-10 vjet, pasi ta fusë Shqipërinë në BE?”” shkroi Ilievski, i cili me këtë ka nxitur debate në opinionin maqedonas, pasi që kryeministri Rama vlerësohet për punët e kryera, procesin eurointegrues dhe prishjet e ndërtimeve pa leje në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, ka reaguar ndaj dështimit të sotëm për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar si përpjekje të Kryetarit të Kuvendit për të vepruar jashtë rregullores. Më poshtë shkrimi i plotë i Rexhepit: 𝐃𝐡𝐞𝐥𝐩𝐫𝐚 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐭𝐡ë𝐧ë “𝐫𝐫𝐮𝐬𝐡𝐢 𝐪𝐞𝐧𝐤𝐚 𝐢 𝐭𝐡𝐚𝐫ë𝐭”⁣⁣⁣ Kryetari i Kuvendit – servili i VMRO-së – sot dështoi ta mbajë mbledhjen jashtë rregullores. Pastaj, për të mbuluar turpin, doli me deklaratë se “me koordinim” paska vendosur që ajo të mbahet më 10.09.2025.⁣⁣ ⁣⁣ E vërteta është se ai mbledhjen donte ta mbante sot me urdhër, siç…

Lexo më Shumë

Është e arsyeshme që Maqedonisë së Veriut t’i garantohet se nuk do të kërkojmë të bëhet asgjë më shumë më vonë, pasi që ta bëjë atë që tani e presim dhe dëshirojmë prej saj, deklaroi kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta pas takimit me kryeministrin bullgar, Rosen Zheljazkov në Sofje. “Maqedonia e Veriut gjatë kohë punon në këtë proces. E kuptoj mospajtimin e tyre. Ata e ndryshuan Kushtetutën, e ndryshuan flamurin, e ndryshuan edhe emrin e vendit dhe gjithsesi presin të konkretizohet inkuadrimi. Por, ajo që është miratuar, është miratuar, ajo që është dakorduar është dakorduar dhe ata duhet…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka pranuar një urim nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me rastin e 34-vjetorit të pavarësisë së vendit – 8 Shtatorit, përcjell TV21 Në publikimin e saj, Siljanovska Davkova shprehu mirënjohje për këtë gjest, duke e cilësuar si një dëshmi të miqësisë së fortë maqedono-amerikane dhe partneritetit strategjik, si dhe një nxitje për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. “Mirënjohje të sinqertë presidentit të SHBA-së dhe popullit amerikan për urimin me rastin e 34-vjetorit të 8 Shtatorit”, shkroi ajo. Ajo…

Lexo më Shumë

Në prag të Javës Kulturore të Arabisë Saudite, e cila do të mbahet për herë të parë në Tiranë gjatë datave 16-20 shtator, në Pallatin e Kongreseve, Ambasadori i Kujdestarit të Dy Shenjtërive në Republikën e Shqipërisë, Faisal bin Ghazi Hafzi, përmes një njoftimi për shtyp, e vlerësoi këtë ngjarje si një mundësi të shkëlqyer dialogu, shkëmbimi dhe bashkëpunimi në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe. Organizimi i Javës Kulturore Saudite në Tiranë pasqyron përkushtimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të ndërtuar ura komunikimi kulturor dhe civilizues me vende të ndryshme të botës, si dhe mishëron vendin e rëndësishëm që kultura zë…

Lexo më Shumë

Sot, më 5 shtator, shënohet ditëlindja e Shën Nënë Terezës, fituese e Çmimit Nobel për Paqen dhe një simbol universal i solidaritetit, humanizmit dhe vëllazërisë. Ajo lindi në Shkup më 1910, dhe veprat e saj vazhdojnë të frymëzojnë njerëzit në të gjithë botën. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Ambasada e Italisë në Shkup i bashkohet komunitetit ndërkombëtar në nderimin e kujtimit të saj dhe thekson lidhjen e veçantë të Nënë Terezës me qytetin e lindjes. Ambasada vlerëson jetën e saj të përkushtuar ndaj të varfërve dhe të nevojshmëve, duke e konsideruar atë një model të përhershëm të…

Lexo më Shumë

BDI ka reaguar pas deklaratës së Latif Arifit, njërit prej koordinatorëve të kabinetit të kryeministrit të Maqedoninë e Veriut. Arifi ka hedhur akuza ndaj BDI-së duke shkruar “ngjarjet e fundit e nxjerrin në shesh fytyrën e kalbur të BDI-së. Një propagandë e orkestruar nga gebelsi i saj në azil, e dirigjuar nga pinjollët e tij, e përforcuar nga makineria e Ramës dhe megafonat e tij në Tiranë e Shkup. Prej javësh janë në ofensivë të tërbuar kundër VLEN, duke shpikur inskenime, provokime dhe shpifje të neveritshme”. “Makineria e Ramës dhe gebelsi i BDI-së nuk e ndalin dot dinjitetin shqiptar! Ngjarjet…

Lexo më Shumë

Tashmë një javë pas fillimit të vitit të ri shkollor dhe ende mijëra nxënës po zhvillojnë mësimin pa fondin e plotë të librave. Mungesë të teksteve bazë po i shqetëson edhe prindërit. Nga vizitat tona në disa shkolla, mësuam se vetëm rreth 60% janë të furnizuara shkollat me libra, ndërsa janë në pritje të pjesës tjetër. Ndonëse, drejtorët e shkollave nuk pranonin për të dhënë deklarata, disa nga biblotekistët kanë dhënë disa informata, ndonëse nuk pranonin që të flisnin para kamerave. Bibliotekistja e shkollës fillore ‘Penko’, njoftoi se shkolla është e furnizuar me libra vetëm 60% ndërsa klasat e 7-ta…

Lexo më Shumë